Diskutimet e kuadrove të FMN-së, që u publikuan në faqen e internetit "Wikileaks", sollën në sipërfaqe kontradiktat e mprehta midis FMN-së, pjesëve të kapitalit të SHBA-ve në njërën anë dhe të BE-së, veçanërisht pjesë të kapitalit gjerman nga ana tjetër, të cilat (kontradikta) manifestohen me rastin e programit grek dhe vështirësitë që lidhen me përfundimin e vlerësimit të tanishëm.
Pse është naive që dikush të besojë se publikimi i këtyre diskutimeve, në këto çaste konkrete, por edhe ato që pasuan, si takimi Merkel-Lagard, kanë të bëjnë vetëm me procesin e negocimit të qeverisë greke dhe qëndrimin e teknokratëve si Thomsen dhe Velculescu.
Shkaqet janë shumë më të thella dhe janë të lidhura me menaxhimin e borxhit në tërësi dhe jo vetëm të Greqisë, por dhe të vetë rrjedhës së Eurozonës.
Për shembull, SHBA-të, dhe si vazhdim FMN-ja, tregojnë përfundimin e vlerësimit, si një parakusht për "shkurtim" të borxhit shtetëror grek, që kryesisht do ta mbajë në shpatulla Gjermania.
Gjermania reagon në këtë perspektivë dhe ngre çështjen e përfundimit të vlerësimit si një masë presioni për përshpejtimin e reformave, madje edhe duke e mbajtur hapur mundësinë e daljes së vendit nga Eurozona.
Për këtë arsye, ekspozimi i këtij konfrontimi përmes publikimeve të mediave s’është as e rastësishme dhe as e paparë. Ne kujtojmë konfliktit amerikano-gjerman me rastin e zbulimeve të agjentit të NSA Snowden, në lidhje me përgjimin e zyrtarëve Europianë nga agjencitë e SHBA-ve, me përfshirjen edhe atëherë të "Wikileaks".
Përveç kësaj, kohët e fundit, më të përgjithësuara se kurrë më parë, ka shumë skenare të kundërta për të ardhmen e BE-së, e kombinuar kjo gjithmonë me të ardhmen e Eurozonës, me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë si bartësit kryesorë në këtë konflikt.
Dhe të gjitha këto në sfondin e shqetësimeve për ekonominë globale, për shkak se në vitin 2015 rritja globale kapitaliste u ngadalësua, ndërkohë që 2016-ta fillojë me mesazhe të rrezikshme. Kërcënimi i rënies së re të sinkronizuar në ekonominë globale kapitaliste i hedh edhe më shumë "benzin zjarrit" të antagonizmave mes grupeve të mëdha të biznesit dhe të shteteve përkatëse si dhe aleancave ndërkombëtare, të cilat sillen si banda grabitqare. Aleancat e tyre, para së gjithash, kthehen kundër popujve, ndërsa ato (aleancat) mbahen për aq kohë dhe në ato fusha ku përputhen interesat e tyre.
Për sa i përket qeverisë, është e qartë se po i shfrytëzon diskutimet e zyrtarëve të FMN-së, që të përsëriti shantazhin e njohur dhe të testuar se "ka edhe më keq" për të përshpejtuar vlerësimin, d.m.th paketën e re të masave, në mënyrë që të zbukurojë Memorandumin që ka nënshkruar me BE-në. Ajo që është interesante është se, ndërsa qeveria e SYRIZA-ANEL gjatë gjithë periudhës së mëparshme kishte investuar në rolin e FMN-së dhe SHBA-ve, tani duket se është më afër qëndrimeve të BE-së dhe Gjermanisë. Natyrisht, ky rotacion i roleve "i miri dhe i keqi" nuk mund ta fshehi faktin se si FMN-ja ashtu dhe BE-ja kanë qëllime të përbashkëta për zbatimin e masave antipopullore dhe forcimin e përfitimeve të grupeve të tyre monopoliste, në kurriz të populli grek.
Qeveria e SYRIZA-ANEL, e cila u zgjodh me sloganet për anulimin e Memorandumeve, vjen sot, 15 muaj më vonë, deri në atë pikë, sa që jo vetëm ti zbatojë ato Memorandume të mëparshme të ND-PASOK dhe të nënshkruaj edhe një tjetër, por të bëjë dhe si "flamur" të saj zbatimin e fjalëpërfjalshëm të Memorandumit si një "akt sfidimi" kundër kërkesave të FMN-së!
Me këtë mënyrë, ajo përpiqet që të kapërcejë vështirësitë në përfundimin e vlerësimeve, të cilat kanë të bëjnë dhe me kontrastet e ndryshme brenda "Kuartetos", por edhe për të kapërcyer lëvizjen dhe kundërshtimin ndaj masave të reja, për Taksime, dhe për Sigurimet Shoqërore, etj. Stafet e borgjezisë, si në Greqi ashtu dhe jashtë vendit, preferojnë që "përfundimin" e "vlerësimit" ta bëjë qeveria SYRIZA-ANEL, por njëkohësisht përgatiten për eventualitete të tjera të mundshme politike. Ndërsa (në të njëjtën kohë) partitë e tjera të opozitës dhe veçanërisht partia e Demokracisë së Re (ND) ngrit çështjen e ndryshimit të qeverisë, qoftë përmes zgjedhjeve qoftë nga parlamenti aktual.
Për të gjitha këto duhet të jenë në dijeni popullit grek, që të mos ndjeki me pasivitet zhvillimet, të mos jetë i bllokuar në mes të "Scillës dhe Karibdës", të mos endet nga tertipet komunikuese të mediave qeveritare por dhe të partive të tjera dhe, më e rëndësishmja, është që të jetë në gjëndje, vetë populli, punëtorët, lëvizja për të vënë vulën e vet mbi zhvillimet, duke u nxitur nga interesat e tyre dhe jo nga synimet mashtruese si p.sh "qëllimi kombëtar" për ringritje, i cili gjithsesi edhe e pasigurtë është, por më e rëndësishmja është se (ky qëllim) do të bazohet mbi rrënojat e të drejtave popullore.
Mbi të gjitha, populli duhet të jetë në gjendje të organizojnë dhe të drejtojë luftën e tij në kërkesën e të drejtave të tij, në ndërtimin e një Aleance të madhe Popullore, e cila do të vëjë në shinjestrën e saj sistemin e kalbur dhe grupet monopoliste.
Sidomos njerëzit që i njohin KKE-së (Partisë Komuniste të Greqisë) militantizmin, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë në luftën e saj për interesat popullore, tashmë po problematizohen thellë. Ata mund, dhe duhet ta bëjnë sot hapin dhe të mbështetin aktivisht propozimin politik të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për daljen nga kriza, për një lloj të ri të organizimit shoqëror, i cili do të heqi marrëdhëniet barbare të shfrytëzimit, do të organizojë dhe drejtojë prodhimin, ekonominë, shërbimet sociale, marrëdhëniet me shtetet e tjera në favor të prosperitetit popullor, të nevojave të vërteta popullore dhe sigurimin e punës së përhershme dhe të qëndrueshme për të gjithë dhe të gjitha.
Sa më shumë terren të fitojë ky propozim, aq më shumë do të jetë e mundur për të vonuar dhe penguar masat antipopullore, të kërkojmë përmirësimin e jetës sonë, të kemi arritje. Është arritur përvojë e mjaftueshme. Por populli nuk e ka shfrytëzuar ende fuqinë e tij të vërtet. Kjo është fuqia që ata, duhet dhe mund ta provojnë tani. Dhe mos ti gënjejë mëndja qeverisë dhe sjell projekt/ligjin në Parlament sëbashku me Kryqëzimin dhe Epitafin e Pashkëve duke menduar se populli nuk do të dali në rrugë.
Publikuar në gazetën Ethnos, 10/04/2016
