Partitë Komuniste dhe Punëtore, që nënshkruajmë këtë Deklarat të Përbashkët, në prag të 1 Majit Ditës së Punëtorëve 2016 duam të theksojmë solidaritetin tonë me të gjithë punëtorët që luftojnë kundër barbarizmit kapitalist nëpërmjet grevave, demonstratave dhe formave të tjera të rezistencës. Është e qartë se në kushtet e krizës kapitaliste që thellohet, forca politike dhe organizative e proletariatit ndërkombëtar do të përbëjë një nga faktorët thelbësor në riformimin e botës në të ardhmen e afërt. Me besim absolut në suksesin e luftës së klasës punëtore ne si parti komuniste dhe punëtore përshëndesim 1 Majin Ditën e Punëtorëve.
Partitë Komuniste dhe Punëtore, që nënshkruajnë këtë Deklarat të Përbashkët, në prag të 1 Majit Ditës së Punëtorëve 2016 duam të theksojmë se në kundërshtim me konsideratat borgjeze dhe oportuniste, realiteti është se klasa punëtore jo vetëm që nuk është zhdukur, por ajo zhvillohet, rritet, jo vetëm si sasi, por edhe në cilësi, si forcë kryesore prodhuese, pavarësisht nga ndryshimet e bëra në procesin e prodhimit për shkak të progresit teknologjik. Nga shteti në shtet ka luhatje dhe ndryshime në procesin e grumbullimit të klasës punëtore në sektorë të ndryshëm, ekzistojnë ritme të ndryshme në shkatërrimin e shtresave të mesme, në shkatërrimin e prodhimit të vogël bujqësor, në luhatjet e flukseve migratore dhe nga faktorët e tjerë individualë, që ndikojnë në treguesit sasiorë dhe cilësorë të klasës punëtore. Faktorë të tillë janë të nevojshëm që të shqyrtohen nga partitë komuniste dhe punëtore, në mënyrë që të forcojnë strategjinë dhe taktikën e tyre, për të kontribuar në forcimin e unitetit klasor të klasës punëtore, në aleancën sociale me shtresat popullore. Sigurisht çështja kryesore është se ndryshimet që po ndodhin pa dyshim vërtetojnë konkluzionin se klasa punëtore mbetet forca lëvizëse e zhvillimit social dhe misioni i saj historik konsiston në heqjen e pronës private, të klasave, të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. Nuk ka asnjë forcë tjetër sociale që të mund ta përmbushi këtë rol.
Realiteti i sotëm i krizës së thellë ekonomike kapitaliste, që është shfaqur e sinkronizuar në shumë shtete kapitaliste vërteton edhe një herë se kapitalizmi që po përjeton fazën imperialiste, maksimale të fundit dhe parazitare të zhvillimit të tij, torturon miliona punëtorë në mbarë botën, lind varfëri dhe papunësi, vuan nga kontradikta të pashërueshme, kontradikta që manifestohen në kriza ciklike por edhe me luftëra për zgjerimin e aktiviteteve të biznesit të monopoleve, për ndarjen e tregjeve dhe kontrollin e burimeve të pasurisë.
Kriza e kapitalizmit vërteton kufijtë e vjetëruar historik të këtij sistemi social-ekonomik ndërsa klasa punëtore, që nuk ka në duar të saj mjetet e prodhimit, vazhdon të jetë "varrmihëse" e mënyrës kapitaliste të prodhimit. Ky rol historik revolucionar i klasës punëtore presupozon që klasa punëtore të organizohet në një klasë për veten e saj.
Klasa punëtore nuk mund të ketë sukses nga "konsensusi social", nga "paqja" sociale, siç pretendojnë forcat reformiste dhe oportuniste. Vitet e shumta të përvojës negative tregojnë se kjo linjë çoi në përfshirjen e pjesës së madhe të lëvizjes sindikale, me forcat socialdemokrate dhe oportuniste të cilat mbajnë përgjegjësinë kryesore për këtë. Sot, kapitalizmit i duhet të përmbysë akoma dhe arritjet më themelore që u fituan në dekadat e kaluara si rezultat i luftës së klasave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Lufta e punëtorëve për të parandaluar masat antipopullore, për kërkesa dhe arritje ekonomike e sociale në kushtet e kapitalizmit me të drejtë është e lidhur me luftën për shoqërinë socialiste – komuniste.
Formulimi i kërkesave ekonomike, sociale dhe politike, bazuar në nevojat popullore bashkëkohore të klasës punëtore, me qëllim bashkimin, grumbullimin dhe përgatitjen e forcave punëtore për konfrontime të ashpra me sistemin shfrytëzues, nuk kufizohet në arritjet e kërkesave të tanishme, por lidhet me qëllimin e përmbysjes së barbarizmit kapitalist. Klasa punëtore e prodhon pasurinë dhe duhet ta pretendojë, duke pretenduar pushtetin e vet.
Rroftë 1 Maji Dita e Punëtorëve!
Rroftë solidariteti ndërkombëtar, Internacionalizmi Proletar!
Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!
Partia Komuniste e Venezuelës
Partia Komuniste e Greqisë
Partia Komuniste e Popujve të Spanjës
Partia Socialiste e Letonisë
Partia Komuniste e Meksikës
Partia Punëtore e Hungarisë
Bashkimi i Komunistëve të Ukrainës
Partia Komuniste Punëtore e Rusisë.
Partia Komuniste, Turqi
28.04.2016
