Të Dielën, 15 maj 2016 u realizua në qytetin e Selanikut, me iniciativën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Takimi e Partive Komuniste dhe Punëtore të Ballkanit me Temë: "Roli i rrezikshëm i BE-së dhe NATO-s në Ballkan, antagonizmat monopoliste që sjellin luftën imperialiste, refugjatët, nacionalizmin dhe përgjigja e popujve".
Në takim mori pjesë dhe bëri fjalimin e hapjes Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba.
Në këtë takim, morën pjesë 11 Parti Komuniste dhe Punëtore "nga 8 shtete të Ballkanit, dhe konkretisht: nga Shqipëria (Partia Komuniste e Shqipërisë), Bullgaria (Bashkimi i komunistëve në Bullgari, Partia Komuniste e Bullgarisë), Greqia (Partia Komuniste e Greqisë), Kroacia (Partia Socialiste Punëtore e Kroacisë), FYROM (Partia Komuniste e Maqedonisë), Rumania (Partia Socialiste e Rumanisë, Partia e komuniteteve të Rumanisë), Serbia (Partia e Re Komuniste e Jugosllavisë, Partia Komuniste e Serbisë) dhe nga Turqia (Partia Komuniste). Delegacionet e partive i përshëndeti në takim edhe Sotiri Zarianopulo, Eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet në Ballkan, të cilat zhvillohen në sfondin e antagonismave ndërimperaliste dhe brënda rreziqet që shkaktojnë për popujt planet e klasave borgjeze.
Shumë folës theksuan sulmin e lëshuar nga klasa borgjeze dhe BE-ja kundër të drejtave dhe arritjeve të klasës punëtore, dhe shtresave të tjera popullore.
U diskutua përvoja nga luftërat e Partive Komuniste dhe të lëvizjes punëtore kundër politikave antipopullore të qeverive dhe BE-së, kundër NATO-s.
Nga folësit u theksua se zgjidhja për popujt e Ballkanit nuk gjëndet në përpjekjet e kota për të "humanizuar" sistemin brutal dhe shfrytëzues kapitalist, por në luftën për rrëzimin e tij, dhe në ndërtimin e socializmit.
U diskutuan dhe u vendosën masa për zhvillimin e bashkëpunimit të mëtejshëm të partive komuniste dhe punëtore të Ballkanit, në nivele dypalëshe dhe shumpalëshe, të tilla si:
• Zhvillim i luftës së përbashkët kundër anti-komunizmit, kundër persekutimeve të Partive Komuniste dhe komunistëve,
• Solidaritet për refugjatët dhe emigrantët, front kundër politikës represive të BE-së dhe të klasave borgjeze, luftë me shkaqet që e krijojnë këtë problem,
• Luftë kundër luftës imperialiste, kundër pjesëmarrjes së vendeve të Ballkanit në të, kundër bazave ushtarake të SHBA-NATO.
Përfaqësuesit e partive komuniste dhe punëtore të Ballkanit ishin të pranishëm në ngjarjen e madhe politike-kulturore, të organizuar, në orët e pasdites të së njëjtës ditë, nga Organizata e Partisë në Maqedoninë Qendrore e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), kushtuar 80 vjetorit të kryengritjes punëtore të Majit 1936 në Selanik.
16.05.2016
