1. Komiteti Qendror përshëndet mijërat e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), ata që bashkëpunuan me ne, votuesit, që luftuan, u bashkuan dhe kontribuuan në forcimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Në veçanti dëshirojmë të falënderojmë ata që ndërmorën këtë hap për herë të parë, të rinjtë dhe të rejat që dhanë votën e tyre të parë për Partinë tonë.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do t’i përdori komunistët dhe militantët e zgjedhur në këshillat Bashkiak dhe Prefekturë, po ashtu edhe në Parlamentin Europian, për të mbrojtur interesat popullore, të jenë mbështetësit konsekuent dhe militantë të punëtorëve, për të forcuar lëvizjen punëtore popullore në kundërsulmin kundër çdo qeveri antipopullore dhe politike të BE-së.
Votat ndaj KKE do të derdhen që nga sot, në çdo vend pune, në çdo lagje, në shkolla, në kolegje.
I bëjmë thirrje popullit të vazhdojnë të rezistojë ndaj dilemave të rreme të "stabilizimit dhe rimëkëmbjes" ose "destabilizim dhe aventurat", "mbrapa - përpara", ndaj pritjeve të rreme që kultivon ND, SYRIZA, por edhe forca të tjera politike borgjeze, pasi stabiliteti dhe rimëkëmbja, do ti përkasë kapitalit të madh dhe jo popullit. Të gjitha këto do të shtohen në prag të zgjedhjeve parlamentare në fund të Qershorit. Mbetet nevojë urgjente forcimi i mëtejshëm i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në zgjedhjet kombëtare me synim që klasa punëtore, shtresat popullore të mundësohen të organizojnë kundërsulmin e tyre.
Dilema që del përpara popullit është nëse do të vazhdojë të mbështesë rrugën që na solli deri këtu, rrugën e zhvillimit kapitalist dhe të BE-së, me intensifikim të shfrytëzimit, të varfërisë dhe papunësisë, apo do të mbështesë fuqishëm rezistencën, kundërsulmin, luftën për një rrugë të ndryshme të zhvillimit, me popullin me të vërtetë në pushtet, që të bëhet organizator dhe mbizotërues i pasurisë që prodhon, për të përmbushur nevojat bashkëkohore popullore.



