Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lëshoi shpalljen e mëposhtëme për ndërhyrjen e planifikuar imperialiste në Libi
"Çfarë bëhet në Mesdhe?
Përgatitet ndërhyrje e re imperialiste në Libi?
Cili është qëllimi i ushtrimeve të NATO-s "Phoenix Express 2016" në rajon?
Cili është roli i bazës në Soudha?
Kujt i shërben NOTAM-i (njoftim për pilotët), që është lëshuar nën përgjegjësinë e qeverisë greke - së bashku me NOTAM-et përkatëse të Italisë dhe Maltës - për mbylljen e hapësirës ajrore për avionët që vijnë nga Libia dhe pritjen e avionëve të NATO-s në hapësirën ajrore greke?
Qeveria është e detyruar të japi përgjigje të qarta.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon çdo ndërhyrje në Libi dhe kërkon që të mos ketë asnjë pjesëmarrje të Greqisë në planet euro-atlantike.
Gjoja përballja me xhihadistët, që është një konstrukt i SHBA-ve dhe i aleatëve të tyre, është pretekst për të justifikuar luftën.
Aksionet luftarake imperialist në Siri dhe Libi, që nga viti 2011, e kanë intesifikuar situatën në rajon, kanë çuar në mijëra të vdekur dhe të plagosur, kanë shkulura me qindra e mijëra njerëz nga atdheu i tyre.
Qeveria SYRIZA – ANEL do të ketë përgjegjësi të reja dhe të rënda nëse ka për qëllim të zvarriti vendin tonë në një masakër tjetër në Libi për interesat e monopoleve
30.05.2016
(Fotografi nga marshimi në Bazën Nato-amerikane në Sudha i organizuar nga Komisionet e Paqes të ishullit të Kretës ditën e Diel 29 Maj)
