Skip to content

Tekst dënimi për përndjekjet në Turqi

Date:
pri 13, 2016
turkey-taksim

Siç dihet, presidenti i Turqisë, T. Erdogan, bërë një seri padiesh në gjykatë kundër kundërshtarëve të tij politikë. Sot ka më shumë se 2.000 paditje gjyqësore të Erdoganit, ku të paditur janë dhe dhjetëra anëtarë të Partisë Komuniste të Turqisë. Konkretisht, nga fundi i muajt Mars, janë ngritur padie për shpifje kundër 50 anëtarëve të Partisë Komuniste të Turqisë ku në mes tyre është edhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ Kemal Okujan, anëtarë të tjerë të KQ,  kuadër të Rinisë e të partisë.

Është e qartë përpjekja e qeverisë turke dhe e plutokracisë që do ti mbylli gojën veprimtarisë pioniere të Partisë Komuniste, për të kufizuar ndërhyrjen e saj në popull. Nga ana e saj, Partia Komuniste e bën të qartë se nuk do të ndalet dhe do vazhdojë të zbulojë kundërshtarët e popullin.

Në Greqi kryet fushatë e mbledhjes së firmave për dënim të perndjekjeve në Turqi. Teksti, i cili deri më tani e kanë nënshkruar komplet grupi parlamentar dhe europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), dhjetra sindikalistë, kryetarë bashkie dhe faktorë të tjerë të administratës lokale, është si më poshtë:

"Nënshkruesit e këtij teksti dënojmë politikën autoritare të qeverisë turke dhe të presidentit T. Erdogan, të cilët kanë shpërthyer një valë padijesh dhe gjyqesh kundër atyre që ushtrojnë kritikë ndaj politikës antipopullore të qeverisë dhe të AKP-së, të partisë së z. Erdogan, ndaj ndërhyrjes së Turqisë në luftën në Siri, për ata që luftojnë për të drejtat sociale dhe demokratike, për të drejtën e popullit turk. Ne shprehim solidaritetin tonë ndaj të përndjekurve dhe kërkojmë me këmgulje të ndalojë çdo formë përndjekjeje dhe goditje e veprimit politik, të së drejtave dhe lirive demokratike në Turqi".  

 

 

13.04.2016