Protestë militante, jashtë vilës Maksimo – selisë së Kryeministrit, realizuan në mënyrë të befasueshme forcat e PAME-s ditën e Enjten, 5 Maj. Pavarësisht nga masat e repta të sigurisë, punonjës nga dhjetra klube punëtore që bashkohen me PAME-n, arritën gjer te vila Maksimo e Kryeministrisë pak minuta pas orës 19:00. Ata hapën banderola dhe i treguan qeverisë dhe punëdhënësve se do të qëndrojnë barikadë penguese ndaj planeve të tyre.
Për rreth dy orë dhjetra protestues të PAME-s me brohoritje dhe parulla dërguan mesazhin e kryengritjes së përgjithshme punëtore kundër ligjit - gijotinë për Sigurimet Shoqërore dhe kundër ligjit të ri barbarë që parashikon taksa të rënda kundër shtresave popullore!
06.05.2016
