Skip to content

Iniciativa Komuniste Europiane: Aktivitet në Varshavë kundër NATO-s

Date:
korr 11, 2016
komoynistikh-protoboylia-barsobia

Me parullën "NATO dhe BE-ja kërcënim i përhershëm për popujt. Rrugëdalja gjëndet në luftën për paqe, të drejta sociale, për në socializëm", u mbajt në 8 Korrik në Varshavë aktiviteti i Iniciativës Komuniste Europiane, me rastin e Samitit të Lartë të NATO-s.

Në këtë aktivitet morrën pjesë 11 parti: Partia Komuniste e Greqisë (KKE), Partia Punëtore e Irlandës, PK e Popujve të Spanjës, PK e Italsë, Lëvizja "Rezistenca Popullore" e Moldavisë, PK e Norvegjisë, Partia Punëtore e Hungarisë, PK e Polonisë, PK e Sllovakisë, PK Suedeze, PK e Turqisë.

Në emër të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), kreu i delegacionit që gjëndet në Varshavë është Jorgo Marino, anëtar i Byrosë Politike të KQ.

Jorgo Marino në fjalën e tij theksoi ndër të tjera: "Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është duke luftuar çdo ditë kundër NATO-s dhe BE-së, kundër luftërave imperialiste dhe ndërhyrjeve, kërkon mospërfshirjen e Greqisë në këto plane, kthimin e trupave ushtarake të cilat janë jashtë shtetit në misionet imperialiste. Në përgjithësi, lufta do të bëhet më efektive në atë masë që sëbashku me kontributin pionier të komunistëve në të gjithë botën do të forcohet lëvizja punëtore – popullore, do të fitojë orientim antimonopolist - antiimperialist dhe do të synojë eliminimin e shkaqeve të luftërave, të varfërisë , të papunësisë, dhe të refugjimit.

Këto zhvillime kërkojnë me këmbngulje forcimin e luftës së klasës punëtore, të klasës pararojë të shoqërisë, në koordinim dhe aleancë me shtresat e shtypura, për përmbysjen e barbarizmit kapitalist, marrjen e pushtetit punëtor për ndërtimin e socializmit, për shkëputjen nga NATO-ua dhe BE-ja dhe krijimin e marrëdhënieve të lartë ndërkombëtare të cilat do të kenë bazë përfitimin e ndërsjelltë, për interesat e popujve.

Iniciativa Komuniste Europiane, që nga dita e parë e themelimit të saj, ka hapur front kundër NATO-s dhe BE-së dhe në planifikimin e saj për periudhën e ardhshme përfshin ndërhyrje të reja, duke hedhur peshë të konsiderueshme në luftën për heqjen e bazave euroatlantike nga çdo shtet. "

Përfaqësuesit e Partive Komuniste të Iniciativës Komuniste Europiane, në kuadrin e ndërhyrjes – pranisë së tyre në Varshavë kundër NATO-s, morrën pjesë dhe në demonstratën anti-NATO në Varshavë në 9 Korrik, në bllokun e Këshillit Botëror të Paqes. 

 

 

11.07.2016