Skip to content

Qeveria e SYRIZA-ANEL miratoi pazaret e fëlliqura të BE-së me klasën borgjeze të Turqisë

Date:
pri 2, 2016
syllalhthrio-pame-01-04-prosfygiko-31

Më 1 Prill 2016 u diskutua dhe u miratua në Parlamentin grek projektligji në lidhje me miratimin e marrëveshjes të Bashkimit Europian (BE) me Turqinë për refugjatët dhe emigrantët. Më këtë inkorporohen në legjislacion të gjitha vendimet e deritanishme reaksionare të BE-së që i bashk-firmosi qeveria e SYRIZA – ANEL që nga muaj Shtator e gjer në marrëveshjen e fundit të Samitit të Lartë .

Shtetet borgjeze europiane po e përshtatin në një drejtim më reaksionar ligjin për azil si dhe ata që u takon brojtja ndërkombëtare në këto vendime, por kjo vjen në kundështim të plotë me të Drejtën Ndërkombëtare për Refugjatët, pavarësisht nga referencat hipokrite dhe thënive për Konventën e Gjenevës.

Realiteti është se me vendimet e Bashkimit Europian, siç pasqyrohen në këtë projektligj, shkelen të drejtat e refugjatëve, intesifikohet bllokimi i tyre në Greqi, pas mbylljes së kufinjëve verior. Dhe kjo ndoll tashmë kur mbi 50. 000 refugjatë, sipas shifrave zyrtare, janë bllokuar në Greqi, dhe përpiqen të mbijetojnë në kushte të tmerrshme ç’njerëzore.

 Grumbullim në sheshin Propilea dhe marshim drejt Parlamentit, organizojë dje (01/04/2016) PAME (Fronti Militant Mbarunëtor) kur, në ato momente, gjëndesh në duskutim dhe votim projektligji i qeverisë për emigrantët dhe refugjatët. Sindikata dhe organizata të lëvizjes popullore dënuan politikën e qeverisë dhe të BE-së, organizmat imperialiste, antagonizmat dhe pazaret e tyre, që me luftën e tyre ç’rrënjosin mijëra popull nga atdheu i tyre dhe i detyrojnë ata të bëhen refugjat.

Deputetët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), nga hapi i Parlamentit, theksuan rrezikun dhe natyrën reaksionare të këtij projektligji të qeverisë. Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucuba theksoi në fjalën e tij se projektligji bazohet në vendimet e Samitit të Lartë të BE-së, miraton pazaret e fëlliqura të BE-së me klasën borgjeze të Turqisë. Nuk e zgjidh problemin e atyre që janë bllokuar në Greqi.

Është e qartë se kjo do të vazhdojë edhe me vulën e qeverisë greke SYRIZA – ANEL. Përballë kësaj situate shpërthyese, punëtorët dhe shtresat popullore duhet të vazhdojnë të shprehin solidaritetin e tyre ndaj refugjatëve të bllokuar këtu në Greqi. Siç theksoi në fjalimin e tij Dh. Kucuba "lëvizja punëtore dhe popullore duhet të kërkojë masa të menjëhershme dhe direkte për ndihmë dhe mbështetje ndaj refugjatëve, trasferimin e tyrë në shtetet e destinacionit që ata kërkojnë, kundër vendimeve të papranueshme të BE-së. Të izolohen zërat racistë dhe fashistë, të forcohet lufta popullore dhe solidariteti, kundër luftës imperialiste dhe sistemit të kalbur shfrytëzues që e krijon".

 

 

02.04.2016