Skip to content

Njoftimi për kërcënimin me nxjerrje jashtë ligjit të PK të Venezuelës nga Këshilli Zgjedhor Kombëtar

Date:
pri 5, 2017
kke_kkv

Në njoftimin e saj, në lidhje me kërcënimin për nxjerrjen jashtë ligjit të PK të Venezuelës nga Këshilli Zgjedhor Kombëtar i këtij shteti, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përmend:

"KKE dënon në mënyrën më kategorike kërcënimin për të nxjerrë jashtë ligjit PK të Venezuelës nga Këshilli Zgjedhor Kombëtar i këtij vendi, qëndron me vendosmëri në krahë të komunistëve dhe do të shtojë përpjekjet që të shprehet në mënyrë masive solidariteti internacional.

Tentativa kundër PKV-së bazohet në bazë të miratimit të një ligji të miratuar në vitin 1965 nga regjimi i atëhershëm shtet-policor dhe antikomunist, i cili përpiqej që të shtonte mekanizmat e kontrollit në veprimtaritë politike.

Këshilli Zgjedhor Kombëtar kërkon në mënyrë provokuese nga Partia Komuniste e Venezuelës që të dorëzojë në shtet të dhënat e anëtarëve të saj, me synim që të "rinovohet" ligjshmëria e saj si një parti e njohur nga ana ligjore, dhe këto të dhëna do të jenë si në duart e aparatit shtetëror, ashtu dhe të hapura që të shikohen në Internet.

Kjo tentativë kundër PKV-së, mbrojtëses më të denjë të interesave të klasës punëtore dhe të së drejtave popullore, ndodh në një moment ku dalin në sipërfaqe me tension jorrugëdaljet dhe kriza e rrugës së zhvillimit kapitalist në vend, acarohen kërcënimet kundër popullit dhe lëvizjes popullore.

Qeveria e këtij vendi dhe forcat politike që e mbështesin ose e tolerojnë këtë sulm mbajnë përgjegjësi shumë të mëdha.

Klasa punëtore, shtresat popullore duhet të nxjerrin konkluzione dhe të mbrojnë PKV-në nga ky sulm të ri dhe të marrin parasysh përvojën historike e cila tregon se sulmet kundër komunistëve gjithmonë janë shenja paralajmëruese për goditje më të përgjithshme kundër të drejtave dhe arritjeve popullore.

KKE shpreh mbështetjen e saj të plotë ndaj Partisë Komuniste të Venezuelës dhe vendimit të saj që mos t’i dorëzojë të dhënat e anëtarëve të saj tek shteti borgjez dhe qëndron në solidaritet me protestën mbarëkombëtare që organizon PKV-ja më 7 Prill kundër tentativës që kërkon të nxjerrë partinë jashtë ligjit"

 ZYRA E SHTYPIT E KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) 

 

05.04.2017