Para 100 vjetësh, vetëm disa muaj para Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit dhe në kushte politike veçanërisht të vështira dhe komplekse, V. I. Lenin shkroi një punë themelore, "Shteti dhe Revolucioni", e cila, natyrisht, së pari u botua për herë të parë pas Revolucionit të Tetorit, aty nga viti 1918.
Në këtë punë Lenini nxjerr thelbin dhe analizon natyrën klasore të shtetit: "Shteti është produkt dhe manifestim i kontradiktave të papajtueshme klasore. Shteti lind atje, kur dhe derisa kontradiktat klasore objektivisht nuk mund të pajtohen. Dhe anasjelltas: ekzistenca e shtetit provon se kontradiktat klasore janë të papajtueshme"{1}.
Lenini, në këtë punim të tij përcakton domosdoshmërinë dhe aktualitetin e revolucionit socialist dhe shtetit punëtor.
Ai u mbështet në perceptimet e K. Marksit dhe F. Engelsit për çështjen e shtetit, të cilat ishin pasqyruar në disa shkrime të tilla si "Manifesti i Partisë Komuniste", "Brumair i 18-të i Ludovik Bonapartit", "Lufta Civile në Francë", "Kritika e programit Gotha", letra e Engelsit drejtuar Bebel-it më 18-28 Marsit 1875, në parathënien e F. Engelsit në edicionin e tretë të punës së Marksit ''Lufta civile në Francë", etj., për diktaturën e proletariatit. Konkluzioni i Marksit dhe Engelsit nga studimi dhe përgjithësimi i përvojës dhe mësimeve të revolucioneve ishte se klasa punëtore mund të fitojë pushtetin politik dhe të vendosi diktaturën e proletariatit vetëm me revolucionin socialist, gjatë të cilës shkatërron aparatin e shtetit borgjez dhe krijon një aparat të ri shtetëror. Kështu, në mënyrë karakteristike përmendim se Marksi në punën e tij "Kritika e Programit Gotha" (ose Gota) nënizon: "Mes shoqërisë kapitaliste dhe komuniste gjendet periudha e transformimit revolucionar të njërës në tjetrën. Dhe në këtë periudhë korrespondon një periudhë politike tranzicioni ku shteti i saj nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse diktatura revolucionare e proletariatit"{2}.
Lenini vërtetojë rëndësinë themelore që ka kjo çështje për ata që e kuptojnë qartë ekzistencën dhe rolin vendimtar të luftës së klasave në zhvillimin shoqëror, duke vënë në dukje se "... veçanërisht e rëndësishme është vërejtja shumë e thellë e Marksit se shkatërrimi i burokratizmit - aparatit ushtarak të shtetit përbën "parakusht i çdo revolucioni të vërtet popullor"{3}, dhe duke theksuar se "Marksist është vetëm ai është i cili zgjeron njohjen e luftës së klasave gjer në njohjen e diktaturës së proletariatit"{4}.
Për më tepër, Lenini synon të përshkruaj karakteristikat komuniste të formimit social-politik, aspektet kryesore të shtetit socialist, ndërsa ushtron dhe kritikë të fortë për çështjet e shtetit si ndaj konceptimeve të djathta oportuniste, ashtu dhe ndaj atyre anarkiste.
Sigurisht, kjo punë e Leninit, ashtu si në përgjithësi puna titane letrare, nuk mund të trajtohen të shkëputura, por në lidhje me punët e tjera, të tilla si p.sh është "Revolucioni proletar dhe Renegati Kautski", dhe gjithmonë në lidhje dialektike me zhvillimet historike. Megjithatë, në çdo rast, qasja leniniste për shtetin është një trashëgimi e madhe për lëvizjen komuniste ndërkombëtare, që duhet të shfrytëzohet siç duhet për zmbrapsjen e koncepteve socialdemokrate dhe oportuniste në lidhje me shtetin, të cilat kanë depërtuar dhe vazhdojnë të depërtojnë në lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Kështu që, objektivi i kësaj ndërhyrjeje nuk është një paraqitje e pozitës leniniste apo një ekspozim të shkëputjeve të sakta të Leninit, por përgjigje ndaj koncepteve moderne oportuniste nëpërmjet teorizmit marksist –leninist të shtetit. Aq më tepër, që sot shumë nga çështjet, që Lenini i luftoj në epokën e tij sot po rishfaqen, me forma të vjetra dhe të reja.
