Skip to content

Dh. Kucubas: Shpresa gjendet në luftën e popullit kundër rrugës kapitaliste

Date:
korr 4, 2017
dhmhtrhs-koytsoympas

Më 3 Korrik, 2017 u realizua debati i rendit të ditës ne Parlament mes kryetarëve të partive për ekonominë, me kërkesë të kryetarit të ND-së, Kir. Micotaqis, me shkas marrëveshjen e fundit në Eurogrup për përfundimin e "vlerësimit" të dytë të ekonomisë greke.

Siç pritej, në fjalimet e tyre, kryeministri Al. Cipras, kryetari i ND-së Kir. Micotaqis dhe krerët e partive të tjera borgjeze u përpoqën me "tone të larta" të fshehin përputhjet e tyre strategjike mbi çështjet kryesore të kapitalit, duke shkëmbyer njëkohësisht akuza për njëri - tjetrin se kush nga ata mund t’i shërbejë më mirë kërkesave të kapitalit dhe kush i "minon" ato.

Në anë të kundërt, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dh. Kucubas, vuri në dukje se shpresa e vërtetë për klasën punëtore dhe për popullin nuk gjendet në planet dhe pazaret e kapitalistëve. Dhimitri Kucubas theksoi se memorandumi më i madh është vetë rruga kapitaliste e zhvillimit. Ai vuri në dukje se përrallat për “zhvillim të drejtë” të kapitalizmit, i cili gjoja do të favorizojë monopolet dhe popullin, ç’do ditë përgënjeshtrohet në vendet e punës, ku shfrytëzimi brutal merr formë të plotë.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vuri në dukje se klima e euforisë, që përpiqet të kultivojë qeveria, ndaj një populli të gjunjëzuar për shkak të politikave të së gjitha qeverive deri më sot, është irrituese dhe indinjuese.  Duke iu referuar marrëveshjes së Eurogrupit më 15 Qershor, theksoi se kjo vërteton se zhvillimi kapitalist jo vetëm që nuk përbën "fundin e sakrificave" të popullit, por shënon dhe fillimin e një cikli të ri të shfrytëzimit më intensiv të punëtorëve, me sulme të vazhdueshme antipopullore.

Njëkohësisht Dh. Kucubas kritikojë pjesëmarrjen e Greqisë në planet e NATO-s për ti shërbyer qëllimeve të kapitalit të madh, me rrezik që populli grek të paguaj akoma më shtrenjtë për interesat e kapitalit.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) theksoi se shpresa e vërtetë për klasën punëtore dhe për popullin mund të lindë vetëm përmes luftës, konfrontimit me rrugën e sotme. Me një Parti Komuniste të Greqisë (KKE) të fortë, me ripërtëritje të lëvizjes, Aleancës Sociale, me alternativë rrugëdalje në favor të popullit._

 

04/07/2017