Mijëra punëtorë në Athinë dhe në qytete të tjera të Greqisë iu përgjigjën thirrjes së PAME-s (Frontit Militant Mbarpunëtor) dhe demonstruan kundër projekt-ligjit të ri të papranueshëm antipopullor që qeveria e SYRIZA-ANEL solli për votim në Parlament ditet e Shtunë dhe të Diel 21 – 22 Maj.
Ligji-monster parashikon breshëri rritjesh në TVSH (nga 23% në 24%) dhe karburant, imponon taksa të reja indirekte, çon në maksimum taksat ndaj bujqëve, rrit taksat për shtëpitë, krijon një super-fond të ri për privatizime duke përgatitur dorëzimin e transportit dhe pothuajse të gjithë infrastrukturës dhe pronën publike te kapitali. Po hap rrugën për sekuestrime të shtëpive të familjeve popullore. Krijon një mekanizëm automatik për ndërprerje kredish dhe me një mënyrë automatike do të shkurtojë pagat, pensionet, ndihmat sociale dhe shpenzimet nëse nuk do të kapen objektivat fiskale të buxheteve shtetërore dhe memorandumeve.

