Ndërhyrje të rëndësishme realizon "Iniciativa Komuniste Europiane", para takimit të ardhshëm të krerëve të shteteve të së ashtuquajturës "europë Jugore", që e organizon qeveria greke më 9 Shtator në Athinë.
Me shpalljen e tij, Sekretariati i "Iniciativës Komuniste Europiane" nënvizon synimet e organizatorëve të këtij Takimi që do të përdoren për të forcuar iluzionet ndaj popujve të Europës për të ashtuquajturën "Aleancën e Jugut", e cila gjoja do t’i japë "fund kursimeve" dhe i bën thirrje popujve që të përforcojnë luftën e tyre për të përmbysur politikën antipopullore të BE-së dhe të sistemit kapitalist që ata i shërbejnë.
E gjithë Shpallja e Sekretariatit të "Iniciativës Komuniste Europiane" është si në vijim:
"Më 9 Shtator, me iniciativën e qeverisë së "majtë" të memorandumeve të reja dhe të dhjetëra masave antipunëtore, të SYRIZA – ANEL, do të mbahet në Athinë konferencë e udhëheqësve të shteteve Mesdhetare të BE-së, të ashtuquajturit "Jugu" i BE-së, me subjekt zhvillimet në BE, refugjatët - emigracioni, dhe për të famshmin "zhvillim".
Kjo nismë, vjen disa ditë pas takimit të socialdemokracisë së vjetër dhe të "re" në Paris.
Dy nismat, si të tjera të ngjashme më parë, kanë një "emërues të përbashkët", synimin e kultivimit të shpresa boshe ndaj popujve, se sistemi kapitalist dhe "ndërtesa" e tij reaksionare ndërkombëtare në kontinentin europian - BE-ja, mund të përmirësohen dhe të jenë më "humane". Synojnë të bindin se një bilanc tjetër force në "krye" të Europës, në favor të "Jugut" dhe kundër "Veriut", ose në favor të socialdemokracisë dhe kundër liberalëve, do t’i sjellë popujve "fundin e kursimeve", "vlerën e barabartë", "solidaritetin", "zhvillimin" në BE.
Por popujt e Europës e ndjenë në kurriz të tyre për dekada të tëra se BE-ja dhe të gjitha llojet e qeverive borgjeze (liberale dhe socialdemokrate), kanë për qëllim mbështetjen e rentabilitetit të kapitalit, ripërtëritjen e tij me forcimin e politikës antipopullore. "Zhvillimin", që ata premtojnë, nuk ishte, dhe nuk mund të jetë "i drejtë", "shkel" mbi hirin e të drejtave punëtore popullore, në intensitetin e shfrytëzimit.
Punonjësit kuptojnë nga vetë përvoja e tyre se antagonizmat mes qendrave imperialiste dhe vendeve kapitaliste (të Jugut dhe të Veriut, të socialdemokracisë dhe të liberalëve), janë po ato të cilat intensifikojnë luftërat imperialiste dhe ndërhyrjet, që sjellin vuajtje të reja, persekutime dhe mërgime për popujt.
Popujt mund të kuptojnë se mekanizma të tilla si ISIS (Shteti Islamik), dhe veprimtaria e saj e pështirë, e financuar dhe e mbështetur nga SHBA-të, NATO, BE-ja dhe aleatët e tyre në zonën e Lindjes së Mesme, përbën një pretekst për intensifikimin e masave represive nga ana e BE-së dhe të qeverive të saj.
Në ditët tona rezultati i referendumit britanik për ikje nga BE-ja ka nxjerrë në sipërfaqe kontradikta midis qendrave të ndryshme imperialiste për sa i përket perspektivës dhe të ardhmes së BE-së. Çështje dominuese në polemikat në brendësi eurozonës dhe të BE-së mbetet përzierja e menaxhimit borgjez, mes stabilitetit fiskal dhe kontrollin e mekanizmave të shteteve anëtare të BE-së nga njëra anë, dhe relaksim të rregullimit fiskal, me synim lirimin e fondeve shtetërore për mbështetje të monopoleve në anën tjetër. Ky konfrontim është i huaj për interesat e popullit, sepse që në të dyja versionet ata që dalin të humbur janë klasa punëtore dhe shtresat e varfra popullore, sepse ky konfrontim ka si kusht intensitetin e sulmit antipopullor.
Qeveritë e socialdemokracisë së vjetër dhe të re në Europë përdorin me mënyrë mashtruese parullën "jo kursimit". Ky slogan nuk ka lidhje me ndalimin ose me përmbysjen e masave brutale antipunëtore, as me lehtësimin e popullit, por në të kundërt, i përket mbështetjes së grupeve të biznesit me para shtesë. Këtë dëshmon dhe fakti se këto qeveri, si edhe ato liberale promovojnë masa të reja barbare antipunëtore në Greqi, Francë, Itali, Portugali, Spanjë, Qipro, në mënyrë që të kursejnë fonde në emër të kapitalit të madh.
Sado Takime dhe Samite të Larta, mes "kryetarëve të shteteve të Jugut" që të bëhen, sado fjalë të mëdha që të thuhen rreth "rifillimit të BE-së", BE-ja nuk mund të bëhet pro-popullorë, vetëm më e keqe për popujt mund të bëhet, dhe as nuk e ka humanizuar sistemin kapitalist që ajo i shërben.
Shpresa gjendet në luftën e popujve për përmbysjen e tyre! "
08.09.2016
