Sipas Programit të Partisë: "Kapitalizmi në Greqi është në fazën imperialiste të zhvillimit të tij, në pozicion të ndërmjetshëm në sistemin imperialist ndërkombëtar, me varësi të forta dhe të pabarabarta nga SHBA-të dhe BE-ja. (...)
Pas shpërthimit të krizës, pozita e ekonomisë kapitaliste greke u përkeqësua në kuadër të Eurozonës, të BE-së dhe piramidës ndërkombëtare imperialiste në përgjithësi, gjë që nuk e mohon faktin se hyrja Greqisë në KEE - BE i shërbeu pjesëve më dinamike të kapitalit monopolist vendas dhe kontribuoi në blindimin e fuqisë së tyre politike.
Pjesëmarrja e Greqisë në NATO, varësitë ekonomike – politike dhe politiko – ushtarake nga BE-ja dhe SHBA-të kufizojnë veprimet e borgjezisë greke për të manovruar në mënyrë të pavarur, sepse të gjitha marrëdhëniet e aleancës së kapitalit janë të udhëhequra nga konkurrenca, pabarazia dhe si rrjedhim pozicioni i më të fortit, formohen si marrëdhënie e ndërvarësisë të pa barabartë.
Kontradiktat në brendësi të borgjezisë deri tani nuk e mohojnë zgjedhjen strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE, edhe pse pjesëmarrja në Eurozonë po zhvillohet në një mënyrë kontradiktore, ndërsa në të njëjtën kohë ritet prirja për forcimin e marrëdhënieve me qendra të tjera (Rusi, Kinë, SHBA)"
Vlerësimi i fuqisë ekonomike të një shteti është një sipërmarrje e vështirë, pasi duhet të merret në konsideratë një gamë të tërë faktorësh, si e situatës së brendshme ashtu dhe e marrëdhëniet ekonomike me ekonomitë e tjera, por dhe se si këto transformohen me kalimin e kohës. Brenda këtyre faktorëve përfshihet volumi, vlera dhe struktura e përgjithshme e prodhimit të brendshëm, nivelet e akumulimit (grumbullimit) të kapitalit dhe evolucioni i tyre, lëndët e para brenda vendit, niveli teknike dhe produktiviteti i punës, struktura e kapitalit dhe e klasës punëtore, raporti i import – eksportit, i mallrave dhe i kapitalit, shfrytëzimin e vendndodhjes gjeografike, etj.
Një vlerësim i parë, dhe i përgjithshëm mund të jepen nga PBB (që vlerëson volumin e prodhimit) dhe PBB për frymë të ekonomisë, (që lidhet me produktivitetin).
Me bazë vlerësimet e FMN-së për vitin 2016, Greqia, me kriter Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) renditet në vendin e 49-të me 196 miliardë dollar, pas Portugalisë me 205 miliard dollar (në vendin e 47-të), Vietnamit me 200 miliardë dollarë (në vendi e 48-të), dhe përpara Çekisë me 194 miliard dollar (në vendin e 50-të) dhe Rumanisë me 187 miliard dollar (në vendin e 51).
Turqia është në vendin e 18-të me 756 miliardë dollarë dhe merr pjesë në grupin e 20 vendeve më të pasura të botës (G-20). Me bazë të dhënat e vitit 2014, Greqia ishte në pozitën e 44-ët në renditjen botërore.
Me kriter PBB-në për frymë, i cili është një tregues i mesatares të së ardhurave të banorëve të një shteti: Greqia renditet në vendin e 39-të me 18.000 dollarë/vit, pas Portugalisë me 19,100 dollarë/vit dhe përpara Çekisë (17,600 dollarë/vit) në vendin e 40-të. Turqia është në vendin e 67-të me 9,200 dollarë/vit.
Po kaq kompleks është dhe vlerësimi i saktë i fuqisë ushtarake të një vendi, diçka që përcaktohet nga një numër faktorësh, siç thuhet në Qëndrimet e KQ për Kongresin e 20-të, në pikën 8.
Sipas Qendrës përkatëse Ndërkombëtare të Bonit (BICC), Greqia është vendi i 10-të më të militarizuara në botë në bazë të një sërë treguesish (shpenzimeve ushtarake/PBB, forca ushtarake/popullsi, armë të rënda). Greqia ka 13 ushtarë aktivë për çdo 1,000 banorë, ndërsa vendet e BE-së kanë 2-3 dhe Turqia 6.6. Greqia ishte, kaq vite para krizës ashtu dhe sot, në tre vendet e para të NATO-s në shpenzimet ushtarake (si % të PBB-së).
Raporti i kombinuar i faqes elektronike GlobalFirepower përpiqet që të përfshijë disa elemente që përcaktojnë sasinë e përgjithshme të forcave ushtarake dhe klasifikon Turqinë si fuqinë e 8-të botërore, Izraelin fuqinë e 16-të dhe Greqinë fuqinë e 28-të. Megjithatë, në aspektin e avionëve, të armëve të rënda dhe instrumenteve të mëdha detare, balanca (korrelacioni) i fuqisë mes Turqisë dhe Greqisë është rreth 1.5: 1 deri në 2: 1.
