Skip to content

Flet-vota që mbështetën komunistët doli forca e dytë në zgjedhjet studentore në Greqi

Date:
maj 20, 2016
483651

Në zgjedhjet studentore të së Mërkurës së kaluar, 18 Maj, studentët dhe nxënësit në mbarë Greqinë, nxorën forcë të dytë, për të tretin vit, Lëvizjen Bashkpunuese  Mbarstudentore  (PKS, flet -votimi i mbështetur nga Rinia Komuniste e Greqisë(KNE) ), në shoqatat e Universiteteve të Larta (AEI) dhe në Universitetet e larta Teknike (TEI).

Konkretisht, Panspudhastiki K.S, duke mbledhur rreth 13,500 vota nga studentet dhe nxënësit dhe ka fituar në nivel mbarëkombëtar shifrën e 20.46% në Universitetet e Larta (AEI), dhe 23% në Universitetet e Larta Teknike (TEI). Për më tepër ajo ka fituar në 41 klubet Universitare të Larta (AEI) dhe Universitete të Larta Teknike (TEI) vëndin e parë, ndërsa në 26 prej tyre është forca e parë apsolute në Këshillin Drejtues. Këto elemente të rezultateve të zgjedhjeve tregojnë se ekzistojnë parakushte për tu bërë hapa për gjallërim dhe militarizëm në një numër të konsiderueshëm të shoqatave për të formuar një bllok shoqatash që do të forcojë bashkimin në Frontin Militant Studentor (MAS), i cili do të forcojë përgjigjen e nevojshme që duhet të japin studentët dhe nxënësit së bashku me popullin, kundër ofensivës së vazhdueshme nga qeveria – BE – kapitalit kundër të drejtave të tyre.

Forcat e tjera që bënin pjesë në zgjedhjet e pardjeshme shënuan norma mbajtëse me ulje-ngritje të votave (shoqata e Partisë konservatore ND, në Universitetet e Larta (AEI) morri 30.27% , dhe në Universitetet e larta Teknike (TEI) 25.07%).  Në një seri shoqatash në dhjetra klube kërkuan në shifrat mbarëkombëtare të regjistrohen më vete, për shkak të fërkimeve në brëndësi të Partisë ND (AEI 9.22% - TEI 19,99%).  PASP (shoqata e partisë socialdemokrate PASOK, në Universitetet e Larta (AEI) mori 10.76% - dhe në Universitetet e Larta Teknike (TEI) mori 20.50%) gjë që e ka mbajtur në vendin e tretë dhe arriti të mbajë forca, pasi në vitet e mëparshme pati një rënie shumë të shpejtë.

 

Zhgënjyese mund të konsiderohen rezultatet e forcave të EAAK (shoqatë kjo që mbështetet nga ANTARSYA, ku në  Universitetet e Larta (AEI) mori 8.46% - dhe në Universitetet e Larta Teknike (TEI) mori 1.05%) e cila në shumë klube zbriti vetëm dhe në të tjera, si një grup i vetëm me shoqatën e AR.EN. (Ish shoqatën e qeverisë së SYRIZA-s, tashmë e socialdemokratëve të LAE, ku në Universitetet e larta (AEI) morën 7.43% dhe në Universitetet e Larta Teknike (TEI) 0.91%). Pavarësisht nga të gjitha këto "martesa" dhe shprehjet e ndryshme, këto skema kanë arritur të mbledhin po aq forca sa kishte dhe vetë EAAK në vitin e kaluar.

 

Mesazhi i dënimit të qeverisë së SYRIZA-s ishte i qartë, me formacionin e ri të qeverisë, i cili këtë vit mori pjesë në zgjedhje me emrini "Bllok", ku nuk arriti të marrë as 1% dhe 550 vota në shkallë vendore.

 

Gjithashtu forcat e ashtuquajtura antipushtetore të cilat vepronin si mekanizma parashtetërore kundër procesit zgjedhor, ndërpryen procesin e zgjedhjeve në disa shkolla.

foithtikes-ekloges-2016-4 (1)

Në deklaratat e tij Sekretari i Këshillit Qëndror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Nikos Abatielos shënon ndër të tjera:

 

"Mijërat e të rinjve dhe të rejave që mbështetën Panspoudastiki K.S, të cilët morën pjesë në vlet-listat zgjedhore të saj, përbëjnë një forcë të rëndësishme që duhet dhe do të përdoren në luftën e përditshme, për rindërtimin militant të  Lëvizjes së studentëve - nxënësve, në gjallërimin e klubeve të studentëve dhe të nxënësve" 

 

20.05.2016

foithtikes-ekloges-2016