Skip to content

PK e Greqisë: Luftë dhe përplasje me kapitalin dhe pushtetin e tij

Date:
jan 18, 2016
kke-97-xronia-2016-sef-omilies-68_0

Më 17 Janar 2016 në stadiumin e Pireut, u realizua aktiviteti i madhë politikë dhe kulturorë i Organizatës së Partisë në Atikës të KKE (Partis Komuniste të Greqisë). Në këtë aktivitet foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucuba, i cili ndër të tjera theksoi:

"Nderojmë të gjithë ata dhe ato që mbajtën lart flamurin e Partisë, në kushte të vështira. Të papërkulurit e luftës së klasave, heronjtë e rënë të nderuar të luftës.

Vazhdojmë posht të njëjtit flamur, me këmbëngulje edhe më të madhe, besim të palëkundur dhe optimizëm!

Përshëndesim të gjithë ata dhe ato që gjënden këto ditë në rrugën e luftës për të drejtat e tyre, për jetë të denjë dhe më të mirë.

Jemi në krahun e punëtorëve që me qindra këto ditë hidhen në rrugë nga mbylljet e fabrikave, të bizneseve të tjera!

Pritjet e rreme dhe shpresat përfunduan shumë shpejt, në një vit të qeverisjes së SYRIZA, ndërsa kemi hyrë në vitin e tetë të krizës ekonomike.

Një vit gjat së cilit industrialistët përmes Lidhjes së Industrialistëve Grekë (SEB), pronarët e anijeve, kapitali i madh, kërkojnë më shumë shkurtime në taksimet ndaj tyre, mjete të tjera shtetërore për mbështetje të tyre...

Krimi që bëhet në Sigurimet Shoqërore na intereson të gjithëve dhe të gjithave. Askush nuk mbetet jashtë kësaj masakre. Për këtë arsye TANI kryengritje popullore.

Plani i qeverisë për Sigurimet Shoqëror është edhe një dëshmi më shumë se SYRIZA dhe qeveria e saj me ANEL përfundojnë punën e ndyrë që nuk mundën të përfundonin dotë qeveritë e mëparshme të ND dhe PASOK-ut.

Sepse punë e ndyrë është kur i zbaton fjal për fjalë, pretendimet që për shumë vite ka pasur kapitali, për shkëputjen e përhershme të shteti nga natyra sociale e Sigurimit Shoqëror në mënyrë që paratë që do mbeten të jepen për kapitalistët dhe investimet e tyre.

Punë e ndyrë është të transformosh Sigurimin Shoqëror në një çështje individuale të çdo personi të siguruar dhe pensionin ta kthesh së një ndihmë ndaj të farvërve dhe kështu ti hapet rrugë biznesmenëve të mëdhenj që të bëjnë tegëti prej thesari në shëndetësi dhe në kompanitë e sigurimit.

Edhe nëse disa akoma si pëlqen, kur flasim për punën e ndyrë të SYRIZA-s,  atëherë le të na përgjigjen:

Çfarë është, përveç se një punë e ndyrë, të përpiqesh të qetësosh lëvizjen, popullin, ta gënjesh, në të njëjtën kohë kur sjellë një projekt ristrukturimi reaksionar të përgjithshëm në Sigurimet Shoqërore?"

Dh. Kucuba theksoi se "ndaj luftës së qeverisë - kapitalit - BE për ti vënë Sigurimeve Shoqërore pllakën e varrit klasa punëtore, populli duhet të japi përgjigjen e vet në dilemën e vërtetë: "kokëulje ndaj masakrës apo kryengritje popullore?" Të përgjigjet me organizimin e luftës së tij, duke forcuar aleancën social në orientim lufte dhe përplasje me kapitalin dhe pushtetin e tij.

Sepse kur flasim për Sigurimet Shoqërore në thelb jemi duke folur për shëndetin, mirëqenien, kujdesin mjekësor, mbrojtjen e amësisë, mbrojtjes nga aksidentet në punë, për arritje dhe të drejtat që në çdo hap i gjejmë para nesh.

Po, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) këmbëngul të flasë për arritje dhe të drejta, të flasë për të llogjikshmen që ka nevojë sot populli jonë, që të jetojë me dinjitet.

Po, mund të jetojmë një jetë me dinjitet dhe të drejta bashkohore!

Punonjësi, pas viteve të punës, të dali në pension në mosh më të re dhe të jetoj në mënyrë njerëzore. Të papunët, pensionisti të ketë kujdes shëndetësor, të bëjë analiza, të marrë ilaçet që duhen pa i paguar ato me flori. Punëtori ta ket të siguruar kujdesinë në rast aksidenti në punë. Të mbrohet amësia, familja. Të sigurohen tek të gjithë shërbime shëndetësore-mirqënies të nivelit të lartë.

Dhe për ata që na pyesin në qoftë se të gjitha këto mund të bëhen, nëse është e mundur me të vërtetë të gëzojmë një jetë me të drejta, i’u përgjigjemi kategorikisht: Po mundemi, sepse sot, pavarësisht nga pasojat negative dhe vështirësitë e krizës, vendi ynë ka potencial të madh produktiviteti.

Zhvillimi teknologjik dhe shkencor është i madh. Falë punës së popullit dhe pasurisë që ai prodhon, ekzistojnë kushtet për një jetë me dinjitet dhe prosperitet.

Një jetë të tillë me të drejta gëzonin punëtorët aty ku në fokus ishin nevojat e tyre dhe jo të kapitalit. Aty ku çelësat e ekonomisë i kishte me të vërtetë pushteti punëtor – popullor, d.m.th në vendet ku u ndërtua socializmi dhe madje në shekullin e kaluar.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) këmbëngul kundër sirenave të kokëuljes të flasë për përplasje dhe luftë të vërtetë me kapital dhe pushtetin e tij.

Të bëj thirrje bashkëveprimi në rrugën e përmbysjes me qëllim heqjen e pronësisë dhe pushtetit kapitalist.

Në këtë rrugë lëvizja punëtore – popullore mundet të luftojë dhe të ketë rezultate, të frenojë masa antipopullore dhe të përfitojë arritje.

Këtë rrugë, populli jonë nuk e ka provuar ta ecë me vazhdimësi dhe qëndrueshmëri, deri në fund si fitimtar.

Populli jonë nuk e ka provuar ende fuqinë e vet", dhe shtoi: "Tani shumë njerëz më tepër kanë filluar të kuptojnë se pse KKE këmbëngul se mirëqenia popullore kërkon ndryshime më gjithëpërfshirëse në nivel të pushtetit dhe të ekonomisë, të cilat do të shkëpusin vendin nga BE-ja dhe NATO".

Të pranishëm në këtë aktivitet dhanë mes të tjerëve, përfaqësues nga ambasadat e Kubës, Palestinës, Venezuelës dhe Vietnamit, njerëz të Letërsisë dhe Kulturës, përfaqësues të organizatave masive, ndërsa pas fjalimit politik pasoi shfaqje muzikore-teatrale.

 

 

 

18.01.2016