Skip to content

Shpallje e Zyrës së Shtypit të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE):Deklarata paqedashëse me vendime të rrezikshme për luftë

Date:
korr 11, 2016
kke-kthrio-5

Samiti i Lartë i NATO-s në Varshavë edhe një herë konfirmoi rolin kriminal të kësaj organizate imperialiste, e cila vendosi:

  • Grumbullimin e mëtejshëm dhe lëvizjen e trupave ushtarake gati për luftë drejt shteteve që ndodhen në kufi me Rusinë.
  • Përfundimin e instalimit dhe funksionimin e të ashtuquajturës sistemit mbrojtës nga raketat me bazë në Rumani, Poloni, me mbështetje detare dhe infrastrukturë të përgjithshme që lidhen me përdorimin e armëve bërthamore në një konfrontim shkatërrues.  Jo rastësisht në Njoftimin e konkluzioneve deklarohet gadishmëria e NATO-s për të përdorur armë bërthamore.
  • Praninë të përherëshme dhe forcim të pranisë së NATO-s në Detin e Zi, në Baltikë, në Atlantikun e Veriut, në detin Egje dhe në Mesdhe, duke përdorur për këto dy zonat e fundit të detit pretekstin e kontrollit të flukseve të refugjatëve që shkaktohen dhe përforcohen nga luftërat imperialiste dhe pasojat e dhimbshme në kurriz të popujve.
  • Prani të vazhdueshme në Afganistan dhe Irak, por edhe në Ballkanin Perëndimor, në Kaukaz, në Afrikën e Veriut si dhe prani më të madhe të NATO-s në ato rajone që lidhen me vazhdimësinë e operacioneve ushtarake në Siri, përgatitjen e ndërhyrjes së re në Libi.

Vendimet NATO-ike dhe thellimi i bashkëpunimit me BE-në imperialiste, të marra në emër të "paqes" dhe të "sigurisë", sigurisht që nuk kanë të bëjnë fare me interesat reale të popujve, por vetëm me "sigurinë" dhe përfitimin e monopoleve euro-amerikane.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon te populli grek qeverinë e SYRIZA - ANEL, e cila me dëshirë dhe në mënyrë aktive merr pjesë në të gjitha këto plane të rrezikshme të SHBA-ve, të NATO-s, BE-së, të cilat në kuadrin e konkurrencës së tyre me Rusinë mund të shkaktojnë një holokaus të vërtetë për popujt e Europës dhe në përgjithësi.

Tani është e nevojshme që të forcojmë luftën kundër përfshirjes së Greqisë në planet luftë-nxehta NATO-ike,  për shkëputjen e vendit nga "foleja e arzave" të NATO-s dhe nga çdo aleancë imperialiste, në mënyrë që të bëhet në praktikë parulla "as tokë e as ujë për kriminelët e popujve". 

 

11.07.2016