Ishte edhe ky një nga aktivitet e shumta masive kundër NATO-s dhe kundër përfshirjes së Greqisë në planet e këtij organizmi imperialist, që realizon lëvizja Punëtore dhe lëvizja paqedashëse–antiimperialiste, të cilat të organizuara dhe masive, me demonstrata të vazhdueshme në të gjithë Greqinë dënojnë NATO-n, BE-në, qeverinë e SYRIZA-ANEL dhe forcat e tjera borgjeze dhe kërkojnë që të mos ketë asnjë përfshirje të Greqisë në luftërat dhe ndërhyrjet imperialiste.
Shënojmë si shembull disa nga protestat dhe aktivitetet e ndryshme.
1 Maj, Fronti Militant Mbar-punëtor (PAME) dhe sindikatat klasore qe përfshihen në radhët e saj , organizuan me dhjetëra aktivitete nën parullën; me popujt për një botë pa luftëra, pa shfrytëzim dhe pa refugjim. Element i rëndësishëm i këtyre aktiviteteve ishte pjesëmarrja e sindikalistëve nga Turqia në protestat e Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në ishujt e detit Egje dhe në Thraki.
14 Maj, mijëra militantë dhe militante morën pjesë në protestat e Komitetit Grek për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtare (EEDYE) në qytete të ndryshme të Greqisë, me rëndësi të veçantë "Maratonën për Paqen" me dhjetëra kilometra (në Marathona-Athinë), dhe demonstruan jashtë Ministrisë së Mbrojtjes.
21 Maj, lëvizja antiluftë, antiimperialiste në Selanik realizojë demonstratë masive jashtë selisë së NATO-s në këtë qytet.
24-25 Maj, forca të EEDYE-së morën pjesë në Konferencën dhe tubimin e Këshillit Ndërkombëtar të Paqes (WORLD PEACE COUNCIL ( WPC)) në Bruksel.
27 Maj, mijëra punëtorë të Athinës morën pjesë në koncertin internacionalist të Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në teatrin e hapur "Petra", me pjesëmarrjen e artistëve grekë dhe bandës muzikore turke NAZIM HIKMET, me sloganin "Këndojmë dhe militojmë për një botë pa shfrytëzimit, luftëra dhe refugjim"
27 Maj, Komiteti i Paqes i EEDYE realizojë demonstratë në ishujt e Samos në Detin Egje me pjesëmarrjen e militantëve turq nga Komiteti Paqes të Izmirit.
27-28 Maj, Komitetet e Paqes së EEDYE, sindikata të punëtoreve dhe shoqata të tjera masive të Kretës realizuan demonstrata masive dhe marshuan drejt bazës ushtarake të NATO-s në Souda të Kretës.
28 Maj, lëvizja antiluftë, antiimperialiste në qytetin e Aleksandropolit të Thrakit organizuan një demonstratë masive kundër stërvitjes së NATO-s "NOBLE JUMP "në Rumani dhe denoncuan qeverinë e SYRIZA -ANEL për përdorimin e territorit grek për kalimin e trupave ushtarake të NATO-s që marrin pjesë në këtë stërvitje ushtarake.
Lëvizja Punëtore dhe antilufte-antiimperialiste vazhdon protestat dhe aktivitetet e shumëllojshme në të cilat dallohet demonstrimi dy-ditor kombëtar i Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në Selanik më 24-25 Qershor kundër selisë së NATO-s në këtë qytet.
Kuadri i kërkesave që demonstrohen përfshin:
- Asnjë përfshirje në luftërat dhe planet imperialiste.
• Kthim të trupave ushtarake greke që ndodhen jashtë Greqisë.
• Asnjë ndryshim të kufijve dhe të marrëveshjeve që i përcaktojnë ato.
• Jashtë NATO nga Deti Egje, Mesdheu dhe Ballkani.
• Të mbyllet baza ushtarake në Suda të Kretës, si dhe të gjitha bazat dhe selitë ushtarake të huaja.
• Asnjë shpenzim për nevojat e NATO-s.
• Shkëputje nga NATO dhe BE, me popullin grek zot në vend të tij.