Përpara zhvillimeve të rrezikshëme për popujt, që po ndodhin në rajonin e Mesdheut Lindor, bëhet edhe më e rëndësishëme qëndrimi i përbashkët i Partive Komuniste kundër ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste. Kohët e fundit në Turqi u realizua vizitë e delegacionit të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë) ku u diskutua me delegacionin e Partisë Komuniste të Turqisë mbi zhvillimet në rajon, situatën në Greqi dhe Turqi, detyrat dhe përvojat e komunistëve në këto dy vende. Dy PK-të vendosën që të bëjnë një Deklaratë të Përbashkët për zhvillimet në Egje dhe përfshirjen e NATO-s, nën maskën e emigrimit. Deklarata shkruan:
Jo luftës imperialiste! Jashtë NATO nga Egjeu!
Ndërhyrja imperialiste që vazhdon për pesë vjet nga SHBA-të, NATO dhe BE, Turqia, Izraeli dhe monarkitë e Gjirit në Siri, e cila ka çuar në vdekje dhe emigrim qindra mijëra njerëz, dhe në mjerim miliona të tjerë, eskalon në një fazë të re mprehjeje. Të përfshirjes më të hapur të NATO-s dhe në përgatitjen e operacioneve të mundshme tokësore.
Bëhet e qartë se ndërhyrja ushtarake e Rusisë, në konsultim me qeverinë siriane, i ndryshuan të dhënat në nivelin ushtarak, prandaj dhe NATO zgjeron praninë e saj në rajon, mes të tjerash duke vendosur në Egje një Armatë detare, gjoja për të kontrolluar flukset e refugjatëve.
Ata që krijuan dramën e miliona njerëzve, që i ç’rrënjosën nga shtëpitë e tyre, tani i përmëndin si pretekst për të forcuar praninë e tyre ushtarake në rajon. Por megjithatë është e njohur se klasat borgjeze, përfaqësuesit e tyre politikë, aleancat e tyre imperialiste, siç është NATO dhe BE-ja, nuk kanë asnjë dhimbje për popujt dhe dramë që ata po kalojnë. Janë hipokritë! Pas preteksteve të tyre gjëndet lufta me Rusinë kapitaliste për mbrojtjen e interesave të grupeve të tyre monopoliste, për sigurimin e pozitës së tyre gjeostrategjike, kontrollin e burimeve të energjisë, të rrugëve të transportit të tyre, të pjesëve të tregut, si dhe ristrukturimin dhe forcimin e dominimit të kapitalit në rajon.
Partitë Komuniste të Greqisë dhe Turqisë denoncojmë te punëtorët e dy vendeve këto zhvillime të rrezikshme në Siri, rolin e fuqive imperialiste, qëndrimin e qeverive të Turqisë dhe të Greqisë.
Ne theksojmë se është e domosdoshme që punëtorët, shtresat popullore të kuptojnë luftën e interesave të monopolit, e cila kryet me kushte politike, ekonomike dhe ushtarake, duke gjakderdhur popujt.
Ne konstatojmë se pjesëmarrja e dy vendeve në NATO drejtohet kundër dy popujve dhe ndaj bashkëjetesës paqësore, pasi NATO nuk njeh kufijt dhe të drejtat sovrane të dy vendeve, kërkon të luajë rolin e arbitrit në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe në të njëjtën kohë është "dora e armatosur" e imperializmit euro-amerikan kundër popujve të tjerë.
Ne bëjmë thirrje për vigjilencë popullore për të parandaluar angazhimin e vendeve tona në masakrën e re imperialiste, si për skenarët që sjellin në polemikë popujt tanë për interesat e kapitalit, ashtu dhe për pjesëmarrjen e vendeve tona në planet imperialiste që do të drejtohen kundër popujve të tjerë.
Jashtë NATO nga Egjeu! Jo transformimit të Egjeut në një bazë sulmuese.
JO hipokrizisë imperialiste të BE-së!
Jo luftës imperialiste!
Partia Komuniste e Greqisë
Partia Komuniste e Turqisë
