Në deklaratën e tij, për planifikimin e qeverisë për miratimin e ligjit – gijotinë për Sigurimet Shoqërore dhe Tatimet brënda 7 - 8 Majit, Sekretari i Pëgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba vuri në dukje:
"Qeveria e SYRIZA – ANEL friksohet nga zemërimi dhe indinjata popullore. Tani ajo po tejkalon dhe çdo kufi të mjerimit politik. Me metoda të befasueshme kërkon të miratojë paketën antipopullore për Sigurimet Shoqërore dhe për Taksat, si dhe çdo gjë tjetër që ka rënë dakord me kuarteton, brënda të Shtunës dhe të Dielës.
Kjo përbën një akt autoritar të pamaskuar, armiqësie, kundër lëvizjes punëtore – popullore dhe mbështetje të gjithanshme ndaj padronëve të mëdhenj. Kjo është një dëshmi që çdo qeveri e tillë, pavarsisht se si ajo shfaqet, zbaton politika antipopullore dhe përdor akte që kanë për qëllim manipulimin e lëvizjes, të popullit tonë.
Gjithashtu dëshmon se, rimëkëmbja, rregullimi i borxhit dhe historia për suksese të reje, alla Cipra këtë herë, si ashtu dhe të gjitha ato që premton qeveria, që të ëmbëlsojë helmin e marrëveshjeve antipopullore që ajo ka nënshkruar me institucionet – ujqër, ka të kushtëzuar vetëm masa të reja barbare për popullin, pa asnjë afat skadimi.
Qeverisë i gënjen mëndja nëse beson se me dinakllëqe të tilla do ti shmanget reagimit popullor kundër masave – gijotinë që ajo promovon.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u bën thirrje punëtorëve, profesionistëve – të vetëpunësuarve, fermerëve, të rinjve dhe të rejave, pensionistëve, grave të familjeve popullore që të japin përgjigje militante, krenare, duke marrë pjesë masivisht në demostratat e grevës dhe në protesta, duke vënë në shinjestrën e tyre fajtorët e vërtetë të problemeve popullore: BE-në, FMN-në, vetë pushtetin e kapitalit, qeveritë dhe partitë që i shërbejnë atyre.
Kryengritje mbarpopullore që nga sot dhe çdo ditë, me kulm këtë të Shtunë e të Diel, që deputetët e qeverisë planifikojnë të votojnë ligjin-gijotinë.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do ta kryej këtë betejë edhe në rrugë edhe në Parlament deri në përmbysjen përfundimtare të politikës antipopullore, që të bëhet populli grek zot në atdheun e vet dhe të hedhi në Tartar të Historisë të gjithë kasapët e të drejtave të tij".
06.05.2016
