Të dashur shokë dhe shoqe,
Nga këtu, nga Berlini përshëndesim Fitoren e Popujve kundër përbindëshit fashist imperialist në Luftën e Dytë Botërore, me protagonist Bashkimin Sovjetik dhe Ushtrinë e Kuqe heroike.
Vendi i madh i socializmit, Bashkimi Sovjetik dhe Ushtria e Kuqe kishin forcën që të sprapsin sulmin Nazist, të kapërcenin intrigat e imperializmit Amerikan dhe Britanik për të kontribuar me vendosmëri në fitoren e popujve, duke çliruar një pjesë të madhe të Europës, duke ngritur flamurin e kuq të fitores në Raichshtag, në zemër të Berlinit më 30 Prill, duke çuar në kapitullimin e Gjermanisë naziste më 9 Maj 1945.
Çmim i rëndë për fitoren. 20 milionë të vdekur, 10 milion të plagosur dhe shkatërrime të mëdha materiale, në një luftë që kushtoi 50 milionë të vdekur.
Ne nderojmë luftëtarët dhe luftëtaret që dhanë jetën e tyre, mijërat e martirëve në Dakau, Buchenwald dhe të kampeve të tjera fashiste të përqendrimit. I përulemi heroizmit të Ernest Telman-it që u vra në Gusht 1944 nga nazistët.
Nderojmë lëvizjet çlirimtare në çdo vend, luftën e Frontit Nacional Çlirimtar (EAM) dhe të Ushtrisë Popullore, të ELAS-it, në Greqi.
Partitë Komuniste, ndërmjet tyre edhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE), fituan në kushte shumë të vështira një rol pionier dhe u dalluan si organizatore, udhëheqëse dhe donatore të luftës së popujve.
Frymëzohemi dhe intensifikojmë luftën tonë për të drejtën e klasës punëtore, për socializmin, dënojmë antikomunizmin, japim përgjigje vendimtare ndaj mekanizmave antikomuniste të Bashkimit Europian dhe të qeverive borgjeze, ndaj çdo lloj borgjezi dhe rishikuesve oportunist të historisë, të bartësve të rrezikshëm që barazojnë komunizmin me përbindëshin fashist.
Çdo gjë që të bëjnë, nuk mund ta zvogëlojnë dot rolin e komunistëve, të luftës klasore, të Bashkimi Sovjetik, të socializmit në progresin shoqëror. Nuk mund ta fshehin që fashizmi është pjella e kapitalizmit dhe lufta kundër tij është konsekuente kur ka objektiv eliminimin e shkaqeve që e lindin atë.
Shokë,
Lufta e Dytë Botërore, ashtu si e Para (në vitet 1914-1918) lindën në zorrët e sistemit kapitalist dhe erdhën si rezultat i intensifikimit të kontradiktave dhe antagonizmave ndër-imperialiste për rindarjen e botës, për kontrollin e tregjeve. Kjo gjë e stigmatizon në përjetësi sistemin shfrytëzues që është fajtor për qindra luftëra të tjera, lokale dhe rajonale.
Kërkimi për sa më shumë fitime dhe konkurrenca ndër-imperialiste për burimet e pasura natyrore dhe tubacionet e energjisë janë këto synimet e luftërave imperialiste që bëhen në ditët tona, në Siri, Irak, Libi, në Ukrainë. Janë interesat e monopoleve ato që fshihen pas çdo vatre të nxehtë që shfaqet në shumë zona të botës dhe rrezikut për një konflikt ushtarak më të përgjithësuar.
SHBA-të, NATO, BE-ja, janë kundërshtarët e pashpirt kundër popujve.
Më 25 Maj në Samitin e NATO-s në Bruksel do të hynë në funksion plane të reja, shumë më të rrezikshme imperialiste, konkurrencat ndërkapitaliste me Rusinë dhe Kinën po acarohet. Nuk mjafton vetëm që të shqetësohemi, detyra e komunistëve është forcimi i luftës kundër luftës imperialiste, kundër manipulimit të klasës punëtore nga klasat borgjeze në çdo vend dhe përgatitja e popujve me orientim grumbullimin e forcave për eliminimin e shkaqeve që shkaktojnë luftë dhe ndërhyrje imperialiste.
Lufta është vazhdimi i politikës antipopullore me mjete ushtarake, janë të ngjyrosura nga interesat dhe objektivat e klasave borgjeze, karakteri i luftës në epokën tonë është imperialist. Luftë e drejtë është lufta revolucionare për eliminimin e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu.
Duke pasur kriter interesat e klasës punëtore, të shtresave popullore lufta, për mbrojtjen e kufijve, integritetit territorial, është pjesë e luftës për përmbysjen e pushtetit të kapitalit, të kapitalizmit që lind luftërat, krizat, varfërinë, papunësinë, refugjatët.
shokë,
Shumë ngjarje heroike bëhen burim frymëzimi për komunistët që të forcohet lufta antikapitaliste - antimonopoliste, por, ajo që dallon mbi të gjitha është Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit që këtë vit plotëson 100 Vjet.
Në Revolucionin e Tetorit u bë praktikë misioni historik i klasës punëtore, u dallua forca e madhe e luftës klasore si forcë lëvizëse e evolucionit shoqëror dhe u provua se sa e rëndësishme, se sa çështje kyçe është roli pionier i partisë komuniste për fitoren e revolucionit dhe ndërtimin socialist.
Revolucioni Socialist i Tetorit vërtetojë se sistemi shfrytëzues kapitalist nuk është i pamposhtur, se klasa punëtore me aleatët e saj mund të ndërtojë një shoqëri pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, vërtetojë se socializmi mundet të eliminojë papunësinë dhe të sigurojë të drejtën e punës për të gjithë, të shtojë kohën e lirë, të ofrojë falas dhe me cilësi të lartë arsim, shëndetësi, sport, kulturë, të përmbushi nevojat popullore dhe të aktivizojë forcën popullore në ndërtimin e shoqërie të re.
Përmbysjet kundërrevolucionare kanë pasoja të rënda në dëm të popujve. Humbja e përkohshme na mëson se sa të rrezikshme janë devijimet oportuniste dhe shkelja e ligjeve deterministe të ndërtimit socialist. Pushteti punëtor i klasës punëtore, socializimi (shoqërizimi) i mjeteve të prodhimit, planifikimi qendror shkencor dhe kontrolli i punëtor - shoqëror janë kushte të pa cenueshme për ndërtimin e shoqërisë së re.
Lufta e klasave vazhdon, zhvillimi historik nuk ndalet.
Kapitalizmi gjendet në fazën e lartë, të fundit të tij, ai është kalbur, dhe karakteri i epokës sonë shpreh nevojën për kalimin nga sistemi shfrytëzues në një sistem më të lartë, në socializëm - komunizëm, në bazën e konkluzionit të pamohueshëm se tashmë janë pjekur parakushtet materiale për një organizim të ri socialist - të prodhimit dhe shoqërisë.
Fazat e ndërmjetshme, kalimtare, qeveritë e ashtuquajtura të majta mbështeten mbi terrenin e kapitalizmit dhe përjetësojnë pushtetin e monopoleve, shfrytëzimin e klasës punëtore, kapitalizmi nuk mund të bëhet njerëzor.
shokë,
Iniciativa Komuniste Europiane ka hapur krahët e saj. Vitin e kaluar ajo organizoi aktivitet kundër NATO-s në Varshavë, këtë vit nderojmë në Berlin Fitoren Antifashiste të popujve dhe forca të "Iniciativës Komuniste" do të marrin pjesë në protestat kundër Samitit të NATO-s në Bruksel. Kombinojmë këto aktivitete të rëndësishme me takimet e vazhdueshme vjetore, taktikat dhe ndërhyrjet e sakta për problemet e punëtorëve dhe të rinisë, me çështjet e përgjithshme serioze politike, duke mbështetur dhe duke zhvilluar luftën ideologjike kundër klasave borgjeze, sistemit shfrytëzues kapitalist, BE-së, bashkimit imperialist ndërshtetëror në Europë.
Me këtë përvojë do të vazhdojmë të kundër-luftojmë vështirësitë, të kontribuojmë më shumë për zhvillimin e luftës klasore, për dobësimin e oportunizmit, duke forcuar përpjekjet për unitetin dhe rindërtimin revolucionar të lëvizjes komuniste, luftën për socializmin.
09.05.2017