Skip to content

Pse flasim për bazë shtetërore – kombëtare të ekonomisë ?

Date:
mar 3, 2017
572853_Sq

Tek Qëndrimet përmendet se "kushtet e riprodhimit të zgjeruar të kapitalit, të grupeve monopoliste, të kompanive aksionare vazhdojnë ende në pjesën e tyre më të madhe të formohen në kuadrin e shteteve kombëtare dhe të çdo herë aleancave ndërshtetërore imperialiste në të cilat ato përfshihen". A përputhet ky vlerësim me faktin që sot ekzistojnë kompani të mëdha shumëkombëshe aksionare që veprojnë në një numër të madh shtetesh?

Në kapitalizëm sot mbizotëron si një trend i përgjithshëm që prodhimi të jetë i kufizuar në kuadratin kombëtar, investimet kalojnë kufijtë dhe kapitalet të transferohen në mes të shteteve borgjeze. Kjo është ajo që ne e quajmë ndërkombëtarizimi i tregut kapitalist. Por, ky trend nuk mund të mënjanojë zhvillimin e pabarabartë (asimetrik) mes kapitaleve të veçanta, në biznese dhe ekonomitë "kombëtare" kapitaliste. As nuk mund të përmbysi faktin se shumica e riprodhimit të zgjeruar të kapitalit, pra rritja e dimensioneve të tij në krahasim me më parë, realizohet në kuadër të çdo shteti kombëtar. Mbi këtë lëvizje objektive kontradiktore të ekonomisë kapitaliste acarohen (intensifikohen) kontradiktat ndër-imperialiste.

Një shembull karakteristik. Kush nuk di për bizneset shumëkombëshe amerikane që investojnë në çdo cep të globit, të cilat në përbërjen e tyre kanë aksionarë nga e gjithë bota. Por megjithatë, tregu i brendshëm e ruan rolin dominues për akumulimin (grumbullimin) e kapitalit, madje edhe në SHBA, pavarësisht nga rritja e rëndësisë së filialeve të grupeve monopoliste shumëkombëshe, me bazë në SHBA. Pra, për bizneset shumëkombëshe amerikane, përqindja e vlerës së shtuar (një tregues ky që shfaq akumulimin (grumbullimin) e kapitalit) që vjen nga jashtë është rritur nga 23.3% në vitin 1994, në 33.2% në vitin 2008, dhe pati një rënie të vogël në 30% . Pra, ka të bëjë, me rreth 1/3 e vlerës totale të shtuar, pra më shumë se 2/3 e fitimeve të bizneseve shumëkombëshe amerikanë vinë nga tregu vendas.

Kushtet, pra, për riprodhimin e zgjeruar të kapitalit të grupeve monopoliste, të korporatave kreditore vazhdojnë ende në pjesën më të madhe të tyre të formohen në kuadrin e shteteve kombëtare, por edhe në çdo herë aleancat ndërshtetërore imperialiste në të cilat përfshihen. Kjo ka të bëjë me kushtet tatimore, kredi-dhënies, formimin e pagave-rrogave, mbrojtjen e tarifave, fondet shtetërore të eksportit, fondet dhe përforcimet ekonomike shtetërore.

Në të njëjtën kohë, çdo shtet kombëtar borgjez përdor fuqinë ekonomike, politike dhe ushtarake për të mbështetur grupet e brendshme monopoliste të tij në antagonizmat ndërkombëtare. Pavarësisht nga përbërja e mundshme shumëkombëshe e aksionarëve, secili grup monopolist ka lidhje reference me shtetin përkatës borgjez dhe aleancat përkatëse imperialiste. Në fund të fundit, çdo kompani aksionare ka si bazë ekonominë kapitaliste të një shteti të caktuar dhe në këtë terren objektiv fiton dhe mundësinë e eksportit të një pjese të kapitalit të tij. Pra, shteti borgjez kombëtar mbetet instrumenti kryesor i sigurimit të dominimit ekonomik të monopoleve, të përqendrimit (grumbullimit) dhe centralizimit të kapitalit në konkurrencë me proceset e ngjashme në shtetet e tjera.