Skip to content

Demonstratë e madhe antiimperialiste dhe kundër NATO-s në Selanik

Date:
qer 26, 2017
aristoteloys-8

Më 24 Qershor 2017, Fronti Militant Mbarpunëtor (PAME) organizoi në qytetin e Selanikut protestë të madhe mbarëkombëtare kundër ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste dhe pjesëmarrjes së Greqisë në to.

 J. Perros, anëtar i Sekretariatit Ekzekutiv të Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME), në fjalimin e tij kryesor, theksoj :

"Ne protestojmë dhe kërkojmë:

Asnjë pjesëmarrje në ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste jashtë kufijve. Asnjë përfshirje në thertoren e NATO-s dhe BE-së. Të kthehen mbrapsht anijet, aeroplanët, misionet ushtarake. Asnjë ushtar jashtë kufijve.

Të mbyllen të gjitha bazat e huaja ushtarake. Jashtë NATO nga deti Egje dhe Ballkani.

Luftë kundër ndryshimit të kufijve. Luftë kundër kufizimit të lirive sindikaliste dhe lirive të tjera.

Jo shpenzime luftarake për NATO-n, por për nevojat e familjes punëtore - popullore. Jashtë NATO nga deti Egje.

Luftë kundër nacionalizmit, racizmit, shovinizmit.

Solidaritet për refugjatët, për emigrantët, solidaritet për të gjithë popujt".

Ne tubim, përshëndetje bëri Zeljko Veselinovic, President i Organizatës Sindikaliste, SLOGA të Serbisë, nga ana e të gjitha delegacioneve sindikaliste të huaja nga vendet e Ballkanit, gjithashtu përshëndetje bëri dhe J. Mavrikos, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Sindikatave.

Në vazhdim pasoi marshim-demonstratë në rrugët e Selanikut dhe protestë në selinë e NATO-s në Selanik.

 

 

 

 

 

26.06.2017

strathgeio-3
thessalonikh_antiimperialistikh_pame_12
thessalonikh_antiimperialistikh_pame_10
strathgeio-2
thessalonikh_antiimperialistikh_pame_16
thessalonikh-antiimperialistikh-diadhlwsh-pame-12
thessalonikh_poreia_1
athina-7