Skip to content

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon veprimet anti-demokratike të regjimit aktual në Letoni

Date:
pri 7, 2016
logo_kke_1

Eurodeputeti i Parisë Komuniste të Greqisë (KKE), Sotiri Zarianopulos, denoncoi penalizimin e mëtejshëm të veprimtarisë politike që me metoda të ndryshme po bëhet në Letoni,  me pyetje të tij ndaj Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, F. Mogherini.

Pyetja është si më poshtë:

Regjimi, që mbizotërojë në Letoni, pas përmbysjes së socializmit në BRSS, ka kryer një përgjithësi metodash anti-demokratike, duke imponuar ligje dhe përndjekje anti-komuniste, duke burgosur kundërshtarë politikë, duke hequr të drejtat politike dhe sociale nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë, duke vlerësuar pozitivisht nazistët vëndas, duke nxirë Fitoren Anti-fashiste dhe periudhën e ndërtimit socialist, gjatë së cilës populli i Letonisë përjetoi fitime sociale të papara ndonjëherë. Tani synon kriminalizimin e mëtejshëm të aktivitetit politik, duke promovuar ndryshime në kodin penal, gjer në atë masë, sa që dhe vetë Presidenti aktual i vendit, Raimonds Vējonis, shprehu kundërshtimin e tij ndaj këtyre ndryshimeve.

Më 7 Prill, pritet që Seim-i (Parlamenti) i Letonisë të miratojë ndryshimet përfundimtare në kodin penal, të cilat përkeqësojnë edhe më tej situatën në lidhje me të drejtat demokratike në Letoni.

Kështu që, ndër të tjera, "thirrja publike për përmbysjen e pushtetit apo ndryshimit të organizimit shtetëror" mund që tani e tutje të dënohet, në bazë të kodit të propozuar, me burgim deri në 5 vjet. Në realitet me këtë mënyrë çdo aktivitet politik, që parashikon ndryshime radikale në ekonomi dhe shoqëri, do të jetë subjekt i përndjekjes penale.

Përveç kësaj, pas përkeqësimit të fundit të marrëdhënieve të BE-së me Rusinë, në artikull po të këtij kodi penal përmëndet se "ndihma ndaj një shteti të huaj apo organizate të huaj në aktivitet të dëmshëm për interesat e Letonisë" gjithashtu dënohet me 5 vjet burg. Shumë ekspertë ligjorë mbështesin se, termi i papërcaktuar "ndihmë" mund të çojë në persekutime të reja anti-demokratike dhe në kriminalizimin e veprimtarisë politike.

Pyetet Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë se çfarë pozicioni mban në lidhje me qëllimet për kriminalizimin e më tejshëm të aktivitetit politik në Letoni?