Nxitur nga referimi i Pikës 28 në Qëndrimet e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për Kongresin e 20-të ndaj SYRIZA-s dhe qeverisë së saj ngrihet pyetja e qartësimit të natyrës së SYRIZA-s si dhe pse kjo parti u mbështet nga klasa borgjeze.
Përcaktimi i pozicionit politik të SYRIZA-s fillimisht presupozon sqarimin e marrëdhënies ndërmjet politikës borgjeze dhe rymës oportuniste. Linja politike oportuniste –për sa i përket thelbit klasor të saj– është një linjë politike borgjeze, por ashtu si kjo manifestohet brenda në radhët e lëvizjes punëtore. Pra, duam të themi, se përbën një mbështetje politike të objektivave strategjike të kapitalit në ekonomi dhe politikë, shfaqet e maskuar me parulla socialiste. Fakti që perceptimet oportuniste kanë objektivisht "thelb" të përbashkët me ideologjinë dhe politikën borgjeze del si nga qasjet e rastit mes partive oportuniste dhe partive borgjeze ashtu dhe nga konvertimi i partive oportuniste në parti të qeverisjes borgjeze, veçanërisht në periudhat ku kjo gjë është e nevojshme për kapitalizmin.
Kur një parti oportuniste thërritet që të menaxhojë nga poste qeveritare interesat e përgjithshme të klasës borgjeze, atëherë nënshtrohet nga vetë situata në një seri përshtatjesh politike, ideologjike dhe organizative të cilat karakterizohen nga largimi i elementeve dhe referencave oportuniste të saj diçka që njëkohësisht nuk do të thotë se këto elemente dhe referenca nuk do vazhdohen të përdoren për ti bllokuar forcat popullore në synimet borgjeze.
Të mësipërmet janë të shprehura edhe në evoluimin historik të SYRIZA-s. "Shtylla kurrizore" e SYRIZA-s aktuale vjen nga "Koalicioni i së Majtës dhe Progresit", e cila nga ana e saj u formua kur koalicioni i partivë me të njëjtin emër u shndërrua në vitin 1991 në një organ të veçantë politik me vajtjen atje të shumë anëtarëve dhe kuadrove që u larguan nga KKE. Në vitet në vijim, Sinaspismos-i (që do të thotë Koalicion) dhe që nga viti 2004 SYRIZA (i cili fillimisht ishte aleancë zgjedhore e partive oportuniste) përbënte bartësin kryesor të oportunizmit në Greqi. Si i tillë vepronte në konfrontim të hapur me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), dhe bashkohej me objektiva me karakter strategjik për borgjezinë, si p.sh. votimin pro të Traktatit të Mastrihtit, pjesëmarrjen në tubimet nacionaliste për çështjen "Maqedonase", kishte entuziazëm për përmbysjet kundër-revolucionare të periudhës 1989 - 1991, mbështetje ndaj kooperimit social.
Reformimi afatgjatë i sistemit politik borgjez në terrenin e krizës së thellë kapitaliste i rezervojë SYRIZA-s detyra të reja në çështjen e mbrojtjes së kapitalizmit përmes "ripërtëritjes" së saj në një parti të qeverisjes borgjeze. Kjo çështje i ka imponuar asaj një sërë përshtatjesh në të gjitha nivelet (shndërrimin e saj në një parti të vetme, tërheqje kuadrosh me prirje PASOK-jane, përshtatje të referencave ideologjike të saj, etj.), në mënyrë që të jetë në gjendje për të kryer në mënyrë të plotë rolin e ri. "Pjekuria e detyruar", që pësojë -sipas fjalëve të zyrtarëve të saj- SYRIZA në rrugën drejt qeverisjes dhe në periudhën e parë të marrjes së kësaj detyre konsiston në transformimin gradual të kësaj partie nga parti oportuniste në parti qeveritare borgjeze socialdemokrate, por që i mirëmban referatet oportuniste me synim që të marri pëlqimin popullor për politikat antipopullore.
Klasa borgjeze e Greqisë por edhe ajo ndërkombëtare i parashihte përfitimet nga një përdorim i SYRIZA-s për sigurimin e qetë të rotacionit qeveritar në kushte të krizës ekonomike, në kushtet e lëvizjes popullore dhe "zhvlerësimit" të partive të vjetra borgjeze. Oportunizmi, tallja e hapur e masave popullore, kultivimi masiv i iluzioneve rreth menaxhimit pro-popullor të kapitalizmit u vlerësuan në veçanti. Këto pritje të klasës borgjeze në kombinim me vërtetimet që jepeshin nga SYRIZA në botën borgjeze të brendshme dhe në atë ndërkombëtare (shih. Vizitën në SHBA, fjalime në Institutin e "Brookings" , në "Como Forum", tek Lidhja e Industrialistëve Grekë (SEV), etj.), çuan në ngritjen e saj në qeverisje.
Me marrjen e pushtetit, masat antipopullore që imponojë, menaxhimi i krizës në favor të kapitalit e përshpejtuan përshtatjen e SYRIZA-s. Produkti i këtyre përshtatjeve ishte mbështetja edhe më e hapur e synimeve strategjike të kapitalit, tërheqja e çdo slogani pro-popullor, ngazëllimi i tregtisë, kalimi nga retorika anti-memorandum në pozicionin se zbatimi i memorandumeve është parakusht që të hapet rruga për mirëqenie popullore, ndërsa kohët e fundit shumohen thirrjet që ajo u bën forcave të tjera politike borgjeze për konvergjenca dhe konsensus në strategjinë antipopullore. Të mësipërmet vërtetojnë, natyrisht, se linjat ndarëse brenda kampit borgjez (p.sh. memorandum – anti-memorandum) janë shumë të zbehta.
