Të dashur shokë dhe shoqe
Në vendin tonë, kriza kapitaliste (2009-2016) është e thellë dhe e zgjatur dhe gjatë ecurisë së saj u zbatuan politikat administrative e të gjitha qeverive borgjeze, të cilat, në bashkëpunim me Bashkimin Europian (BE), Bankën Qendrore Europiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), (Trojka e famshme), ja ngarkuan barrën e krizës klasës punëtore dhe shtresave popullore, duke promovuar strategjinë e rritjes së konkurrencës dhe rentabilitetit të bizneseve të mëdha.
Partia liberale e ND-së dhe PASOK-ut Socialdemokrat zbatuan dy memorandume me masa shumë të egra antipopullore të cilat shkaktuan indinjatë të thellë popullore. Mbi terrenin e varfërisë dhe të papunësisë së madhe lulëzuan iluzionet për të zgjedhur "të keqen më të vogël" dhe pritjen e rreme që kultivojë SYRIZA, një parti kjo oportuniste, që përbën një "përzierje" të renegatëve (apostateve) nga lëvizja komuniste dhe kuadrove të PASOK-ut, nën tabelën "e majtë", e cila formojë qeveri me partinë nacionaliste "Grekët e Pavarur" (ANEL).
SYRIZA, u ngjit në qeveri në Janar të vitit 2015, me mbështetjen e seksioneve të fuqishme të biznesit të madh, dhe u dëshmua në praktikë se, partia socialdemokrate që i shërben interesave të monopoleve, zbaton një politikë shumë të ashpër antipopullore, përdor të gjitha mjetet për të mashtruar popullin tonë dhe jashtë Greqisë paraqitet si një forcë që bën rezistencë duke u përpjekur që të mashtrojë popujt me slogane pseudo të majta.
Qeveria e SYRIZA -ANEL me mbështetjen e partive të tjera borgjeze, votuan memorandumin e 3-të me të cilën zbaton strategjinë e kapitalit, ristrukturimin reaksionar kapitalist të BE-së për të intensifikuar shfrytëzimin e klasës punëtore, shkuljen e fshatarësisë, falimentimin e shtresave të mesme të qytetit.
Kohët e fundit, për të kaluar vlerësimin e memorandumit të tretë të Trojkës, qeveria miratoi në parlament ligje të egra antipopullore duke shkatërruar të drejtat punëtore – popullore.
Goditi natyrën sociale të sigurimeve shoqërore, shkurtojë në shkallë dramatike pensionet, rriti moshën e daljes në pension.
Imponojë taksa direkte dhe indirekte të padurueshme kundër popullit.
Privatizojë porte, aeroporte dhe vazhdon me privatizime të sektorëve me rendësi strategjike të biznesit, në energji, ujin, etj.
Ndjek rrugën e qeverive të mëparshme, i mbron ligjet që kanë eliminuar Marrëveshjet Kolektive dhe kanë reduktuar në mënyrë dramatike pagat, promovon masa të tjera për eliminimin e të drejtave të punës, përforcon format fleksible të punësimit, duke përdorur dhunën dhe shtypjen kundër luftës së punëtorëve.
Papunësia është më shumë se 25% dhe në rini në 50%, në vend të mbështesë të papunësuarit ajo e jep asistencën sociale tek biznesmenët.
Këto ditë, në kuadër të vlerësimit të 2-të të memorandumit të 3-të, po përgatitet që të imponojë masa të reja të egra kundër punëtorëve, me përjashtime kolektive nga puna, lock out, kufizime në të drejtën për grevë, etj.
Politika klasore e qeverisë SYRIZA-ANEL plotësohet me financimin e bizneseve të mëdha, dhe për kapitalin e madh përjashtime të reja nga tatimet etj.
Këtë periudhë, është duke përdorur si synim mashtrues, zhvillimi kapitalist të cilin ata e quajnë "të drejtë".
Ndoshta mund të vijë një rritje e dobët ekonomike, por thelbi është se kjo rritje do të jetë antipopullore dhe do të ketë kriter rritjen e fitimeve të monopolit, do të shkeli mbi të drejta të shkatërruara dhe do të krijojë kushtet për një krizë të re ekonomike.
Vëmë në dukje se orientimet dhe masat antipopullore, që zbatohen në Greqi me memorandume, janë pjesë e një strategjie të përgjithshme antipopullore të BE-së dhe promovohen me shumë lloj formash në të gjitha vendet e Europës, pavarësisht nëse në ato vende është imponuar memorandum apo jo, dhe pavarësisht nëse qeverisin parti liberale apo socialdemokrate.
Propaganda borgjeze, për Legjislacionin Europian, përgënjeshtrohet nga realiteti kapitalist i papunësisë së lartë, i gjysmë-punësimit dhe varfërisë, nga intensifikimi i punës, etj.
Politika e jashtme e qeverisë SYRIZA -ANEL është shumë e rrezikshme. Me automjet "Përmirësimin Gjeostrategjik të Greqisë" promovon interesat e monopoleve duke e përfshirë vendin sistematikisht në planet imperialiste.
Ajo vendos baza ushtarake për nevojat agresive të SHBA-ve dhe NATO-s për luftën në Siri, në Libi dhe në Irak, ruan forca ushtarake në misione imperialiste jashtë vendit, zhvillon bashkëpunim të gjerë ushtarak me Izraelin, ka thirrur forca të NATO-s në Detin Egje, merr pjesë në zbatimin e vendimeve të fundit dhe shumë të rrezikshme të Samitit të NATO-s në Varshav.
Luftërat imperialiste shkulin nga shtëpitë e tyre miliona refugjatë dhe emigrantë dhe bllokojnë mijëra familje të meruar në Greqi të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme, ndërkohë që destinacioni i tyre është që të shkojnë në shtete të tjera të Europës. Në këto kushte, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndjek në parim qëndrim internacionalistë, lufton kundër luftërave imperialiste, dënon politikën e shtypjes të BE-së, qëndron në krah të refugjatëve dhe emigrantëve, kontribuon në organizimin e solidaritetit popullor, është në konflikt me racizmin dhe ksenofobinë, me organizatën kriminale fashiste "Agimi i Artë".
Me përvojën e politikës antipopullore të SYRIZA-s u konfirmua edhe njëherë se të ashtuquajturat qeveri të majta – socialdemokrate janë zgjedhur nga kapitali për të bërë "punë e pistë", për të promovuar politikat që i shërbejnë interesave të monopoleve dhe të bashkojnë në këto politika lëvizjen punëtore popullore, në favor të synimeve të tyre.
Me shembullin e SYRIZA-s, dhe shumë shembuj të tjerë, është vërtetuar se të ashtuquajturat "qeveri të majta" përbëjnë një mekanizëm menaxhimi dhe riprodhimi të shfrytëzimit kapitalist, kultivojnë iluzione për humanizimin e kapitalizmit me një pritshmëri të rrezikshme, gjoja se na qenka e mundur që në kushtet e shfrytëzimit kapitalist të zgjidhen problemet popullore, të kënaqen nevojat popullore.
Përvoja tregon se këto qeveri e parandalojnë – bllokojnë radikalizmin e vërtetë të klasës punëtore, me politikën e tyre antipopullore falimentojnë në sytë e popujve, nxitin perceptime se "të gjithë të njëjtë janë", politika e tyre përforcon forcat konservatore dhe çon në kthimin e qeverive të krahut të djathtë.
Shembujt e "qeverive të majta", në Europë dhe në vendet e Amerikës Latine e vërtetojnë këtë qëndrim.
Partitë Komuniste që marrin pjesë, ose e mbështesin menaxhimin borgjez, i japin justifikim - alibi socialdemokracisë, qëndrimet e tyre shfrytëzohen me shumë mënyra për të bllokuar klasën punëtore në menaxhimin kapitalist, për të zvogëluar kërkesat e popujve, dhe për të vonuar luftën antikapitaliste.
Partitë Komuniste që e mbështetnin, ose mbështesin akoma SYRIZA-n, mbajnë përgjegjësi të madhe. Qëndrimi i tyre shfrytëzohet në sulmin kundër popullit tonë, drejtohet kundër luftës së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të lëvizjes klasore.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE), përjetësisht mban me përgjegjësi të madhe parimin e internacionalizmit proletar, mbështet luftën e klasës punëtore kundër kapitalit dhe kapitalizmit, shpreh solidaritetin e saj internacionalist me popujt e Amerikës Latine, të Azisë, të Afrikës, ndaj popujve në çdo cep të botës.
Sot, mund të nxjerrim konkluzione të rëndësishme për qëndrimin parimor që ka mbajtur Partia Komuniste e Greqisë (KKE) duke zbuluar rolin e socialdemokracisë së re, duke theksuar se sa e rrezikshme dhe e rrëshqitshme është përfshirja e një partie komuniste në një qeveri të menaxhimit borgjez.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është në krye të një lufte të vështirë dhe përpiqet çdo ditë për të forcuar lidhjet e saj me klasën punëtore, me fshatarësinë e varfër, me të vetë-punësuarit e qytetit, me gratë dhe të rinjtë e familjeve popullore.
Organizatat e Partisë, organizatat e Rinisë Komuniste (KNE) zhvillojnë aktivitete të vazhdueshme ideologjike-politike, luftojnë nëpër fabrika, në vendet e punës dhe lagjet popullore për organizimin e luftës punëtore – popullore, duke i dhënë rendësi të veçantë në ngritjen e partisë nëpër fabrika, në sektorë me rëndësi strategjike, kundër-lufton dobësitë dhe mungesat.
Forcat e partisë, miqtë e partisë, Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) dhe miqtë e saj, organizuan brenda vitit 2016 qindra aktivitete masive për 100-vjetorin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) që është në vitin 2018, u realizuan aktivitete shumë të rëndësishme për 70-vjetorin e themelimit të "Ushtrisë Demokratike të Greqisë" (DSE) dhe luftën e saj heroike gjatë konfrontimit me klasën borgjeze, me imperializmit Britanik dhe atë Amerikan në luftën civile, në luftën madhështore të armatosur nga viti 1946 deri në vitin 1949.
Komunistët dhe komunistet mbështesin luftërat e FRONTIT MILITANT MBAR-PUNËTOR (PAME), të lëvizjes klasore që marrin pjesë me dhjetëra Federata, Qendra Punëtore, qindra klube punëtorësh dhe komitete militante, mijëra sindikalistë.
Veçanërisht e rëndësishme është iniciativa e forcave klasore, mes së cilës, qindra organizata sindikale organizojnë luftën e tyre për heqjen e masave antipunëtore, duke kërkuar nënshkrimin e Marrëveshjeve të kënaqshme Kolektive, rimarrjen e humbjeve që kanë pësuar punëtorët gjatë periudhës së krizës.
Komunistët dhe komunistet janë protagonistë në luftën e fshatarësisë së varfër dhe të mesme, e të vetë-punësuarve të qytetit, të rinisë dhe të grave.
Një çështje kyçe është që lufta ideologjike dhe masive të godasë armikun e vërtetë, klasën borgjeze dhe shtetin e saj, të mos u kufizohet në partitë dhe qeveritë borgjeze, të kontribuojë në zhvillimin e ndërgjegjes klasore.
Brenda luftës së përditshme, në greva, në protesta, në okupime, në dhjetëra aktivitete shumëformëshe, lëvizja klasore fiton rezultate në organizimin e klasës punëtore, kontribuon në forcimin këmbënguljes së punëtorëve, për t’u forcuar fronti kundër kapitalit dhe politikës antipopullore të qeverisë dhe forcave të tjera borgjeze, që të forcohet konfrontimi me sindikalizmin e punëdhënësve - qeverisë si dhe kundër nocionit të rrezikshëm që flet për konsensus dhe bashkëpunim klasor midis shfrytëzuesve dhe të shfrytëzuarit.
Komunistët dhe komunistet luftojnë për riorganizimin e lëvizjes punëtore për t’u forcuar linja e luftës së klasave, të kenë masivitet sindikatat dhe të sigurojnë një bazë të fortë në vendet e punës, të forcohet lufta me linjë dhe kërkesa që lidhen me nevojat bashkëkohore punëtore popullore, të ndryshojë balanca e forcave.
Një lëvizje e fuqishme punëtore do të jetë zemra e një aleance të madhe sociale, e një aleance popullore të klasës punëtore, të fshatarësisë së varfër dhe të mesme, e të vetë-punësuarve të qytetit, një aleance që do grumbullojë dhe lëvizë forca të organizuara, do të ndërhyjë me vendosmëri në luftën e përditshme me orientim-drejtim antikapitalist – antimonopoliste, me fanar ndriçues përmbysjen e barbarizmit kapitalist, marrjen e pushtetit punëtor.
Populli grek do të shpëtojë nga prangat e shfrytëzimit kapitalist dhe të bashkësive imperialiste, vetëm kur klasa punëtore me aleatët e saj do të kryej revolucionin socialist dhe do të vazhdojë në ndërtimin e socializmit – komunizmit.
Ndryshimi i revolucionar në Greqi do të jetë socialist. Kjo është objektivisht e nevojshme. Fakti i bilancit negativ të forcave sot, vonesa e faktorit subjektiv nuk e ndryshon karakterin e revolucionit.
Forcat lëvizëse të revolucionit socialist do të jenë klasa punëtore si forcë udhëheqëse, gjysëm-proletarët, shtresat e shtypura popullore e të vetë-punësuarve të qytetit, fshatarësia e varfër.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në kushte jo-revolucionare, i angazhon forcat e saj për të përgatitur faktorit subjektiv që të mundet t’i përgjigjet detyrave historike kur të krijohen kushtet revolucionare – kur, të sipërmit nuk do munden dhe të poshtmit nuk do të duan të qeverisen si më parë, etj...
Perceptime (brenda lëvizjes komuniste ndërkombëtare) që nënvlerësojnë luftën antimonopoliste – antikapitaliste dhe nevojën për një përgatitje të gjithanshme për përmbysjen e pushtetit të kapitalit, nuk marrin parasysh mundësitë e intensifikimit të zhvillimeve dhe shfaqjen e situatës revolucionare që si një fenomen objektiv mund të lindi në kushtet e krizës kapitaliste dhe të luftës imperialiste.
Ne duhet të mësojmë nga përvoja historike që thekson se PK-të u gjendën të papërgatitura në kushtet e intensifikimit të luftës së klasave dhe nuk mundën të përgjigjen në kryerjen e detyrave të tyre historike.
Të dashur shokë,
Është e njohur se lëvizja komuniste përballet me krizë ideologjike dhe organizative, mbart plagët e thella të kundërrevolucionit dhe të ndikimit të fortë të oportunizmit në radhët e saj.
Pas restaurimit të kapitalizmit në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e ndërtimit socialist në Europën Qendrore dhe Lindore, dominimin e marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit në Kinë, forcimi i marrëdhënieve kapitaliste në Vietnam dhe në Kubë, situata e R.P të Koresë, gjendja në lëvizjen komuniste ndërkombëtare u përkeqësua.