Skip to content

Për aristokracinë punëtore, për diferencimin dhe shtresëzimin e klasës punëtore

Date:
mar 3, 2017
572853_Sq

Në pikën 23 të Qëndrimeve të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për Kongresin e 20-të bëhet referat për tkurrjen e shtresës së aristokracisë punëtore dhe në zgjerimin e diferencimit në brendësi të klasës punëtore. Me shkak këto referate shtrohet pyetja në ç’bazë materiale bëhen këto të mësipërmet.

Njeriu gjithmonë përdorte fuqinë e tij punëtore, d.m.th në përgjithësi kapacitetet e tij fizike dhe mendore, për të prodhuar produkte të dobishme për atë. Në kapitalizëm, në mënyrë paralele me transformimin e gjerë të produkteve në mallra, përgjithësohet dhe transformimi i fuqisë punëtore të njeriut në mall. Transformimi i fuqisë punëtore në mall, në kombinim me përqendrimin (grumbullimin) e mjeteve shoqërore të prodhimit në duart e një pjese të shoqërisë, përbën kriterin themelor të ndarjes klasore të shoqërisë kapitaliste: Nga njëra anë, klasa borgjeze përbëhet nga pronarët e mjeteve shoqërore të prodhimit dhe nga ana tjetër klasa punëtore përbëhet nga të gjithë ata që nuk kanë në pronësinë e tyre mjetet e prodhimit dhe janë të detyruar të shesin fuqinë e tyre punëtore te kapitalistët.

Megjithatë, ky kriter nuk është i mjaftueshme për të dalluar dy klasat themelore të shoqërisë. Duhet të merren në konsideratë edhe kritere të tjera. Për këtë arsye Lenini i dha përkufizimin e mëposhtëm klasave: "Klasa quhen grupet e mëdha të njerëzve të cilët dallohen mes tyre nga pozita që kanë brenda një sistemi të caktuar të prodhimit shoqëror, nga marrëdhëniet e tyre (në pjesën më të madhe të vendosur dhe formuluar në ligje) ndaj mjeteve të prodhimit, nga roli i tyre në organizimin shoqëror të punës dhe si rrjedhim nga mënyra që përvetësojnë pjesën e pasurisë shoqërore që ata kanë dhe nga madhësia e kësaj pjese. Klasat janë ato grupe të njerëzve, që njëra mund përvetësojë punën e tjetrës për hir të dallimit të pozitës që zotëron brenda një sistemi të caktuar të ekonomisë shoqërore."

Klasa punëtore që është e përcaktuar me bazë në përgjithësi të kritereve të mësipërme nuk është një tërësi unike, por ajo është e karakterizuar nga dallime thelbësore të natyrës dhe kushteve të punës, nga paga, nga shkallët e specializimit, nga stabiliteti-qëndrueshmëria e punës, etj.  Ky diferencim në brendësi të mallit fuqi punëtore është shumë i madh mes shteteve të ndryshme kapitaliste, në industri të ndryshme dhe kompani të ndryshme.

Në fazën monopoliste të kapitalizmit, kjo diferencë u rrit edhe më shumë. Mbi këtë bazë materiale, u shfaq një shtresë punonjësish e cila siguroi kushte jetese dhe pune shumë më të mira se masa e madhe e punëtorëve. Sigurisht që, kjo nuk do të thotë se çdo pjesë e punëtorëve që siguron, për shembull, paga më të larta, i takon aristokracisë punëtore. Që të përcaktohet aristokracia punëtore duhet të vlerësohet në kombinim përgjithësia e kritereve që përcakton më lartë Lenini për klasat dhe jo ti ndajmë kriteret njërën nga tjetra. Për shembull, pavarësisht nga shuma e të ardhurave, është shumë i rëndësishëm dhe faktori si p.sh karakteri i mbikëqyrës apo jo i punës, ose e metodës së përvetësimit të një pjese të konsiderueshme të së ardhurave (p.sh. "paratë nën dorë" dhe "korrupsioni" i çdo lloji, shpërblimet e seminareve të Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE), blerja e drejtpërdrejtë financiare dhe e shumëllojshme materiale e një pjese të punonjësve). Shtresa e mësipërme e privilegjuar punëtore shfaqet si në sektorin privat ashtu dhe në atë shtetëror.

Ajo që duhet të jetë e qartë është se nuk bëhet fjalë rreptësishtë për një shtresë të kufizuar në mënyrë të përkryer. Elementi i rëndësishëm në shfaqjen e aristokracisë punëtore nuk është caktimi i kufijve të rreptë ndaj saj, por fakti se shfaqen objektivisht në pjesët e punonjësve kushtet materiale për kompromis me kapitalizmin, një prirje kjo që shfaqet edhe në linjat e lëvizjes punëtore.

Madhësia e shtresës së aristokracisë punëtore nuk është e qëndrueshme në periudha të ndryshme dhe në vende të ndryshme, pasi kjo varet nga faktorë të tillë si faza e zhvillimit të marrëdhënieve kapitaliste, pozita e vendit në sistemin imperialist botëror, faza e ciklit ekonomik, etj.  Kështu, ndërsa Marksi dhe Engelsi fillimisht i kushtuan një vëmendje të veçantë aristokracisë punëtore në Angli, si rezultat i monopolit të saj industrial në tregun botëror, me konfigurimin e sistemit global imperialist, gjatë shekullit të 20-të, baza materiale e aristokracisë punëtore u zgjerua në shumicën e shteteve kapitaliste (pavarësisht nga pozita e tyre në piramidën imperialiste) ashtu dhe në brendësi të çdo shteti.