Skip to content

Njoftim për shtyp e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Date:
jan 24, 2017
eyrwpaikh-kommoynistikh-synanthsh-10

Takimi Komunist Europian u mbajt për të dhjetin herë në Bruksel me pjesëmarrjen e 41 partive komuniste dhe punëtore. Ajo u prit nga Grupi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Parlamentin Europian. Nën ndriçimin e 100-vjetorit të madh të Revolucionit të Tetorit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me klasën punëtore, popujt, lëvizjen punëtore komuniste europiane dhe ndërkombëtare, luftën e komunistëve.

Revolucioni i Tetorit përbën një ngjarje historike botërore, më e madhja e shekullit të 20-të, e cila vuri vulën e saj në rrjedhën e njerëzimit. Hapi një periudhë të re historike, periudhën e kalimit nga kapitalizmi në socializëm. Formoj parakushtet që të bëhen realitet të drejta punëtore që gjer atëherë nuk ishin parë më parë. I dha hov luftërave të punëtorëve në vendet kapitaliste dhe në plotësimin e kërkesave të tyre. Ndikojë me vendosmëri në zhvillimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe lëvizjen punëtore, në çlirimin e popujve nga zgjedha koloniale. Revolucioni i Madh i Tetorit vërtetojë saktësinë e teorisë marksiste-leniniste, rolin e pazëvendësueshëm udhëheqës të Partisë Komuniste.

Nga shumë folës u theksua se ndryshimet kundërrevolucionare nuk e ndryshuan karakterin e epokës sonë. Socializmi mbetet aktual dhe i nevojshëm. U shpreh optimizmi se e ardhmja e njerëzimit nuk është barbarizmi kapitalist, se shekulli i ynë do të shënohet nga një rritje e re e lëvizjes globale revolucionare dhe revolucione të reja socialiste ..

Mjaft folës iu referuan ndryshimeve kundërrevolucionare, pasojat negative që solli për popujt, shkaqet, gabimet dhe devijimet që çuan në përmbysjen e socializmit. Është vërejtur se gjatë kursit të saj hyrja e elementëve, kategorive dhe metodave kapitaliste për të zgjidhur problemet ekzistuese dobësuan gradualisht dhe në fund minuan ndërtimin socialist.

Ndër detyrat më të rëndësishme të komunistëve sot, është ballafaqimi me fushatën anti-komuniste të BE-së, që të rivendoset në sytë e punëtorëve e vërteta për socializmin e shekullit të 20-të, pa zbukurime, në mënyrë objektive dhe pa shpifjet e klasës borgjeze, të cilat bazohen edhe në katastrofat që solli kundërrevolucioni.

Kapitalizmi mbetet ende i fortë, por nuk është i pathyeshëm. Kriza manifestojë edhe më hapur kufijtë historik të kapitalizmit. Megjithatë, kapitalizmi është i rrezikshëm edhe në fazën e zhvillimit të tij. Çdo zhvillim që do të vijë pas krizës do të ketë si parakusht të drejtat e rrënuara punëtore popullore.

Vështirësitë në ekonominë kapitaliste europiane dhe globale acarojnë kontradiktat ndër-imperialiste. Konkurrenca mes fuqive kapitaliste intensifikohet, si dhe në brendësi të bashkësive imperialiste si BE dhe NATO. Shumëfishohen vatrat e konfrontimit ushtarak, rritet rreziku i përgjithësimit të tyre.

Rrugëdalja për të klasës punëtore dhe shtresat e tjera popullore, është e mundur vetëm nëpërmjet rrugës së përmbysjes së pushtetit kapitalist dhe pronësisë.

Shumë parti vunë në dukje se kjo luftë nënkupton dobësimin e formave të ndryshme të rrezikshme të reformizmit – oportunizmit, të së ashtuquajturës Partia e së Majtës Europiane dhe të së "majtës qeveritare", siç është shprehur në Greqi nga SYRIZA. U theksua se qasjet e ndryshme për menaxhimin e kapitalizmit nuk janë një zgjidhje alternative për popujt. Përvoja nga vartësia e qeverisjes borgjeze është negative, pavarësisht nga etiketa e saj, nga pjesëmarrja ose toleranca ndaj këtyre qeverive në kuadrin e kapitalizmit.

Revolucioni i Tetorit dhe lufta për socializmin e shekullit të 20-të përbëjnë burim për përvojë të rëndësishme dhe mësime që partitë komuniste dhe punëtorët mund të shfrytëzojnë në mënyrë që ata të bëhen më efektivë në përpjekjet e tyre për të forcuar dhe për të siguruar një orientim klasor në lëvizjen punëtore, për të ndërtuar aleancën e klasës punëtore me shtresat e varfra popullore të qytetit dhe fshatit, në organizimin e luftës punëtore - popullore kundër monopoleve, aleancave të tyre ndërkombëtare dhe pushtetit të tyre, për të kërkuar të drejtat që korrespondojnë me nevojat e tyre sot, për heqjen e shfrytëzimit.

Nëse shekullit 20-të filloi me ofensivën e madhe të proletariatit në qiej dhe përfundoi me humbjen e saj të përkohshme, shekulli 21 mund të sjellë përmbysjen finale dhe të  pakthyeshme të kapitalizmit dhe ndërtimin e socializmit-komunizmit.

 

Partitë që morën pjesë në Takimin Komunist Europian ishin:  

1

Communist Party Of Albania

2

Party Of Labour Of Austria

3

Communist Party Of Belarus

4

Belarusian Communist Party of Workers-Section of the CPSU

5

Communist Party Of Bulgaria

6

Party Of Bulgarian Communists

7

Union Of Communists In Bulgaria

8

New Communist Party Of Britain

9

AKEL

10

Communist Party Of Bohemia & Moravia

11

Communist Party Of Denmark

12

Communist Party In Denmark

13

Communist Party, Denmark

14

Communist Workers Party Of Finland

15

Pole Of Communist Revival In France

16

Revolutionary Party - Communistes

17

Communist Revolutionary Party of France

18

German Communist Party

19

Communist Party of Greece

20

Hungarian Workers' Party

21

Workers' Party of Ireland

22

Communist Party

23

Socialist Party of Latvia

24

Socialist People's Front of Lithuania

25

Communist Party of Luxembourg

26

Communist Party of Malta

27

Communist Party of Norway

28

New Communist Party of The Netherlands

29

Communist Party of Poland

30

Portuguese Communist Party

31

Romanian Socialist Party

32

Communist Workers' Party of Russia

33

Communist Party of The Russian Federation

34

Communist Party of Soviet Union

35

Party of The Communists of Serbia

36

Communist Party of Slovakia

37

Communist Party of The Peoples of Spain

38

Communist Party of Sweden

39

Communist Party of Turkey

40

Communist Party of Ukraine

41

Union of Communists of Ukraine

24.01.2017