Skip to content

Punëtorët grek, emigrant dhe refugjatë luftojmë të organizuar kundër kapitalizmit

Date:
korr 5, 2017
festival-metanaston-paidotopos-7

Më 30 Qershor - 1 Korrik 2017, Parku FIKS në Athinë mirëpriti për të shtatëmbëdhjetin vit radhazi aktivitetet politike - kulturore të Organizatës së Partisë Komuniste të Greqisë në Atikë për punëtorët grek, emigrant dhe refugjatë.

Gjatë zhvillimit të aktivitetit u realizuan diskutime politike, shfaqje muzikore dhe teatrale,  ndërsa në park kishte dhe shesh me lojëra për fëmijë me aktivitete të shumta.

Në tubim të madh politik foli Thodhori Hionis, anëtar i Byrosë Politike të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i cili ndër të tjera bëri thirrje për intensifikim të luftës së përbashkët "kundër shfrytëzimit që po bëhet gjithnjë e më brutal, kundër terrorizmit në vendin e punës, të cilat ruajnë dhe rritin privilegjet e një pakice, të zotëruesve të pasurisë, të cilët e rrëmbejnë nga puna e të shumtëve, nga të gjithë punëtorët, vendas dhe të huaj, me përkrahjen e qeverive të tyre".

Siç tha Th. Hionis, për punëtorët grek, refugjatët dhe emigrantë "Ne nuk kemi asgjë për të ndarë. Na bashkon e drejta për të jetuar një jetë më të mirë, në një shoqëri të re edhe në Greqi por edhe në vendet tona, duke dërguar në djall sistemin e shfrytëzimit, varfërinë dhe luftërat imperialiste, kapitalizmin", ndërsa duke iu drejtuar emigrantë, vuri në dukje: "Sistemi që ju dëbojë nga atdheu juaj, në Greqi, si dhe në vende të tjera, nuk mund të sigurojnë një jetë të mirë, punë me të drejta, as për punëtorët grek e as për punëtorët e huaj". Duke bërë thirrje për bashkim me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), vuri në dukje se "KKE, me të njëjtën qëndrueshmëri që lufton për të drejtat dhe interesat e punëtorëve grekë, me të njëjtën qëndrueshmëri mbron pozicionin dhe interesat e emigrantëve dhe të fëmijëve të tyre të cilët punojnë dhe jetojnë në Greqi, me të njëjtën qëndrueshmëri mbron nevojat e refugjatëve. Sepse vetëm Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton për të çrrënjosur të keqen që pengon popujt të jetojnë me dinjitet dhe siguri, që të jenë zot në vendin e tyre. Sepse vetëm KKE e lidh përballjen me pasojat e Emigracionit - Refugjimit me përballjen e shkaqeve që e lindin atë. Me ndaljen e luftërave imperialiste, dhe heqjen e shfrytëzimit".

Në këtë aktivitet morën pjesë 19 komunitete të emigrantëve nga Etiopia, Armenia, Bullgaria, Gana, Zimbabue, Kamerun, Kenia, Madagaskari, Moldavia, Maroku, Burkina Faso, Nigeria, Pakistan, Palestina, Rusia, Sierra Leone, Sudan, Sri Lanka, Tanzani.

Programi kulturor gjithashtu përfshinte shfaqje vallëzimi nga Shoqata Ruse "Berioska", nga Sri Lanka dhe nga Unioni i miqësisë Greko-kubane «Moldava». Për më tepër Qendra e Studimeve Folklorike dha një shfaqe me titullin “Nga Dunabi ne Evro», ndërsa shfaqje muziko-teatrale për refugjimin dhe luftën u dha nga banda kulturore e Organizatës Sektoriale të Athinës Perëndimore të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Dy netët u mbyllën me muzikë popullore greke. _  

 

5/7/2017

festival-metanaston-paidotopos-4
festival-metanaston-paidotopos-16
festival-metanaston-paidotopos-5
festival-metanastwn-15 (1)
festival-metanaston-paidotopos-6
festival-metanastwn-19
festival-metanastwn-24
festival-metanastwn-6
festival-metanaston-paidotopos-13