Shfaqja e pandemisë, përhapja e saj e shpejtë, efektet e saj të thella në jetën e njeriut dhe veçanërisht në ekonomitë më të zhvilluara kapitaliste sollën në sipërfaqe probleme të mëdha dhe të forta, të cilat natyrisht ekzistonin edhe më parë, por sot u shfaqën me një mënyrë shurdhuese dhe tragjike. Kontradiktat dhe kontrastet e mëdha tashmë janë edhe më të dukshme në të gjitha aspektet e jetës shoqërore, ekonomike, politike, kulturore dhe në realitetin e sotëm, në çdo shtet në veçanti si dhe në shkallë ndërkombëtare. Padyshim, nevojitet një përpjekje më e madhe kolektive dhe kontributi i të gjithëve, në mënyrë që çështjet e reja jo vetëm të regjistrohen e të kodohen, por dhe të shtrohen gjerësisht dhe thellësisht, tendencat kryesore në zhvillime, të dalin konkluzionet dhe detyra të nevojshme, si në teori ashtu edhe në politikë, në nivelin e praktikës. Në fund të fundit, shumë çështje dhe aspekte janë ende në zhvillim e sipër.
***
Zhvillimet që po përjetojmë në këtë periudhë -në muajin e fundit në Greqi, dhe diçka më tepër në shtetet e tjera- tregojnë e konfirmojnë edhe një herë faktin, në një formë më intensive se, rreziku i vërtetë për të gjithë popujt e botës është kapitalizmi në fazën e tij më të lartë, të imperializmit. Ky sistem nuk bie në kundërshtim vetëm me nevojat e njerëzve, apo me vetë zhvillimin shoqëror, por, vazhdimisht shkakton, edhe në shkallë masive, shkatërrime të pariparueshme në të gjitha fushat, për shkak të mprehjes së kontrasteve dhe kontradiktave që ka. Sot është e padiskutueshme që shëndeti i popujve, kujdesi, mbrojtja dhe siguria janë të papajtueshme me fitimin kapitalist, me kapitalin lakmitar, me mënyrën e prodhimit kapitalist. Ose zgjidhjet do të imponohen të bazuar në nevojat reale të popullit, ose populli do vuaj e do të jetojë në kushte të mjerueshme, do paguaj vazhdimisht nga kursimet e tij, që të pasurohet një pakicë e zgjedhur e kapitalit. Tani është ora, dhe kjo do të bëhet edhe më urgjente me përfundimin e pandemisë në muajt në vijim, për të forcuar Aleancën Sociale, për të forcuar linjën e luftës antimonopoliste - antikapitaliste, të forcohet propozimi jonë si alternativë, përgjigjja jonë, përgjigjja shpresëdhënëse e të nesërmes socialiste. Domosdoshmëria dhe koherenca e socializmit dhe e revolucionit socialist po vjen, dhe do të vijë në sipërfaqe me kalimin e kohës, në një formë të detyruar, me dinamikë të re, gjithnjë e më shumë do afrohet.
***
Sidomos kohët e fundit, proceset dhe konkurrencat evropiane dhe globale janë duke u intensifikuar mbi çështjen se si do mbështet në mënyrë më efektive ekonomia e prekur kapitaliste. Efektet e pandemisë së koronavirusit janë sigurisht katalizatorë për përkeqësimin e problemeve serioze që kanë ekzistuar edhe më para në ekonominë kapitaliste. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), edhe atëherë kur pushtetarët -të sotmit dhe të mëparshmit- festonin për "zhvillimin", paralajmëronim se problemi i mbi-akumulimit të kapitalit, si shkaku kryesor që pjell krizat, jo vetëm që nuk është kapërcyer, por, po intensifikohet gjithnjë e më shumë, duke sjellë akoma më afër rrezikun e një krize të re, ndoshta edhe më shpejt sesa pritej. Plus kësaj, ekonomia greke është më shumë e ekspozuar përballë këtyre tronditjeve, për shkak të së ashtuquajturës "ekstroversionit" të saj, d.m.th të varësisë së madhe që ajo ka nga turizmi dhe tregtia detare, në përgjithësi nga Transporti. Këtë ekstroversion e kishin bërë flamur të tyre të gjitha qeveritë e mëparshme -ND, SYRIZA, PASOK-KINAL- duke minuar njëkohësisht potencialet e mëdha prodhuese të Greqisë, të vlefshëm dhe të domosdoshëm, sidomos në kushte të tilla si sot, vetëm e vetëm sepse këtë e impononin fitimet e kapitalit dhe angazhimet ndaj BE-së.
***
Mbi këtë terren, po zhvillohet debati për nevojën e një ndërhyrje të fortë shtetërore në ekonomi, me një plan të quajtur "Plani i ri Marshall". Ky term, në të vërtetë, përdoret si nga tifozët e mekanizmave aktualë të ndihmës të ESM (Gjermania, Hollanda, Austria), po ashtu dhe nga tifozët e Euro-Bondit ose të një versioni më të mesëm, nga shtetet e zhytura në borxhe të mëdha të jugut të Europës. Gjithashtu, ky term përdoret nga të gjitha forcat borgjeze, pavarësisht nëse ato paraqiten -përballë njëra-tjetrës- si kundërshtare (neoliberalët, të djathtët, socialdemokratët e të gjitha ngjyrave dhe të tjerë). Ky identifikim tregon marrëveshjen e tyre të madhe për nevojën që shtetet borgjeze dhe aleancat e tyre, siç është BE, të ndërhynë, me një politikë fiskale ekspansioniste, për të mbështetur -jo punëtorët dhe popujt që janë përsëri viktimat e mëdha për sa i përket shëndetit dhe të drejtat- por grupet e biznesit dhe fitimet e tyre. Por, në të njëjtën kohë edhe për të forcuar pozitën e kapitalit europian ndaj konkurrentëve të tij, të tillë si SH.B.A., Kina, Rusia, etj., në kontekstin e renditjes së re që do të ndodhë në sistemin ndërkombëtar imperialist. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë dallime midis tyre, në kontekstin e BE, se kush do fitojë dhe kush do humbasë, diçka që mund të çojë në një tjetër kompromis të brishtë. Dhe krejtësisht e kundërta. Vendet me deficite dhe borxhe më të vogla argumentojnë se huadhënia e ekonomive duhet të jetë çështje e secilit shtet në veçanti, përmes mekanizmave aktuale të mbështetjes. Vende me deficite më të larta, të tilla si Italia dhe Spanja, të cilat do të kenë nevojë për paketa më të mëdha për të mbështetur grupet e tyre të biznesit, argumentojnë se kjo huadhënie duhet të bëhet me kushte "reciprociteti" të borxheve të reja.
***
Ajo që po vërtetohet, për të shumtën herë, është mashtrimi i "solidaritetit europian". BE dhe Eurozona janë nga natyra e tyre aleanca mes shteteve dhe ekonomive që janë konkurrente me njëra-tjetrën, veçanërisht në kohë krize ato "tregojnë muskujt" si midis tyre ashtu dhe, mbi të gjitha, kundër popujve. Pra, ata që po qajnë përsëri për kohezionin e BE-së dhe për "shtëpinë e përbashkët europiane që po kërcënohet" bëhen qaramanë sepse e dinë që ky imazh i rremë po zbehet në sytë e popujve. Kolapsi i sistemeve në Shëndetin publik, i cili mangësi të mëdha edhe më parë, pavarësisht heroizmit të punonjësve të shëndetësisë, milionat e punonjësve të hequr nga puna në të gjitha shtetet, mbipopullimi i punëtorëve nëpër fabrika me rrezik për jetën e tyre që të mos humbasin fitime pronarët, antagonizmi i kompanive farmaceutike dhe të furnizuesve të materialeve shëndetësore që krijojnë mangësi në furnizime të vlefshme, kompozojnë tashmë imazhin e pështirë, jo vetëm të BE-së por të së gjithë botës kapitaliste, madje edhe në shtete -vitrina që qëndrojnë në krye të piramidës imperialiste. Gjithashtu, konfirmohet se menaxhimi i përzier borgjez që zgjidhet çdo herë, nuk përcaktohet nga pikëpamjet e veçanta politike të çdo qeverie të veçantë borgjeze, por nga nevojat dhe prioritetet që ka kapitali, në një periudhë të caktuar. Për këtë arsye, në fund të fundit, kemi parë forca socialdemokrate, siç është SYRIZA në Greqi, që zbatoi politika kufizuese që gjoja i kundërshtonin më parë, por dhe forca neoliberale që tani zbatojnë politikë më ekspansive, edhe pse më parë ushtronin kritikë kundër këtij versioni. Kjo nuk është diçka e re. Historia bashkëkohore është e mbushur plotë me shembuj të tillë. Në çdo rast, emëruesi i përbashkët është ky: Punonjësit janë ata që do t'u kërkohet të paguajnë përsëri “faturën” e paketave të reja të shpëtimit. Punonjësit kanë paguar vitet e kaluara memorandumet dhe masat e ashpra antipopullore, të cilat janë ende në fuqi, dhe përsëri punonjësve do t'u kërkohet të shlyejnë edhe kreditë dhe deficitet e reja që do të krijohen, me masat e reja që tashmë po testohen në tubin eksperimental "shëndetësor", duke marrë si shkak pandeminë.
***
Kjo është ajo që ne po përjetojmë në Greqi këtë periudhë. Nga njëra anë, mijëra largime nga puna, ndryshime të dëmshme në marrëdhëniet e punës, punonjës me marrëdhënie elastike të cilët as nuk fitojnë të drejtën për ndihmën e thërrimeve prej 800-euro, shkatërrimin e profesionistëve të vetëpunësuar, të fermerëve-bujqve. Dhe nga ana tjetër, shuma të mëdha parash për biznesin e madh dhe për bankat. Këtë politikë shërben qeveria e ND. Këtë politikë, me ndryshime minimale, kryesisht për sa i përket afatit kohor të mbështetjes, theksohet edhe nga programi "largpamës" i SYRIZA-s. Madje, ky pajtim -edhe më i madh- midis ND dhe SYRIZA, i cila po zhvillohet mbi terrenin dhe me një mbulesë propagandistike, për përgjegjësi dhe solidaritet të rremë "kombëtar", nuk përjashton faktin që të përcaktojë dhe zhvillimet politike në periudhën e ardhshme. As kjo nuk është diçka e re. Firmat që ata hodhën bashkë në memorandumin e tretë janë ende të njoma. Kur e kërkon stabiliteti i sistemit, ata i lënë mënjanë këto dallime -të padukshme tashmë- mes tyre. Që të dy fshehin thelbin: që nga kjo krizë shumë gjigande nuk është e mundur që të dalin të fituar edhe kapitali edhe punëtorët. Dikush do humbasë dhe dikush do fitojë. Dhe kjo luftë për ditën e nesërme duhet të organizohet që tani nga klasa punëtore dhe shtresat e tjera popullore. Me kërkesa dhe synime të luftës që lindin sot, në luftë për shëndetin, për jetën, për mbijetesën e përditshme, por, që kjo luftë të vendosë në shënjestër edhe kundërshtarin e vërtetë, kapitalin, qeveritë dhe aleancat e tij.
***
Prandaj, "Magalidea", që promovon kapitali dhe të gjithë përfaqësuesit e tij politikë, për një "Plan të ri Marshall" për rindërtimin e Europës, i cili gjoja do të jetë pa angazhime dhe memorandume për popujt, e dobishëm si për kapitalin ashtu edhe për punonjës, është plotësisht një mashtrim. Paralelizmi që i bëjnë këtij plani me Planin Marshall të pas luftës, madje dhe duke e paraqitur këtë si një nga përbërjet më "thelbësore" në favor të popujve, është qesharake. Madje, këtë kontrabandë historike nuk e bëjnë vetëm pasardhësit ideologjikë dhe politikë që kishin mbështetur Planit Marshall të pas luftës, por, po bëhet dhe nga forca të ashtuquajtura "të majta", të cilat thjesht konfirmojnë mutacionin e tyre të plotë socialdemokrat borgjez. Vlen të kujtohet se fondet amerikane që rrodhën në Europën e shkatërruar të pasluftës, nën kontestin e Planit Marshall, në gjysmën e dytë të dekadës kritike të dhjetëvjeçarit të pestë të shekullit të kaluar, nuk ishte ndonjë akt solidariteti ndaj popujve europian, por vetëm veprim jetik për vetë sistemin kapitalist. Ata u përdorën, nga njëra anë, për rindërtimin kapitalist të Europës, diçka që ishte vendimtare për eksportet amerikane, dhe nga ana tjetër për të pezulluar socializmin dhe lëvizjen revolucionare të punëtorëve, të cilat dolën nga Lufta e Dytë Botërore me prestigj të madh midis gjithë popujve të botës. Për këtë arsye, në fund të fundit, një pjesë e madhe e Planit Marshall u drejtua në infrastrukturë, p.sh. në infrastrukturën ushtarake, si në Greqi, që kishin synim kryesisht sistemin e atëhershëm socialist dhe luftën e popujve. Sidoqoftë, ndërhyrja e domosdoshme -edhe atëherë- e shtetit të pasluftës për riprodhimin e kapitalit dhe krijimin e infrastrukturës kryesore, as nuk e ndërpreu ciklin vicioz të krizave, dhe as siguroi mirëqenien e popujve. Disa lëshime që u bënë atëherë, me synim që sistemi të integronte pas vetes forcat punëtore - popullore, mbanin vulën e ndikimit të arritjeve sociale në BRSS dhe të shteteve të tjera të socializmit, por edhe të vetë luftës që bënin popujt e Europës.
***
Sot, për fat të keq, nuk ka një rival kaq të frikshëm për ta. Por, popujt, do të dalin nga kjo krizë me përvojë më të madhe se më parë. Pasojat e mëdha, jo-rrugëdaljet historike dhe kapitullimi i sistemit aktual të shfrytëzimit po bëhen sot edhe më të dukshme. Është në dorën e popujve që të organizojnë luftën, aleancën e tyre. Të përgjigjen me planin dhe propozimin politik që aktualisht po promovohet në vendin tonë vetëm nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe nga asnjë parti tjetër politike. Të përgjigjemi me sulm se nga ku do të gjenden të ardhurat, kush, në fund të fundit, e prodhon gjithë këtë pasuri që e përvetësojnë një grusht njerëzish. Promovimi dhe pretendimet që në ditët e sotme, edhe në kushte të veçanta të kufizimeve, dhe sigurisht me intensitet më të madh dhe me mënyra e forma të tjera ditët e ardhshme, përbën një kusht themelor për përgatitjen e kundërsulmit popullor, kultivimin e një klime gatishmërie, mobilizimi, të një Aleanca të gjerë Sociale me klasën punëtore në krye. Promovimi i kërkesave dhe masave lehtësuese për punonjësit e sektorit privat dhe publik, për profesionistët e vetëpunësuar - artizanët - tregtarët e vegjël, shkencëtarë që punojnë me fatura të vetë-sigurimit, fermerët, gratë dhe fëmijët e familjeve popullore, për të mbrojtur shëndetin e popullit, për arsimin, kulturën, për trajtimin e problemit të fluksit të refugjatëve, me rivendosjen e të drejtave dhe lirive demokratike, duke shfuqizuar çdo ligj që kufizon veprimtarinë sindikale dhe politike, intensitetin e shtypjes, shkon paralelisht me zbulimin e shkaqeve, të përgjegjësive të mëdha dhe të nevojës që barra e krizës të bjerë mbi kapitalin dhe jo mbi klasën punëtore dhe shtresat popullore. Me shfuqizimin njëkohësisht të së gjitha ligjeve të mëparshëm të memorandumeve dhe të masave të fundit antipopullore që janë marrë. Me heqjen e ligjeve që lirojnë nga taksat grupet monopole, të paguajë taksat plutokracia e vendit. Duke luftuar ata që gjetën rastin të fitojnë sa më shumë nga situata dhe tregtinë e shantazhit. Me kërkesë për fshirje të borxhit të shtetit që nuk u krijua nga populli dhe që e paguan atë shtrenjtë dhe vazhdimisht gjatë gjithë këtyre viteve. Me tërheqje nga programet dhe planet e rrezikshme të NATO-s, që si shtet paguajmë 4 miliardë euro çdo vit. Me përplasje dhe shkëputje totale dhe shpresëdhënëse për popullin tonë nga aleancat imperialiste të NATO-s dhe BE-së. Për të ndriçuar rrugëdaljen e vetme, e cila gjendet në superioritetin e socializmit, të pronësisë shoqërore në mjetet e prodhimit, të centralizimit qendror shkencor, të pjesëmarrjes punëtore dhe pushtetit, e cila të çon në mirëqenien e popullit, në paqe dhe përparimin e njerëzimit.
