Partitë komuniste dhe punëtore, që nënshkruajmë këtë tekst:
DËNOJMË agresionin imperialistë, ndërhyrjet dhe luftërat, e SHBA-së, NATO-s dhe BE-së si dhe "aleatët" e tyre, të tillë si Turqia, Arabia Saudite dhe Katari. Veprimet kriminale të këtyre forcave kanë shkaktuar miliona refugjatë dhe emigrantë.
Përgjegjësi serioze gjithashtu mbajnë dhe të gjitha qeveritë borgjeze të cilat gjithë këto vite marrin pjesë me trupa ushtarake, ofrojnë çdo lloj lehtësimesh duke riprodhuar të gjitha pretekstet për nisjen e të gjitha këtyre ndërhyrjeve imperialiste.
DËNOJMË BE-në dhe qeveritë borgjeze, që ndjekin një politikë represioni policorë - ushtarakë ndaj refugjatëve, të cilët po përpiqen që të shpëtojnë nga lufta, mjerimi, qarqet e trafikimit të njerëzve.
BËJMË THIRRJE për forcim të unitetit klasor dhe të solidaritetit popullor me popujt që janë viktima të ndërhyrjeve imperialiste dhe të shfrytëzimit kapitalist.
I BËJMË THIRRJE popujve që ta forcojnë luftën kundër shkaqeve, të cilat shkulin nga shtëpitë e tyre miliona njerëz dhe në të njëjtën kohë të jenë në krahë të emigrantëve dhe refugjatëve, të cilët po përjetojnë kushte të vështira ç’njerëzore dhe të kërkojnë nga qeveritë masa të nevojshme për pritjen dhe mirë mbajtjen e tyre, duke hequr të gjitha mekanizmat shtypëse të BE-së, përfshirë edhe Rregulloren e Dublinit III.
Partitë Komuniste dhe Punëtore kundërluftojnë përpjekjet e klasës borgjeze dhe të qeverive borgjeze për përdorimin e problemit të emigracion – refugjatëve si një mjet për heqjen e të drejtave të punës dhe të shfrytëzimit intensiv të refugjatëve dhe emigrantëve, në përgjithësi të klasës punëtore në vendet e destinacionit.
Interesi i punëtorëve kërkon të bashkojmë forcat tona dhe të forcojmë luftën e tyre kundër SHBA-ve, NATO-s, BE-së, ndaj ndërhyrjeve imperialiste dhe luftërave, ndaj çdo përpjekjeje manipulimi imperialistë të popujve. Të organizohemi dhe të përplasemi me sistemin shfrytëzues që gjeneron luftërat, refugjatët, migrimin dhe varfërinë. Për të krijuar kushtet që do të lejojë kthimin e refugjatëve dhe të emigrantëve në atdheun e tyre, me nikoqirë popujt e tyre.
The statement is still open for signatures
15.03.2016
