Koalicioni qeveritar i SYRIZA – ANEL është i patundur në mbështetjen e planeve imperialiste të NATO-s, si në detin Egje, ashtu dhe në rajonin më gjerë të Lindjes së Mesme, duke mbështetur në mënyrë aktive çështjen e forcës detare (SNMG2) që po zhvillohet nga aleanca e ujqërve në detin Egje, me pretekstin e Refugjatëve, por në realitet me sytë të drejtuar nga Siria.
Madje qeveria e SYRIZA – ANEL thuhet se është e gatshëme të lëshojë çdo port për furnizimin e anijeve të NATO-s. U paraprinë kërkesat e SNMG2 që të furnizohen në Iraklio dhe në Hania, me qeverinë greke të propozojë fillimisht dhe portet e Leros dhe Limnos.
Në të njëjtën kohë, Turqia ka shprehur kundërshtime ndaj planit operativ të NATO-s, duke theksuar të gjitha pretendimet e njohura të klasës borgjeze turke në Egje, si çarmatimin ushtarak të ishujëve grekë, mosnjohjes ndaj Greqisë të drejtën e kërkim-shpëtimit në zona të mëdha të Egjeut, etj. Ky fakt hedh poshtë të gjitha argumentet e Qeverisë greke se marrëveshja e NATO-s gjoja na siguron "të drejta sovrane të vendit" ...
Ndërkohë në një debat në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian me Sekretarin e Përgjithëshëm të NATO-s – J. Stoltenberg, ndërhyri Kostas Papadaki, euro-deputeti i KKE (Partisë Komuniste të Greqisë), duke denoncuar praninë e zgjeruar të NATO-s në detin Egje me pretekst refugjatët dhe rreziqet që përfshihen.
Në fjalën e tij euro-deputeti i KKE theksoi si në vijim:
"Problemi i refugjatëve është diçka që lindi dhe eskalohet nga luftërat tuaja imperialiste, të NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së, me konkurrentët tuaj në Siri, Irak, Afganistan, Libi. Sot, si rezultat i kësaj situate dhe politikës së BE-së, bllokohen masivisht mijëra refugjatë të mjeruar në Greqi.
Me pretekst Refugjatët, prania e shtuar e fuqisë detare të NATO-s në Egje, në simfoni edhe me qeverinë greke, është e lidhur me rivalitetet e mprehura në rajonin e Lindjes së Mesme.
Duke patur parasysh se NATO nuk i njeh kufinjtë mes shteteve – anëtarë të saj, në fakt përforcon aspiratat e rrezikshme të klasës borgjeze turke për të bërë ngjyrë gri Egjeun. Këtë dëshmon dhe fakti se NATO dhe BE-ja jo vetëm që nuk ndihen, por dhe i sigurojnë azil shkeljeve sistematike të ujërave territoriale dhe hapësirës ajrore të Greqisë nga ana e Turqisë.
Kush është, pra, objektiva e vërtetë e një prezence të zgjeruar të NATO-s në detin e Egjeut?" pyeti euro-deputeti i KKE, pa marrë, natyrisht, një përgjigje të ndershme nga Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s._
24.02.2016
