Artikulli u botua në greqisht në gazetën Rizospasti më 22 Maj 2016
Zhvillimet në Brazil, me krizën politike që arrin kulmin, gjenden në të gjithë botën në qendër të vëmendjes.
Nuk është aspak e çuditshme, pasi bëhet fjalë për ekonominë e 7-të më të madhe në botë, dhe vendin e 5-të në botë për sa i përket hapësirës tokësore dhe popullsisë, është vendi më i madh në hemisferën jugore të planetit. Një vend që në vitet e mëparshme shënonte një zhvillim të madhë kapitalist, madje duke arritur gjer sa në vitin 2011 të largojë nga vëndi i 6-të të ekonomisë botërore Britaninë.
Luan një rol të rëndësishëm në aleancën e BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut), si dhe në bashkësitë e mëdha ndërshtetërore kapitaliste (p.sh. Celac, Mercosur / Unasur), që promovohen në nivel Amerikan. Gjithashtu, ju kujtojmë, se që nga viti 2004, pra gjat periullës së qeverive "progresiste", Brazili është në krye të ndërhyrjes ushtarake në Haiti nën vellon e OKB-së.
Skandalet dhe dezertimet: janë "buka me gjalpë" e sistemit politik borgjez
Procesi i dëbimit të Presidentes Dilma Rusef, një vit e gjysmë pas fitores së saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, që u shoqërua me demonstrata pro dhe kundër saj si dhe me polemika intesive politike, përbën një zhvillim të rëndësishëm pas një periudhe politike 13 vjeçare të qeverisjes së vendit me në krye President nga socialdemokratët e PT-së (Partisë së Punëtorëve), që bashkëpunon në nivel qeveritar me Partinë Komuniste të Brazilit. Vlen këtu të përmendet se jashtë këtyre skenarëve "të menaxhimit të majtë" të kapitalizmit qëndron Partia Komuniste Braziliane.
Nëse dikush qëndron në sipërfaqen e ngjarjeve dhe të akuzave të ndërsjellta nuk nxjerr dot lehtë përfundime. Nga njëra anë, akuzuesit e Presidentes, që e akuzojnë për korrupsion, janë vetë të zhytur deri në grykë në skandale. Tregues është fakti se kryetari i Parlamentit, Eduardo Kunia, pasi shkaktoi procesin që çoi në dëbimin e Presidentes Dilma, në vazhdim ... u dëbua edhe ai nga Gjykata e Lartë, me akuza për korrupsion, që përfshin disa miliona majtas - djathtas për rryshfete ... Kunia-si natyrisht u zgjodh kryetar i Parlamentit me votat e PT-së (Partisë Punëtore) dhe i përket, së bashku me nënkryetarin Temer, ish-aleatëve të «qendrës» me partinë PMDB. Nënkryetari Misel Temer, që u bë President i përkohshëm, është dënuar për parregullsi në financimin e zgjedhjeve, madje duke humbur edhe të drejtën për të kandiduar për të 8-in vit, ndërsa emri i tij dhe një gjysmë duzine ministrash të qeverisë të "pakorruptueshme" përfshihen në hetimet e skandalit të kompanisë shtetërore të naftës «Petrobras». Pra, nuk është aspak e çuditshme që në një sondazhin e fundit 58% thotë se dëshiron që ta shikojë të ndjeki rrugën e paraardhëses së tij ...
Nga ana tjetër, mbështetësit e presidentes flasin për një "grusht shteti parlamentar", për shkak se akuza me të cilën u largua dhe u akuzua Dilma -akuzohet për "manipulim" të informacioneve financiare- nuk insiston vepër penale. Akuzat për "tradhti", "grusht shteti" dhe "goditje ndaj demokracisë" i përkasin natyrisht... ish-aleatëve dhe sidomos PMBD-së, aleatit të tyre më të madh të deritanshëm në koalicionin qeveritar këtu e 8-vjetë (mbështeti në zgjedhjen për herë të dytë të Lula-s në vitin 2006, në vitin 2010 dhe në vitin 2014 Dilma-në), dhe i kishin dhënë vendin 2-të dhe të 3-të (të nënkryetarit dhe kryetarit të Parlamentit) në hierarkinë shtetërore – pushtetore, nga ku mbështesnin qeverinë "progresiste"...
Natyrisht, skandalet dhe marrëdhëniet e politikanëve borgjeze me kapitalistët ekzistojnë dhe mbretërojnë, edhe në Brazil, si dhe në Greqi dhe në të gjitha vendet kapitaliste. p.sh në vitin 2012 u dënuan në Brazil, me dënime të rënda, rreth 25 biznesmenë dhe politikanë, duke përfshirë edhe drejtues të lartë të PT-së.
Por edhe "dezertimet" ndoshta janë rutinë. Pazaret dhe zhvendosjet e forcave borgjeze nga një koalicion në tjetrin, si dhe të politikanëve nga partia me të cilën ata janë të zgjedhur në një tjetër, janë fenomene të zakonshme, shembuj të një sistemi shumë delikat partiak – politik borgjez që shqetëson klasën sunduese. Për këtë arsye është hapur dhe debati mbi reformën politike në drejtim të brojtjes së sistemit.
Përvoja ndërkombëtare ka shumë shembuj të vendeve ku skandalet - ekzistente - dhe "spastrimi" përbën një mjet për reforma të dhunshme të sistemit politik në fazat kur përkeqësohet kriza ekonomike dhe kontradiktat në ekonominë kapitaliste.
Drejt një përzierje të menaxhimit kapitalist
Kushdo që do bëjë një lexim serioz të situatës, nuk mund të mos e kuptojë se problemi i vërtetë gjëndet në ekonomi. Në të vërtetë, pas disa vitesh të zhvillimit të vrullshëm kapitalist gjë që çojë në përfitime të monopoleve braziliane dhe përmirësoi pozitën e Brazilit në botë nën qeveritë e PT-së, ngadalësimi i ekonomisë braziliane u shndrua në qëndrueshmëri në vitin 2014, që të zhytej më pas në vitin 2015 në recesionin e -3.8%, në shtimin e borxhit, në shpërthimin e inflacionit dhe humbjen e mbi 1.5 milionë vendeve të punës.
Shterimi i përzierjes së politikës ekonomike, që bazohet në zgjerimin e shpenzimeve shtetërore, si dhe orientimi për masa kufizuese bëhet e dukshme këtu e disa vjet edhe në Brazil, por dhe në të gjithë Amerikën Latine. Tashmë që nga viti 2013, ku u dukën shenjat e para të krizës, qeveria e Dilma Rusef vendosi masa të reja në favor të kapitalit, si heqjen e taksave për kapitalistët dhe mbrojtjen e tyre nga tatimet, stimuj për ata dhe i bëri më fleksibële marrëdhëniet e punës, vendosi programe privatizimi që konkurojnë qeveritë më "neoliberale": portet, autostradat , aeroportet, fushat e prodhimit të naftës. [1]
Nuk është rastësishme që Henrique Meireles, ministri i Financave në qeverinë Temer, ka shërbyer si president i Bankës Qendrore të Brazilit në qeverinë e Lula-s. Gjithashtu, përmëndet se Lula mundohej, në vitet e fundit, të bindte Dilma-në t'a caktojë atë ministër të Financave në qeverinë e saj.
Situata vështirëson konsensusin shoqëror që synonin qeveritë e PT-së me një seri politikash për ndihmë sociale, të cilat edhe pse e ulën varfërinë absolute - ekstreme, duke vazhduar politikën e mbështetjes për interesat monopoliste, me shkallën e shfrytëzimit të klasës punëtore në nivele shumë të larta. Në çdo rast, nuk mund të fshehet realiteti se mbi 53 milionë jetojnë nën nivelin e varfërisë.
Divergjencat borgjeze për aleancat ndërkombëtare
Seksione të mëdha të kapitalit duket se preferojnë që kriza të menaxhohet nga forma qeveritare me stabilitet më të madh. Situata komplikohet edhe më tej nga fakti se ngadalësimi ekonomik i Kinës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shfaqjen e krizës ekonomike në Brazil, ndërsa me vështirësi përballen edhe vendet e tjera të BRICS-it si Rusia dhe theksohen kontradiktat ndër-imperialiste në të gjithë Amerikën Latine mes SHBA-ve, në vendet e BE-së, në Rusi dhe Kinë. Forcohen shqetësimet në seksione të kapitalit për orientimet ndërkombëtare të vendit.
Mosmarrëveshja brenda klasës sunduese për aleancat ndërkombëtare të saj në kushte të krizes mund të çojë në përkeqësime ekstreme politike. Mjafton që të kujtojmë shembullin e fundit të Ukrainës dhe drejtimin që morrën kondraktitat brënda klasës borgjeze në sfondin e përgjithshëm të antagonizmave ndër-imperialiste.
E nevojëshme lufta antikapitaliste
Në rrethana të tilla, siç e njohim nga historia, menaxhimi socialdemokratik shpesh herë përgatit një kthesë të fortë reaksionare në sistemin politik dhe forcat borgjeze, të cilat gjithmonë e përcaktojnë "ligjshmërinë" sipas interesit që u përshtatet atyre. Shenja të tilla tashmë janë shfaqur gjatë procesit të dëbimit të Dilma-së dhe do të intensifikohen edhe më tej.
Organizimi i luftës kundër politikës reaksionare që do të ndjeki qeveria Temer, solidariteti internacional me betejat e punëtorëve për të drejtat e tyre sociale dhe demokratike, duhet të shoqërohen me diskutime thelbësore dhe nxjerrje konkluzionesh për të gjithë këtë kurs që çoi gjer këtu.
Qëndrimet e paraqitura për "zhvillime standar dhe të qëndrueshme", pa kriza, të kapitalizmit në Brazil, nuk morën parasysh ligjet paepura ekonomike dhe kontradiktat e sistemit, çuan në iluzione. Zhvillimet në Brazil përbërën element konfrontimi edhe brenda lëvizjes komuniste.
Emancipimi i lëvizjes punëtore nga ndikimi borgjez, orientimin e tij në konflikt me shtetin borgjez, me monopolet dhe forcat politike që shprehin interesat e tyre është çështja themelore.
Është grumbulluar përvojë e konsiderueshme nga politika e qeverive borgjeze në gjysmën e dytë të viteve '80-të pas diktaturës, dhe të viteve 90-të që shkaktuan varfëri të rënda dhe shfrytëzim në maksimum të klasës punëtore të Brazilit, por edhe nga qeveria borgjeze e Lula-s dhe e Rousef-it ( 2002 - 2016), të cilët vazhduan menaxhimin e kapitalizmit me parulla të "majta" dhe "anti-liberale" dhe kultivuan shpresa të rreme.
Të gjitha më lartë përbëjnë bazë për konkluzione serioze që të bëhen hapa për evakuimin e forcave popullore nga rrethi vicioz i gjoja "të keqes më të vogël". Në mënyrë që të shtrohet me vendosmëri domosdoshmëria e luftës antikapitaliste, hartimi nga lëvizja punëtore dhe komuniste i strategjisë së pavarur nga qendrat borgjeze, që do të shikojë përpara, për në socializëm, gjë që është parakusht për likujdimin e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, duke shfrytëzuar potencialet e mëdha të një vendi me burime të mëdha të pasurisë që e përfitojnë një grusht kapitalistësh.
Shënim:
1. Në atë nivel sa që raportet e BE-së shënojnë para zgjedhjeve të vitit 2014 se ndryshimi mes politikës ekonomike ndërmjet Dilma Rusef dhe kandidatit Neves të PSDB «në praktikë janë ndoshta më të ndjeshme nga ajo që deklarohet në mesazhet e tyre në fushatat zgjedhore»(http://www.europarl.europa.eu/RegData/etudes/IDAN/2014/536412/EXPO_IDA(2014)536412_EN.pdf)
30.05.2016
