Shpallja e Zyrës së Shtypit të KQ në sajë të vizitës së Kryeministrit A. Cipra në Izrael, thekson:
"Vizita e kryeministrit Al. Cipra, me një staf të shumtë qeveritarësh në Izrael, për punimet e Këshillit të 2-të të Lartë të Bashkëpunimit midis Greqisë - Izraelit, e lidhur këtë herë me vizitën që do të pasojë në Qipro me bashkëpunimin e shum-reklamuar trepalësh (Izrael, Greqi, Qipro).
Sigurisht që, qeveria SYRIZA - ANEL nuk bën diçka të pa parë më parë më parë, ajo nuk "inaguron" diçka "të re", sepse edhe qeveritë e mëparshme greke kanë ecur në të njëjtin drejtim për thellimit të marrëdhënieve të vendit me shtetin e Izraelit, që shtyp popullin Palestinez.
Vetëm se tashmë kjo gjë "shërbehet" në emër të "sigurisë", të cilën gjoja mund ta garantojnë "Këshillet" e ndryshme dhe "partneritetet". Megjithatë, populli ynë tani ka përvojë të madhe nga situata të ngjashme, si p.sh. nga Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit Greqi – Turqi. Tani është më se e qartë se të gjitha këto "Këshille" dhe "Aleancat" nuk kanë të bëjnë fare me interesat reale të punëtorëve, por i shërbejnë interesave të ngushta të grupeve të biznesit. Përveç kësaj, ato janë të lidhura me rivalitetet e tyre ndërimperialiste për të ndarë pasurinë e energjisë, rrugët e transportit të saj, pjesët e tregut dhe nga kjo pikëpamje janë të rrezikshëm për popullin tonë dhe popujt e tjerë të rajonit.
Sigurinë, paqen dhe begatinë nuk mund ta garantojë ata që çdo ditë masakrojnë popujt".
27.01.2016
