Skip to content

Τë "majtët si policë trafiku" të kapitalizmit

Date:
shk 15, 2016
524567

Τë "majtët si policë trafiku" të kapitalizmit

Qeveria e partisë së "majtë" SYRIZA, e cila u bashkua në qeveri me partinë nacionaliste ANEL, gjëndet që në ditët e para të Janarit 2016 përballë protestave të mëdha popullore, të cilat u shkaktuan për shkak të gjendjes së padurueshme ekonomike, që vuajnë punëtorët dhe shtresat e tjera popullore. Populli gjëndet në vitin e 7-të përballë pasojave të rënda të krizës kapitaliste, të tilla si papunësia.  Qeveria e SYRIZA-ANEL synon të zbatojë memorandumin e 3-të, që e ka votuar ajo së bashku me partitë e tjera borgjeze, me qëllim që të hedhi ngarkesa të reja mbi kurrizin e klasës punëtore, të fshatarësisë së varfër dhe të mesme dhe ndaj të vetë-punësuarve. Duke vazhduar rrugën e taksimit të rënda të shtresave popullore, të shkurtimit të arritjeve punëtore – popullore, siç kërkon të bëjë me ligjin e ri për Sigurimet Shoqërore.

Por si një parti e "majtë" menaxhon, në këto kushte kapitalizmin?

Qeveria e SYRIZA thotë se nuk ka rrugë tjetër për vendin, por vetëm në kuadër të BE-së, brënda kapitalizmit, duke akuzuar KKE (Partinë Komuniste të Greqisë) se ato që mbështet ajo janë "joreale", se "nuk mund të bëhen" etj. Dhe se, për shkak se ata janë një qeveri e "majtë", munden të aplikojnë këtë të dhënë politike shumë më mirë nga qeveritë e mëparshëme "të krahut të djathtë" dhe socialdemokrate.

Në të njëjtën kohë, argumentojnë, këto kohët e fundit në gazetën e SYRIZA, "Avgi", se "kapitalizmi i globalizuar vjedh mundin e bujqëve, dhe jo qeveria". Me analiza të tilla gjoja të thella bëjnë të pamundurën që qeveria ta nxjerri të virgjër politikën e saj.

Gjithashtu, pak ditë më parë ministri i Punës, Jorgos Katrugalos, duke iu përgjigjur pyetjes të bërë bga deputet e Partisë Komunistre të Greqisë (KKE) se çfarë do të bëjë qeveria në rastin e kompanisë "Softex" e cila vendosi ta mbyllë fabrikën e saj në Greqi, duke flakur në papunësi qindra punëtorë, u përgjigj si më poshtë: "I shteruam të gjitha kufizatat e presionit që mund të ketë në një vend kapitalist një ministri e Punës", por punëdhënësit u përgjigjën se mbyllja "është një vendim i marrë nga aksionerët".  Dhe se, gjithashtu, "në një shtet kapitalist ka kufizime në atë që mund të bëjë një ministri e Punës".

Kështu që te SYRIZA ndjekin taktikat e mëposhtme: Kur diskutimi shkon në shkaqet rrënjësore të problemeve të punëtorëve dhe bujqëve të varfër, te fitimi kapitalist, në rolin e Bashkimit Europian (BE), në Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së, atëherë hiqen si gjoja "realistë" dhe "me këmbë në tokë duke akuzuar ata që theksojnë nevojën për sfidim me BE-në dhe me pronësinë dhe pushtetin kapitalist, se "ato nuk bëhen", dhe se ata që flasin për diçka të tillë kanë mbetur në vitin ... 1917.

Ndërsa, kur biseda kalon në përgjegjësitë e qeverisë, atëherë zbulojnë "kapitalizmin e globalizuar", "kufizimet që ekzistojnë në kapitalizëm". Por atëherë SYRIZA duhet të përgjigjet: Me që fajin e ka kapitalizmi i globalizuar, ai që ligjëron në favor të këtij sistemi të kalbur, ai që nga pozita e një qeverie kombëtare i shërben funksionimit  dhe objektivave të këtij sistemi, duke i çrënjosur bujqit e vegjël dhe të mesëm, çfarë është? Si do ti quante, shërbëtorët e kapitalizmit? Mos do ti quante "policë trafiku të majtë" të kapitalizmit?

LAE (Uniteti Popullor) dhe privatizimet "e mira"

Ashtu si dhe pjesa tjetër e SYRIZA-s,  SYRIZA Nr 2 me titullin "Uniteti Popullor", ndjekë "këmbë pas këmbe" linjën socialdemokrate - reformiste të kultivimit të iluzioneve ndaj punëtorëve. Kështu që, eurodeputeti i Unitetit Popullor, N. Hudis, në pyetjen që paraqiti në Komisionin Europian, i bën përshtypjenë në lidhje me privatizimin e kompanisë së energjisë elektrike (ADHMIE), "se si përputhet me legjislacionin e Komunitetit dhe me nevojën për të arritur çmim më të mirë përjashtimi i kompanive jo-europiane nga tenderi për 20% të investitorit strategjik". Disa ditë më parë, në një fjalim të tij për këtë temë në seancën plenare të Parlamentit Europian, e kishte karaktereizuar të "dështuar"  "modelin e Komisjonit për privatizimet".

Eurodeputeti i LAE duket se po e merr vetë përsipër "rregullimin" e  "modelit të dështuar të privatizmeve të BE-së", duke shtruar mbi tavolinë edhe "lojtarë" të tjerë për të arritur një "çmim" më të mirë në shitjen e kompanisë së energjisë elektrike me inicialet ADHMIE.

Duket se nga pjesëmarrja e tyre në menaxhimin borgjez, gjatë periullës së parë të qeverisë SYRIZA – ANEL, nga Janari e gjer në Shtator të vitit 2015, kuadrot e LAE u stërvitën mirë dhe u bënë mjeshtra për privatizime dhe në promovimin e barbarisë kapitaliste._

 

Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

 

 

15.02.2016