Skip to content

PUNËTOR DHE BUJQ, NJË ZË DHE NJË GRUSHT!

Date:
shk 15, 2016
13022016 (22)

Mijëra bujq përmbytën të Premten dhe të Shtunën 12 dhe 13 Shkurt 2016 qendrën e Athinës, jashtë parlamentit. Bujqit duke dhënë një luftë për mbijetesën e tyre për më shumë se 20 ditë kanë ngritur postblloqe-barikada në rreth 100 pika të autostradave. Me thirrjen e 68 postoblloqeve – barikada u vendos demostrata mbarëkombëtare e bujqëve në sheshin Sintagma në Athinë.

Protesta u vendos si një hapi i përshkallëzimit të madh të luftës së fshatarësisë së vogël dhe të mesme, në takimin që u mbajt një javë më parë në Nikea të Larisës, ku gjithashtu u dha drejtimi për qëndrim dhe përforcim të barikadave rrugore, të shumohen veprimtaritë e tyre lokale, të refuzohen të gjitha përpjekjet e qeverisë për ngritjen e një skene dialogu për të manipuluar luftën bujqësore, pa tërhequr asnjë nga masat që çrrënjosin bujqit e vegjël dhe të mesëm.

Dhjetëra mijëra bujq me autobuzë dhe anije mbërritën në Athinë për të protestuar, ndërsa me entuziazëm u pritën dhe 18 traktorët që në mënyrë simbolike ishin nisur një ditë më parë nga barikada rrugore më e madhe e vendit, e cili është ngritur në autostradën e Nikeas (në Larisë). Në 18 traktorët, që arritën pas 14 orësh udhëtimi, ishin ngritur flamur me Marino Antipan (1872-1907), revolucionar socialist, i cili u vra nga çiflikarët.

Në demostratë fjalën e morrën përfaqësues nga shumë barrikada si dhe nga sindikata punëtore.

Demostrata dy-ditore e bujqëve morri mbështetje dhe solidaritet nga punonjësit dhe shtresat e tjera popullore. Duke marrë pjesë, sindikatat klasore, që  grumbullohen në Frontin Militant Mbarpunëtor (PAME), theksuan nevojën për të forcuar luftën e përbashkët me fshatarësinë e vogël dhe të mesme, për të forcuar aleancën e klasës punëtore me shtresat e varfra të fshatit dhe qytetit. Suksesi i demostratës mbarbujqësore, në kombinim me grevën e suksesshëm mbarëkombëtare mbarpunëtore më 4 Shkurt, krijon kushte të mëdha për përshkallëzimin e luftës punëtore – popullore, me me kërkesë kulmi që qeveria të tërheqë ligjin - gijotinë për Sigurimet Shoqërore.

Siç vurën në dukje, kryetarët e shoqatave bujqësore të prefekturave të Kardicës dhe Larisës, bujqit që militojnë pas demostratës në Athinë, do të kthehet në barikadat e tyre rrugore, ku do të vendosin format e mëtejshme të vazhdimit të luftës së tyre.

Deklaratat e Sekretarit të Përgjithëshëm të KQ të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë)

Në demostratën mbarbujqësore mbarëkombëtare të Prëmten e 12/2/2016 në sheshin Sintagma u gjënd Sekretari i Përgjithëshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucuba dhe bëri deklaratën e mëposhtme:

"Kërkesat e bujqëve janë të drejta. Lufta e bujqëve grekë është e drejtë. Ne jemi në krahë të tyre. Qeveria më në fund të duhet të pushojë së shpifuri për lëvizjen bujqësore, për bujqit grek. Ata mundohen dhe luftojnë për të jetuar ata dhe familjet e tyre me dinjitet, për të qëndruar në tokat e tyre, për të qëndruar në fshatrat e tyre. Të mund të jetojnë me dinjitet dhe të prodhojnë që të ketë ushqimin e nevojshëm populli grek. Prodhimi primar, ekonomia bujqësore duhet të forcohet, menjëherë dhe tani.

Qeveria duhet, pas dhe këtij demostrimi të madh popullor sot, të tërheqi menjëherë projektligjin e shëmtuar për sigurimet shoqërore. Ky projektligj nuk përmirësohet, nuk ka mundësi të ndryshohet. Nëse përfundimisht do ta sjellin atë në parlament të votohet kundër tij. Nuk duhet të sjellë projektligjet tatimore, që po ashtu e vrasin bujqësinë greke dhe gjithë popullin punonjës. Duhet që në vend të kësaj të heqi ligjet tatimore – gijotinë që ekzistojnë, të shfuqizojë të gjitha ligjet që janë votuar më parë kundër sigurimit shoqëror, të japi naftë falas, ashtu siç u jep dhe pronarëve të anijeve, të ketë energji elektrike të lirë për bujkun grek që të jetë në gjendje ai për të prodhuar, që të mundet të ushqyejë popullin grek, që të mundet të mbulojë kostot e prodhimit të produkteve të jetë në gjendje të jetojë familjen e tij me dinjitet, me krenari në fshatrat greke, në malësitë greke. Jemi me ta, punëtorët, të papunët, të gjithë bujqit e tjera nga e gjithë Greqia që nuk janë këtu sot, profesionistët e vetëpunësuar, të rinjtë dhe të rejat, gratë e familjeve popullore. Ne do të vazhdojmë deri në fitore. Forca për të gjithë dhe të gjitha"

Sekretari i Përgjithëshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucuba, të Shtunën 13/2/2016 u gjënd në protestën e solidaritetit dhe të luftës së përbashkët me bujqit e vegjël dhe të mesëm që realizojnë klubet punëtore, Federata dhe Qendrat Punëtore të cilat grrumbullohen me Frontin Militant Mbarpunëtor (PAME), dhe deklarojë ndaj përfaqësuesve të mediave si më poshtë:

Mesazhi është një: Punëtorë dhe bujq, një zë dhe një grusht. Punëtorët, bujqit, të vetëpunësuarit e qytetit, pensionistët, të rinjtë, gratë e familjeve popullore kanë interesa të përbashkëta klasore, kundër klasës që i shfrytëzon ata, kundër ligjeve antipopullorë - gijotinë, të tilla si ligji sigurimin shoqëror dhe tatim, kundër qeverive që votojnë këto ligje, kundër aleancës së ujqërve që shtryll popullin tonë. Aleancë Popullore dhe kundërsulm tani.