Në pasditen e së Enjtes, 5 maj, në dhjetëra qytete dhe rrethe të Greqisë, sapo u bë i njohur plani antipopullore i qeverisë SYRIZA-ANEL, që synon me ngut të miratoi në parlament masat e reja antipopullore, brënda datës 7-8 Maj, komunistët dolën menjëherë në rrugë. Me lëvizje masive dhe me pankarta në duar njoftuan punëtorët për zhvillimet e reja, si dhe për përgjigjen grevore të lëvizjes punëtore, duke u bërë thirrje për pjesëmarrje masive në greva dhe në demostratat e punëtorëve. Në Athinë, organizatat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) kryen lëvizje masive në rrugët kryesore të qytetit me pankarta në duar. Në banderolën e Organizatës -A- të Athinës të KKE dhe të KNE shkruhej "Merreni mbrapsht ligjin – gijotinë", ndërsa banderola e Organizatës AEI – TEI (organizata në Univeristete) dhe Organizata e Partisë në Atikë e KKE shkruante "Kryengritje. merrini mbrapsht masat që masakrojnë popullin". Parullat që tronditnin atmosferën ishin: "Përpara Punëtor, tani si grusht i vetëm, përbys memorandumet dhe padronët". Dhe "Shkatërojnë Sigurimin dhe ne dalim në rrugë, merrni mbrapsh ligjin – Gijotinë". Si dhe "Përpara o Popull, kokën mos e ul, me KKE, sulme dhe luft".
06.05.2016
