Skip to content

Marshim 220 kilometra për papunësinë

Date:
pri 11, 2016
poreia-patras-mpainei-syntagma-8

Me vendim të Bashkisë së Patrës, të qyteti të katërt më të madh të Greqisë, ku kryebashkiaku i këtij qyteti është komunisti Kosta Peletidhi, u realizua një marshim i madh, i cili pas 8 ditësh, dhe pasi kanë udhëtuar me këmbë 220 km, duke filluar që nga qyteti i Patrës, e duke kaluar nga shumë qytete në të cilët u organizuan aktivitete mirpritjeje të demonstruesve, përfundoi ditën e Diel, më 10 Prill në Athinë, jashtë parlamentit grek. Qëllimi i këtij marshimi ishte që të nxjerrë në pah çështjen e papunësisë, e cila godet çdo familje popullore në Greqi, por dhe për të nënvizuar kërkesat për mbrojtjen e të papunëve dhe të familjeve të tyre, që të merren në punë masivisht punonjës në fushat e Shëndetësisë, Arsimit, në Bashki etj.

Mijëra njerëz morën pjesë në këtë marshim, ndërsa pas thirrjes së PAME-s (Frontit Militant Mbarpunëtor),të Sindikatave, Komiteteve popullore të Athinës, të kryesive bashkiake me kryetar bashkie komunist, dhe organizatave të tjera masive, dhjetëra mijëra popull mori pjesë në aktivitetin e mirpritjes në Athinë, ku u realizua dhe një koncerti i madh.

Duke folur në tubimin jashtë parlamentit grek kryebashkiaku i Patrës, Kosta Peletidhi theksoi "Marshuam që të dëgjohet më fortë zëri i të papunëve, i rinisë, zëri i punëtorëve me marrëdhënie pune fleksibële, me marrëdhënie mesjetare pune, zëri i puntorëve që poguhen me orë pune dhe me kontrata 3 mujore. Të dëgjohet zëri i artizanëve të cilët po shkatërrohen, zëri i bujkut që po e shkulin nga toka e tij. Sot nuk ka familje popullore që nuk ka të paktën një të papunë. Në komunën tonë janë, në bazë të të dhënave të Agjencisë për Punësim (OAED-it) për vitin 2015 një total prej 29.230 të papunë. Kështu pasqyrohet problemi i të papunëve në qytetin tonë sot dhe ky ishte shkaku dhe arsyeja pse ne morëm këtë iniciativë" dhe shtoi: "Pas tetë ditësh nga ky marshim – militant 220 km Patra – Athinë, me moton tonë "punë për të gjithë, punë me të drejta", mbërritëm këtu në Athinë, jashtë Parlamentit. Ne jemi tani para Parlamentit, ku thonë se aty brënda merren vendimet. Vendimet antipopullore që mbrojnë ata që kanë pasuri, monopolet, pronarët e anijeve, bankierët dhe njëkohësisht godasin ata që e krijojnë këtë pasuri. Pak më parë ne dorëzuam te grupet parlamentare të partive në parlament, (sigurisht me përjashtim të organizatës kriminale – fashiste të Agimit të Artë), vendimin e Këshillit Bashkiak të Patrës dhe kërkesën për të marrë në punësim staf të përhershëm në Bashki, në sektorët e Shëndetësisë, Arsimit, etj dhe të merren masa për të mbrojtur të papunët dhe familjet e tyre".

Kryebashkiaku i Patrës i’u referua me detaje gjendjes së keqe dhe problemeve që përjetojnë  punëtorët, si dhe përgjegjësitë që ka qeveria e SYRIZA-ANEL, BE-ja, dhe mënyra kapitaliste e prodhimit për problemin e madh të papunësisë dhe përfundoi fjalimin e tij si më poshtë: "Që nga nesër vazhdojmë luftën tonë për të vënë në praktikë kërkesat për mbrojtje të të papunëve. Asnjë kompromis, është ora që ata që po e bëjnë ferr jetën popullit të ndjejnë frymën e lëvizjes popullore. Organizim dhe luftë kudo, përpleshuni me politikën antipopullore të BE-së, të qeverive borgjeze, të monopoleve. Ata janë bartës të kalbur dhe të regresionit. Dominimi i tyre bllokon progresin social. Me besimin te forcat e pashtershme që ka lëvizja popullore në qytetin tonë dhe në vendin tonë, ne jemi të sigurt se në fund do të lulëzojë buzëqeshje në fytyrën e rinisë, në fytyrat e punëtorëve dhe të popullit tonë. Jemi në të drejtën tonë, vazhdojmë".

Në protestën para Parlamentit që përbënte kulmin e marshimit Patra - Athinë për papunësinë të cilën e organizojë Bashkia e Patrës ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë), Dhimitri Kucuba. Në një deklaratë të tij, Dh. Kucuba tha:

"Ky përqëndrim sonte këtu përpara Parlamentit nuk është fundi i marshimit që kishte si fillim Patrën. Është fillimi i luftrave të reja dhe të mëdha, fillimi i luftrave dinamike që tani e tutje kundër papunësisë, për punësim të përhershëm dhe stabël për të gjithë, për punë me të drejta, për mbrojtjen e të papunëve, për përbysjen e përgjithshëme e të gjithë politikës anti-popullore".  

   

 

11.04.2016