Skip to content

Deklaratë e KKE në lidhje me deklaratat e Erdoganit mbi Traktatin e Lozanit

Date:
sht 30, 2016
kke-kthrio-5

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në lidhje me deklaratat e Erdoganit mbi Traktatin e Lozanit vë në dukje:

 «Deklaratat e Erdoganit janë të rrezikshme dhe provokuese, hynë në pjesën e përpjekjeve sistematike të udhëheqjes turke që të kundërshtohen ishujt e Egjeut dhe në përgjithësi kufijtë dhe të drejtat sovrane të Greqisë, për të ngritur çështjen e" zonave gri".

Periudha ku bëhen këto deklarata nuk është e rastësishme, pasi intensifikohen negociatat rreth "mbylljes" së çështjes së Qipros, në bazë të dy shteteve përbërëse, ndërsa njëkohësisht janë duke u zhvilluar negociatat për çështjen e refugjatëve midis Turqisë dhe BE-së. Me këto deklarata Turqia objektivisht është duke ushtruar presion për marrëveshje mbi këto çështje, në një drejtim edhe më negative për popujt.

Edhe një herë qeveria dhe forcat e tjera politike mbeten të zbuluara, të cilat për shumë vite e qetësojnë popullin grek, se aleanca midis Greqisë dhe Turqisë, në kuadrin e NATO-s, është një faktor për "paqen dhe sigurinë në rajon", në momentin kur NATO jo vetëm që nuk i qetëson synimet agresive të Turqisë, por në të kundërt i mbron dhe i përforcon ato".

 

29/09/2016