Më 25 Qershor 2017, në qytetin Patrës në Greqi, me iniciativën e kryesisë bashkiake u realizua një demonstratë e madhe kundër papunësisë me moton "Punë për të gjithë, Punë me të drejta".
Mijërat e demonstruesve dërguan mesazh të qartë për punë, për masa mbrojtëse për të papunët dhe familjet e tyre, për projektime e ndërtime që ka nevojë populli, për rritjen e shpenzimeve në politikën sociale, për përmbushje të nevojave bashkëkohore të popullit.
Siç vuri në dukje kryetari komunist i bashkisë së qytetit të Patrës, Kostas Peletidhis: "Ne nuk besojmë se me aktivitete të tilla do përmbysim valën e papunësisë dhe varfërisë që na rrethon, por duam që populli jonë të ngrejë kërkesat e veta, të ngrejë lartë të drejtën e tij, nevojat e tij të cilat janë edhe të drejta por edhe realiste, të shënjestërojë me guxim fajtorin, politikën borgjeze dhe pushtetin e saj". Demonstratën e mbështetën dhjetëra sindikata të zonës.
26.06.2017





