Skip to content

Ç ’duam të themi "parti e përmbysjes revolucionare e detyruar të veprojë në kushte jo-revolucionare"?

Date:
mar 7, 2017
572853_Sq

Në pikën 64 të Qëndrimeve për Kongresin e 20-të të KKE thuhet se "Ka një kontradiktë objektive e cila përshkon çdo parti komuniste, çdo lëvizje punëtore revolucionare që vepron në kushte jo-revolucionare. Dhe kjo kontradiktë gjendet pikërisht në faktin se ndërsa Partia Komuniste është partia e përmbysjes revolucionare, nuk vepron në kushte që favorizojnë përmbysjen revolucionare". Ç ‘duam të themi në këtë pikë?

Në kushte jo-revolucionare, klasa borgjeze në përgjithësi ruan dominimin e saj politik dhe ideologjik mbi klasën punëtore dhe shtresave të tjera popullore. Kjo nuk ndoll vetëm për shkak se ajo ka në duart e saj mekanizmin shtetëror, mekanizmat e kultivimit ideologjik (mediat, sistemi arsimor, Kishat-fenë etj.), mundësinë për shpengime ekonomike, shantazhe etj. por edhe për shkak se dominimi i marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit përforcon në këto kushte edhe dominimin e koncepteve që i përshtaten atyre. Me fjalë të tjera, në kushte jo-revolucionare dhe vetë punëtorët kanë tendenca spontane që të "veshin" "syze borgjeze", për të interpretuar si zhvillimet e përgjithshme ashtu dhe ato që lidhen më drejtpërdrejt me veten e tyre. Sigurisht, që ekziston dhe ndërhyrja e faktorëve të tjerë -ndërhyrja e PK-së, zhvillimi i luftës klasore- duke kontribuar në mënyrë analoge në përforcimin apo në dobësimin e këtij ndikimi.

Atëherë, çfarë do të thotë, për PK-në politikë që ti shërbejë qëllimeve të veta revolucionare në kushte të tilla me një bilance negativ? Ndryshe nga situata revolucionare, ku detyra kryesore është orientimi i luftës për të marrë masa të menjëhershme për përmbysjen e pushtetit borgjez, në kushte jo-revolucionare detyra kryesore është forcimi i gjithanshëm ideologjik-politik dhe organizativ i PK-së, por dhe forcimi sasior dhe cilësor i pjesëve më pioniere të forcave punëtore popullore që grumbullohen me militarizëm në drejtim antikapitalist – antimonopolist nën ndërhyrjen e komunistëve. Kjo detyrë e përgjithshme kalon nëpërmjet një serie detyrash të tjera të veçanta, të tilla si lufta për të riorganizuar lëvizjen sindikaliste punëtore, lufta për zhvillimin e aleancës sociale, lufta për përmirësimin e korrelacionit politik, lufta kundër oportunizmit dhe iluzioneve që thonë se shtetin borgjez mund ta shfrytëzosh në favor të popullit, luftën për ruajtjen e pavarësisë politike të lëvizjes punëtore nga të gjitha krahët-seksionet e politikës borgjeze.

Është një veprimtari, që objektivisht është shumë komplekse, pasi ajo shkon "kundër rrymës". Vetë fakti se shumë PK u inkorporuan -pavarësisht nëse ato e mbajtën apo jo titullin e tyre- në vazhdim te kapitalizmi tregon dhe vështirësinë për të mbajtur në mënyrë të vendosur "busullën" e veprimtarisë revolucionare në të gjitha kushtet. Aftësia e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për të vepruar në të gjitha kushtet si parti e përmbysjes revolucionare është e koduar në sloganin "Partia e çdo kohe".

Presioni mbi PK-në, që ajo të kufizojë veprimtarinë e saj brenda kufijve të ekonomisë kapitaliste dhe të institucioneve borgjeze, mund të marrë shumë forma (politike, ideologjike, ekonomike, etj.), dhe rritet në kushtet e reformimit të skenës politike borgjeze, të mprehjeve të kontradiktave nder-borgjezë etj. Historikisht është vërtetuar se kjo mbetet pavarësisht nëse PK-ja vepron në kushte ilegale apo të ashtuquajtura legale. Ky presion rritet gjithashtu kur prek një pjesë të ndikimit të drejtpërdrejtë politike të saj apo dhe anëtarë të PK-së.

Përballimi i rreziqeve të mësipërme ka si parakusht konsolidimin dhe forcimin e tiparet revolucionare të PK-së. Ka parakusht arritjen e aftësisë së saj për të nxjerrë konkluzione nga rrjedha e luftës klasore, ka parakusht përmirësimin e përbërjes së saj sociale dhe të moshës, ka parakusht përmirësimin e aftësisë së saj për të punuar me shtresat e gjera popullore në atë mënyrë që të mos ti nënshtrohet nivelit të ulët të vetëdijes së tyre politike, por në të kundërt të kontribuojë në ngritjen e saj.

Detyra e arritjes së tipare revolucionare dhe i përshtatjes të së gjitha aspekteve të funksionit të Partisë për qëllimet e saj revolucionare -ashtu siç janë pasqyruar në programin e saj- përbën një detyrë që arrihet në kushte jo-revolucionare.