Skip to content

Të gjith në Grevën e Përgjithshme Mbarëkombëtare 48 orëshe

Foto/reportazh nga demostratat e grevës të së Premtes 6 Maj 2016 Foto/reportazh nga demostratat e grevës të së Shtunës 7 Maj 2016
Date:
maj 6, 2016
syndikato-oikodomon-athhnas-2

Qeveria e SYRIZA "së majtë" dhe e "patriotëve" të ANEL-it, me synim të befasojë punëtorët dhe popullin dhe të shmangi protestat popullore, kërkon të miratojë me befasi në parlamenti grek, brënda datave 7 deri në 8 Maj, ligjin-gijotinë për sistemin e Sigurimeve Shoqërore dhe të tatimeve, një ligj ky që parashikon barrë edhe më të madhe taksash për shtresat popullore.

Reagimi i sindikatave ishte i menjëhershëm, pas takimeve të jashtëzakonshme të GSEE (Konfederatës së sindikatave në sektorin privat) dhe të ADEDY (Konfederata së sindikatave në sektorin publik), u morr vendim për Grevë të Përgjithshme Mbarëkombëtare 48-orëshe të Premten dhe të Shtunën, 6 – 7 Maj.

Frontin Militant Mbarpunëtor (PAME) shënon, "Erdhi Koha e betejës. Të gjithë në rrugë. Të gjith në demostratat e grevës". PAME organizon protesta masive të Premten, 6 Maj në dhjetëra qytete si dhe demostrat të madhe të Shtunën, 7 Maj, po ashtu të Dielën, 8 Maj, në të gjithë Greqinë do të zhvillohen demonstratat e 1 Majit (të cilat ishin zhvendosur për shkak të Pashkës ortodokse), këto demostrata do të marrin karakter militant kundër koalicionit qeveritar SYRIZA-ANEL, kundër BE-së, FMN-së, monopoleve dhe kapitalizmit.

 

06.05.2016