Skip to content

NGJARJE – VIZITË NË KAMPIN E PËRQËNDRIMIT NË ISHULLIN MAKRONISO

Lufta e komunistëve – e të burgosurve politikë frymëzon luftën tonë
Date:
sht 7, 2016
makronhsos-ekdhlosh-73

Sakrificat e panumërta të komunistëve dhe militantëve të tjerë të martirizuar në kampin e përqendrimit të Makronisit, nderojë me prezencën e shumë njerëzve në ngjarjen – vizitë, që u organizua në datën 6/9 nga Organizata Partiake e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Atikë, dhe nga Organizata e Zonës së Atikës e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Në ato pakë strem tokë, ishulli i Makronisit ka "mirëpritur" mijëra militantë që përjetuan tortura të patregueshme. Në këtë shkëmb të thatë dhe shterpë të Detin Egje, pushteti borgjez tregoi fytyrën e tij më të shëmtuar ndaj luftëtarëve të rezistencës kombëtare kundër nazistëve -ndaj Frontit Nacional-Çlirimtar (EAM-it), ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke (ELAS-it)- ,  ndaj anëtarëve dhe kuadrove të pamposhtur të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe ndaj militantëve të tjerë pionierë. Këtu e tregoi të gjithë zgjuarsinë e tij në metodat e torturës që të mposhti moralin e komunistëve.

Siç theksoi në fjalimin e tij Dhimitri Kucuba , Sekretar i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), "Me emrin Makroniso është regjistruar në historinë e re politike të Greqisë statusi i veçantë i privimit çnjerëzor dhe torturat e tmerrshme, të cilat ju imponuan dhjetëra e mijërave militantëve të Rezistencës Kombëtare, qytetarëve dhe ushtarakëve, burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar, madje edhe pleq e fëmijë sidomos gjatë periudhës 1947 - 1950, me synim "dezinfektimin" dhe "riedukimin kombëtar" të tyre, siç pohonin ata , d.m.th. mospranimin e dhunshme të ideve të tyre politike, mos njohjen e historisë së tyre militante. Makronisi u quajt me saktësi si Dahau grek, ishte një njollë e zezë në kulturën e Greqisë bashkëkohorë. Ky kamp gjigand arriti të mbledhë rreth 30.000 të burgosur", dhe shtojë, ndër të tjera:

"Ne jemi këtu, sepse ne nuk duam që të harrojmë një periudhë të errët të Historisë së vendit, e cila sado që përmban karakteristika ekstreme, që tashmë shumë njerëz në emër e dënojnë madje shprehin dhe dhembshurinë e tyre për ato viktima, megjithatë, realiteti dëshmon se dhuna borgjeze është edhe sot e pranishme kudo, natyrisht, e përshtatur në kushtet aktuale, nga shteti në shtet, nga faza në fazë, ato ndryshojnë në formën e tyre, por gjithmonë ajo mbetet e njëjta në përmbajtjes e saj klasore".

Dh. Kucuba theksoi se "Lidhjet e pashtershme që u krijuan mes Partisë sonë dhe klasës punëtore dhe popullit ishte një rezultat i luftës së fortë, i sakrificave masive, për problemet e mëdha të shoqërisë greke. Makronisi-otët lanë gjurmët e tyre në këto lidhje të pashtershme. Ato luftëra, ato sakrifica frymëzuan mijëra militant, ato vazhdojnë të frymëzojnë edhe më të rinjtë. (...)

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ekzistoi dhe ekziston sepse ekziston dhe do të ekzistoi klasa punëtore, do të ketë dhe do të kryej aktivitet Partia e saj, roli i së cilës është i nevojshëm për të përmbushur misionin e saj historik, për të realizuar detyrat e drejtpërdrejta dhe të përgjithshme të saj. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) përballojë dhe do të vazhdojë të veprojë me të njëjtin besim të palëkundur, sepse botëkuptimi i saj themelohet shkencërisht nga vetë ligjet e zhvillimit historik. Kalimi nga kapitalizmi në socializëm - komunizëm është determinist, i pashmangshëm. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ruan karakterin e saj klasor, parimet e saj, marksizëm - leninizmin"._ 

 

makronhsos-ekdhlosh-17_0
makronhsos-ekdhlosh-59
makronhsos-ekdhlosh-54