Skip to content

Koment i gazetës «Rizospasti»: Nuk ka fund degjenerimi i oportunizmit Europian

Date:
sht 28, 2016
Untitled-3

Është e njohur se kapitali europian dhe unionet e tij, BE-ja, ka fituar këtu e vite më parë "këngëtarin e saj të majtë". Në këtë pozicion figurojnë parti të ndryshme, të cilat vetë-deklarohen  "progresiste" dhe  "të majta", si dhe disa parti që e mbajnë akoma titullin "komunist", dhe kanë hyrë për dekada me rrallë në rrymën oportuniste, socialdemokrate të së ashtuquajturës "Eurokomunizëm". Si p.sh kohët e fundit, Partia Komuniste e Francës, për vite me radhë ka marrë "divorc" nga marksizëm-leninizmi dhe internacionalizmi proletar, ka bërë dorëheqje akoma dhe nga simbolet historike të lëvizjes komuniste dhe në emër të së "majtës" janë bërë "bishti" i socialdemokracisë dhe "lavatriçe" e sistemit kapitalist dhe unioneve imperialiste të BE-së dhe NATO-s. Por, megjithatë, ata mbajnë emrin "komuniste" dhe kështu, përtej aktivitetit çorientues në vendin e tyre, marrin pjesë edhe në Takimet Ndërkombëtare të Partisë Komuniste, duke synuar që edhe aty të luajnë një rol të ngjashëm. Nëse gjykojmë nga aktivitetet e fundit të festivalit të gazetës "Oumanite" të PK të Francës, degjenerimi i tyre nuk ka fund.

Si ndryshe ti referohemi faktit të ftesës në këtë festival dhe të fjalimit që mbajti aty J. Katrugalos, ministër i punës së qeverisë SYRIZA-ANEL? Pra në festivalin e kësaj partie «komuniste» ishte ftuar për të folur për "politikat neo-liberale", njeriut që ka therur, me Memorandumin e tretë të qeverisë SYRIZA-ANEL me organizatat imperialiste, të drejtat e punës, pagat dhe pensionet, dhe tani synon të tkurri dhe të drejtën që të bësh greva. Bëhet fjalë për njeriun që në protestën e fundit të Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME)  militantët punëtorë dhe pensionistë e portretizuan atë si një ... "dorë-gërshërë" modern.

Këtë gjetën të thirrin ata që tashmë vetëm emrin kanë si "komunistët" e Francës.

Sigurisht, që , nuk ishte diçka e fatit, nëse dikush merr parasysh se në debatin që bëhej në krahë të tij ata kishin të ftuar për të folur për zhvillimet ndërkombëtare dhe "shtëpinë e përbashkët europiane" gjeneralit Dominique Trinquard, shefin ushtarak të misionit të OKB-së dhe NATO-s. Po, mos u habitni, mirë po lexoni të NATO-s, të kësaj organizate imperialiste, që theri dhe vazhdon të therë popujt. Absurde duken të sa më sipërmet për komunistët në Greqi, si dhe për komunistët në shumë vende të botës. Por, aspak, nuk është absurde për një parti që mbështeti me të gjitha forcat ndërhyrjen e fundit imperialiste të NATO-s në Libi dhe të BE-së në Republikën e Afrikës Qendrore.

Me vlerë mbeten edhe për ditët e sotme fjalët Leninit, i cili thoshte se lufta kundër imperializmit është e pandashme nga lufta kundër oportunizmit.

Publikuar më 24/09/2016