Që nga fillimi i vitit 2016 në Greqi forcohen protestat punëtore dhe popullore, për shkak të ndryshimeve reaksionare që kërkon të bëjë qeveria SYRIZA-ANEL në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, duke eliminuar arritjet e mëdha të punëtorëve, dhe duke rritur kontributin e punonjësve për sigurime shoqërëore si dhe moshën e pensionit, shkurton pensionet dhe përfitimet sociale, p.sh. për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Qindra sindikata nga i gjithë vendi, të cilat bashkohen në Frontin Militant Mbarpunëtor (PAME), që nga javët e para të vitit 2016 kanë kaluar në demonstrata luftarake, si marshime, mitingje, okupime simbolike të ndërtesave publike, demonstrata, greva. Kështu që dje, 26/1 PAME ka realizuar në Athinë dhe qytetet e tjera, demonstrata të reja. Në Athinë, protestuesit arritën jashtë Parlamentit, në momentin ku brënda bëheshin diskutimet e liderëve të partive politike mbi ndryshimet e ardhëshme antipopullore në sigurimet shoqërore. Në të njëjtën kohë forcat e PAME janë protagoniste në organizimin e grevës të përgjithshme mbarëkombëtare, që është shpallur për në 4 Shkurt. Kërkesa më kryesore e PAME është që qeveria të tërheqi tani menjëherë planet e saj, "ligjin - gijotinë", siç e quaj punëtorët planin e qeverisë së "majtë" SYRIZA.
Për më tepër, në të gjithë vendin shumë i madh është mobilizimi i mijëra bujqëve të varfër dhe të mesëm, të cilët kanë ngritur dhjetra postoblloqe-barrikada në të gjitha autostradat e vendit, duke reaguar me këtë mënyrë kundër tatimit të rëndë, kundra politikës së BE-së që shkatërron fermerët vegjël dhe të mesëm, si dhe kundër planeve të qeverisë që synon të shtojë ngarkesa të reja për sigurimet shoqërore. Vetëm jashtë qytetit të Larisës (në Nikea të Larisës), në autostradën kombëtare që bashkon vendin, janë mbledhur mbi 2,500 traktorë, gjë që e bën bllokadën më të madhe rurale të vendit. Në dt.26/1 në Nikea të Larisës u mblodhën përfaqësuesit e 37 postoblloqeve – barrikada dhe diskutuan në kontekstin e kërkesave të tyre. Në rezolutën e tyre theksojnë se "Ne dolëm në rrugë që të luftojmë për mbijetesën tonë. Për të luftuar politikën që synon të na shkatërojë, të na shkuli nga toka jonë, me varfëri dhe mjerim, që të përqendrohen tokat dhe prodhimi në duart çiflikarëve dhe te grupet e biznesit duke zbatuar udhëzimet e KAP-it (Politikës së Përbashkët Bujqësore) të BE-së. Për të parandaluar masat gjijotinë të memorandumit të tretë që ka rënë dakort qeveria me partnerët e saj në BE dhe FMN për bujqët, dhe që i votojë së bashku me partitë e tjera. Këto masa që godasin punëtorët dhe të gjithë popullin". Bujqit e mesëm nuk pranojnë të hapin rrugët, të cilat i kanë bllokuar me makineritë e tyre bujqësore, për të diskutuar me qeverinë gjer sa ajo të tërheqi këtë projekt-ligj për sigurimet shoqërore dhe të japi përgjigje për kërkesat e tyre, për ato që lidhen me reduktimin e tatimit, rekrutimin e kostos së prodhimit dhe shumë kërkesa të tjera jetike për ata.
Në krahë të PAME, dhe bujqëve të vegjël dhe të mesëm, gjënden të vetë-punësuarit, të rinjtë, gratë, të cilët gjithashtu goditen nga planet e qeverisë. Një rol të rëndësishëm në këto lëvizje popullore luajnë forcat e "Fronti Militant Mbarbujqësor" (PASY) si dhe "Bashkimi Antimonopolist Mbargrek" (PASEVE), forcat e Frontit Militant Studentor (MAS), Federata e Grave të Greqisë (OGE). Madhësia dhe dinamika e demostratave që bëhen është e tillë sa që shkakton përshtypje të mëdha për heshtjen nga ana e mediave të huaja (amerikane, europiane, ruse, etj) të protestave, të cilat ose i kanë shuar plotësisht këto demostrata, ose i referohen shkurtimisht atyre. Për këtë arsye faqja e gjuhëve të huaja të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë) çdo ditë do të pasurohet me fotografi dhe video të reja nga lufta në lidhjen - http://inter.kke.gr/sq/articles/Disa-momente-nga-lufta-kunder-politikes-antipopullore-te-qeverise-SYRIZA-ANEL/ , ndërsa për ata që mund ta kuptojnë gjuhën greke mund të vizitojnë Portalin e lajmeve të KKE në http://www.902.gr/ , ku ka një rrjedhë të vazhdueshme lajmesh.
Dhimitri Kucuba: Qeveria SYRIZA është vegla me shumë funksione e dobishme për sistemin e kalbur kapitalist
Duke folur në Parlament në dt.26/1 Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të KKE, theksoi ndër të tjera: "Sigurimi Shoqëror është një nga arritjet më të mëdha.
Ajo ndodhet në zemër të jetës së familjes puntore – popullore, siguron mbrojtjen dhe mbulon më të dobëtit, përmban sigurimin dhe mbrojtjen e pensioneve, qasjen në shërbimet Shëndetësore dhe të Mirëqenies, vendosjen e profesioneve të rënda dhe antihigjenike, mbrojtjen nga rreziku në punë, lejet e lindjes dhe lejen gjat periullës së lindjes.
Këto arritje nuk janë dhënë si dhurat, por janë arritur nëpërmjet luftës me të vërtet të vështirë dhe të përgjakshme të punëtorëve".
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE theksoi se synimi i qeverisë është zbatimi i planeve të kapitalistëve për t'i dhënë fund karakterit social të Sigurimeve Shoqërore, për të transformuar Sigurimin Shoqëror në një çështje individuale të secilit punonjës. Që, pjesë të kapitalit – kompanive të sigurimeve, tregtarët e Shëndetit të përfitojnë nga kolapsi i sistemit të pensioneve. Për më tepër, me projekt/ligjin e qeverisë zhvendosen me dhunë nga prodhimi mijëra bujq të varfër, mijëra të vetë-punësuar dhe artizanë, që nuk do të jenë në gjëndje të përballojnë konkurrencën dhe se vendin e tyre do ta zënë, kur ata të largohen nga prodhimi, aksionet e mëdha kapitaliste.
Dh. Kucuba theksoi se "kjo qeveri përfundon punën e ndyrë të cilët nuk arritën ose nuk ishin në gjendje që ta përfundonin partitë ND dhe PASOK, në emër të kapitalit, duke theksuar se qeveria e SYRIZA është "vegla me shumë funksione e dobishme e këtij sistemi të kalbur".
Sekretari i Përgjithshëm i KQ paraqiti në parlament projektligjin, që ka përpunuar KKE dhe i përgjigjet nevojave bashkëkohore popullore në Sigurimet Shoqërore dhe për më tepër shprehu mbështetjen e Partisë ndaj demostratave punëtore, bujqësore dhe lëvizjeve të tjera popullore, duke theksuar se "pothuaj se të njëjtat masa merren në gjitha vendet e BE-së. Këto janë orjentime që nga fillimi i viteve '90". Dhe shtoi:
"E vetmja forcë që mund të qëndrojë pengesë në planet qeveritare të mjerimit, që mund ti frenojë vrullin e grupeve monopoliste dhe qeverivë të tyre, është vetëm një aleancë e madhe popullore sociale. KKE i bën thirrje punëtorëve në një front masiv të luftës, për të mbijetuar dhe forcuar institucioni i Sigurimeve Shoqërore Publike [...] Ne themi se mundemi të jetojmë një jetë me dinjitet, me të drejta bashkohore. Këto ishin në të vërtetë, siç na mëson dhe Historia, arritjet e popujve të tjerë në shekullin e kaluar, në vendet socialiste. Sigurimi, pensionet, kujdesi shëndetësor ishin detyrime ekskluzive të shtetit [...] Ne mundemi të jetojmë, të jetojë populli jonë ashtu siç e meriton, arrin që kapacitet e mjaftueshëme të prodhimit të vendit tonë, burimet natyrore, mjetet koncentruara të prodhimit, të bëhen pronësi shoqërore, me pushtet popullor. Të shfrytëzohen me plan qëndror, shkencorë, me përfshirjen aktive të të punësuarve në organizimin dhe drejtimin e prodhimit shoqëror dhe shërbimeve sociale, me shkëputje nga zinxhirët e BE-së dhe fshirje të njëanshme të borxhit. Vetëm në këtë mënyrë mund ti jepet fund vuajtjeve që i shkakton popullit tonë ky sistemi i sotëm i kalbur kapitalist, krizat e tij, BE-ja dhe qeveritë që menaxhojnë këtë rrugë"._
27.01.2016
