Skip to content

Pjesëmarrje militante e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në demonstratën antikapitaliste, që u zhvillua në Hamburg për Samitin G20

Date:
korr 10, 2017
kke-amvourgo-2

Mijëra protestues morën pjesë në demonstratën antikapitaliste, që u zhvillua më 8/7 në Hamburg, ku mbahej Samiti G20. Demonstrata e madhe u zhvillua me sukses, pavarësisht nga shteti policor, represionin e autoriteteve të sigurisë dhe veprimtarinë e mekanizmave provokatore.

Në bllokun e Partive komuniste dhe punëtore morën pjesë, me gjallëri të veçantë, dhjetëra anëtarë dhe miq të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në Gjermani, me moto kryesore "Kundër sistemit që gjeneron kriza, luftëra, refugjatë. Luftojmë për një botë pa shfrytëzim - për socializmin".

 


10.07.2017