Skip to content

Ecim përpara në fazën e re me vigjilencë më të madhe, duke shfrytëzuar përvojën dhe mundësitë për një kundërsulm ideologjik - politik dhe mobilizimin e forcave popullore rreth Partisë

Date:
maj 27, 2020
dimitris-koytsoympas-dilosi-5

Nga Dhimitri Kucubas

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të

Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

 

Situata e krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, imponoi përshtatjen e menjëhershme të funksionimit dhe veprimtarisë të së gjithë Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Përshtatjen me synimin që vendoste parulla jonë qendrore që nga momenti i parë: «Qëndrojmë të fortë, nuk qëndrojmë të heshtur». Ishte përgjigjja jonë ndaj propagandës së pamjaftueshme të qeverisë, «Qëndrojmë në shtëpi».

Ia arritëm në mënyrë kolektive, duke synuar të jemi në vijën e parë të luftës për tu përballur me efektet e pandemisë në Shëndetësi, në punë, në të gjitha kushtet e jetesës dhe mbijetesës, duke ndihmuar në zbatimin e detyrave themelore dhe kritike, të integruara në zbatimin e strategjisë së Partisë.

U bë e mundur që organet të mbeteshin të organizuara në tërësi, ku ishte e duhur ato funksionuan me zëvendësues, kanali udhëheqës u mund të ruhej gjer në Organizatat Bazë të Partisë, në mënyrë që të mund të arrinin udhëzimet e Komitetit Qendror dhe anëtarët e Partisë dhe të KNE të kishin njohuri se çfarë themi dhe çfarë bëjmë si Parti, në çdo fazë të zhvillimeve, të ketë mobilizim rreth qëndrimeve të Partisë, morali dhe militarizmi në forcat tona të jetë në lartësinë e mundshme.

Është arritur, në një masë të madhe, që kjo të sigurohet. Padyshim që kishte dallime serioze mes Organizatave Bazë të Partisë në nivelin e efikasitetit dhe të rekrutimit.

* * *

Qëndrimi dhe aktiviteti i organeve drejtuese, Organizatave, kuadrove, në kushte patjetër të veçanta që u krijuan, ishte një provë serioze dhe përbën në masë të madhe kriter për kthesat e luftës klasore.

Aq më tepër që është dashur të përballemi me vështirësi në aktivitetin masiv të papenguar të Partisë, si rezultat i kufizimeve, të ndalimeve që imponoi qeveria dhe shteti, gjë që krijon në mënyrë objektive një tjetër psikologji, madje dhe shqetësime në forca të gjera popullore, të cilat janë më shumë sesa më parë të ekspozuara përballë propagandës së klasës sunduese, e cila bashkekziston me klimën e frikës, përballë rrezikut ekzistues të përhapjes së sëmundjes.

Kjo situatë lypte përshtatje në veprimtari dhe njëkohësisht vigjilencë të lartë, që nuk do të linte hapësirë për provokime të mundshme nga kundërshtari klasor dhe nga mekanizmat e tij.

Gjithsej, krahas vështirësive dhe mangësive të njohura, dobësitë që janë shprehur, gjëja bazike dhe kryesore për të cilën ne besojmë se duhet të na shqetësojë, të vlerësohen siç duhet dhe natyrisht të përballohet, është se ende arrijmë në një pjesë shumë të vogël të klasës punëtore, të popullit, në raport me vetë nevojat e sektorëve, të popullsisë dhe në territorin që kanë qendrat e mëdha urbane. Aty ku kishim forca të organizuara, situata ishte më e mirë.

Kjo periudhë tregoi më qartë boshllëqet tona të mëdha, siç është zotërimi i forcave të organizuara të partisë në pika kyçe, në momente kritike, siç janë vendet e mëdha të punës, në sektorët e Farmaceutikës, Ushqimit, në super-markete, në transportin e shpejtë, etj.

* * *

Me kalimin e ditëve, brenda njerëzve popullorë është më i ngritur diskutimi dhe interesimi për zhvillimet. Bashkë me këtë bashkekziston dhe forcohet shqetësimi për zhvillimet që prekin jetën në tërësi, dhe nuk ekziston në mënyrë ekskluzive vetëm frika nga sëmundja. Frika tani ndahet mes koronavirusit dhe faktit që populli do të përjetojë një krizë të re që do ta përkeqësojë jetën e tij në përgjithësi.

Po krijohen mundësi që Partia të kalojë në një kundërsulm ideologjik - politik, për të forcuar prestigjin dhe gjerësinë e forcave që po mobilizohen në lëvizje, gjithashtu rreth Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Njëkohësisht, në shtresat e varfra popullore bashkekzistojnë dhe perceptime konservatore, reaksionare, bindjet metafizike, teori konspirative dhe teori të ngjashme, gjë që paralizon veprimtarinë dhe pengon kuptimin e rrugëdaljes së vërtetë.

Nuk nënvlerësojmë faktin se në këto rrethana, konceptet e gabuara për "fashizmin e globalizuar", "gjendjen e rrethimit global" po rishfaqen dhe forcohen, që të vetmen gjë që ofrojnë këto për momentin është të mbulojnë rolin e kapitalizmit në fazën e tij të imperializmit dhe e shikojnë problemin vetëm në formën e ushtrimit të diktaturës së kapitalit, të monopoleve, ndërsa në të njëjtën kohë tjetërsojnë strategjinë revolucionare të lëvizjes komuniste.

Nga ky këndvështrim, është detyrë parësore dhe nevojë urgjente për të dhënë një betejë më vendimtare për promovimin e strategjisë së rrugëdaljes të Partisë Komuniste, e cila nuk ndryshon, pavarësisht nga versioni i virusit dhe përhapjes së pandemisë, çfarëdo dhe sado që të jenë interesat konkurruese. Pikërisht sepse kapitalizmi është virusi i pashërueshëm dhe socializmi është zgjidhja e vetme koherente dhe realiste në të gjithë këtë barbarizëm.

* * *

Zhvillimet padyshim që kanë rritur detyrat, në punën tonë udhëheqëse, në veprimtarinë e të gjithë Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Është e rëndësishme të kuptohet që tashmë kemi hyrë në një fazë të re, se ndodhemi në një krizë ekonomike kapitaliste. Pandemia ka funksionuar si një katalizator, duke e sjellë më afër, më shpejt, krizën ekonomike, e cila ndoshta do të jetë edhe më e thellë dhe me shumë faktorë të çekuilibruar. Akoma dhe kohëzgjatja e kësaj krize mund të jetë më e gjatë, pavarësisht se qeveria e ND po përpiqet t’i japi një ton të mirë klimës, duke folur për ritme më optimiste dhe rritje më të shpejtë në vitin e ardhshëm. Por, Komisioni Europian filiale të tjera ndërkombëtare e konsiderojnë si më të vështirë përballjen me krizën, në një kohë kur të gjitha konkurrencat dhe kontradiktat po intensifikohen në nivelin ndërkombëtar dhe në vetë Europën, ndërsa në planet e tyre përfshihen një larmi masash ekonomike antipopullore, politike, ushtarake dhe masa represioni.

Kjo fazë e re, me karakteristikat e saj specifike, imponon që ne të përshtatim në mënyrë shumë specifike ndërhyrjen dhe veprimtarinë tonë politike, për të organizuar luftën, në mënyrë që, aq sa kjo varet nga ne, përpjekja e borgjezisë për të mobilizuar forcat popullore rreth shtetit, institucioneve civile dhe qeverisë, të mos kalojë.

Të bëhemi më të aftë për të nxjerrë në pah kontradiktat e mëdha dhe objektive që tani dalin fort brenda sistemit kapitalist, si për menaxhimin e pandemisë, ashtu edhe për krizën ekonomike, të tregojmë se si rriten konkurrencat dhe se si kjo mprehje shprehet në rajon edhe në raportet Greko-Turke, me ndërhyrjen dhe përfshirjen e madhe të NATO-s dhe SHBA-së, me intensitet të sulmit dhe rreziqet e përfshirjes në konfrontime imperialiste, madje edhe ushtarake, në rajonin tonë të gjerë.

Është e qartë si drita e diellit se qeveria e ND po shfrytëzon këtë situatë për të forcuar një "konsensus social" dhe "solidaritet kombëtar" të rremë. Në këtë drejtim ajo ka punuar në mënyrë propagandistike përgjatë gjithë periudhës së karantinës, por edhe tani, siç tregoi menaxhimi i saj i komunikimit, me përpjekjen e festës që u përpoq të bënte me rastin e 10-vjetorit të tragjedisë në bankën "Marfin", ku vdiqën punonjësit e bankës, në të njëjtën kohë ku të po të njëjtat parti politike që qeverisën në dekadën e fundit (ND, PASOK, SYRIZA) nuk bënë gjënë më të vogël për të zbuluar shkaqet morale dhe fizike të tragjedisë, si dhe përgjegjësitë e bankës, por edhe të shtetit të tyre, i cili madje nuk u njeh as të drejtën e dëmshpërblimit familjeve të viktimave.

Në të njëjtën kohë, nuk heq dorë nga përpjekja e forcimit të masave shtypëse dhe, sipas rastit, qëllimi i saj është që t'i konsolidojë ato si masa të nevojshme sociale. Kështu që, nuk përjashtohet dhe mundësia që projektligji për kufizimin e demonstratave të sillet në Parlament për votim, duke përdorur si argument "grumbullimin". Por tashmë ka shumë shembuj për të treguar hipokrizinë dhe natyrën klasore të politikës së saj. Ndërsa nga njëra anë po kërkon nga Komisioni Europian "që të mos ketë karantina ose udhëzime të tjera disproporcionale ose parandaluese" për turizmin, duke u shërbyer kështu vetëm interesave të hotelierëve të mëdhenj, në të njëjtën kohë synon që të parandalojë punonjësit e hoteleve dhe punëtorët e tjerë të turizmit të protestojnë për të mbrojtur të drejtat dhe të ardhurat e tyre, për shkak të gjoja "grumbullimit" të njerëzve!

Në përgjithësi, duhet të kuptohet se jemi në një periudhë gjatë së cilës ndryshimet mund të jenë më të shpejta dhe njëkohësisht vetëdija të ndryshojë shpejt, qoftë në drejtim pozitiv, progresiv, përmbysës, qoftë dhe në drejtim më reaksionar.

* * *

Qëllimi ynë kryesor është që të forcohet, të sistematizohet, të përjetësohet aksioni politik, prezenca dhe ndërhyrja e Partisë kudo. Partia të tregohet ndriçuese dhe organizatore e luftës popullore - punëtore.

Një shok i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm në këtë synim është gazeta «Rizospastis», portali «www.902.gr», deklaratat, afishet, banderolat, mediat elektronike dhe interneti, informacioni i përditshëm, duke dhënë stigmën e përditshme, «linjën» në mënyrë masive në vendet e punës, në Shëndetësi, Arsim, në qendrat e banimit.

Në të njëjtën kohë, me një plan specifik, do të na duhet të kalojmë në zhvillimin e mijëra takimeve-mbledhjeve në të gjithë vendin, me miq të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), duke dhënë përgjigje ndaj pyetjeve të arsyeshme për zhvillimet, por edhe me thirrje për një mobilizim më aktiv në krahë të Partisë.

Kërkohen diskutime dhe punë e veçantë dhe specifike me njerëz që në periudhën e kaluarën kanë votuar ose mbështetur SYRIZA-n duke pritur disa ndryshime thelbësore, por edhe me njerëz që mund të kenë ndjekur forca të tjera oportuniste ose na kanë ndjekur nga larg, shumë prej të cilëve ishin shumë pozitivë për qëndrimet dhe praninë e Partisë gjatë kësaj periudhe, shumë më tepër se më parë.

Gjendemi në gatishmëri të vazhdueshme, pasi do të merren gjithnjë e më shumë masa antipunëtore, ndërsa punëdhënësit e mëdhenj kanë gjetur rastin dhe si të etur po shkurtojnë rrogat, të drejtat e punës, duke nxitur marrëdhëniet fleksibële në punë, ndërsa në të njëjtën kohë shtohen vonesat e pagimit të rrogës dhe heqjet nga puna.   

Një peshë të veçantë ti japim vendeve ku grumbullohet rinia, siç janë shkollat, qendrat e arsimit, qendrat sportive, sheshet, parqet, ngjarjet kulturore, sapo të fillojnë në muajin qershor. Qeveria po përgatitet të sjellë menjëherë në Parlament projektligjin reaksionar e anti-arsimor. I gjithë komuniteti arsimor tashmë është në rrugë. Mësuesit, studentët, prindërit, të bashkuar duhet t’i kundërvihen me një JO të madhe këtij projektligji.

Nuk është i mjaftueshëm stigmatizimi i ministres, por dënim i politikës së tyre në tërësi. Sepse zonja Kerameos herët a vonë do bëhet ish-ministre ashtu si paraardhësit e saj, askush nuk është i përhershëm, por në sirtarët e tyre të gjithë këta kanë ristrukturimin reaksionar dhe çdo qeveri borgjeze ka vite që vendos gurin e vet në zhvlerësimin e arsimim publik falas, në kategorizimin e shkollave, në privatizimin dhe tregtimin e arsimit, si dhe të shërbime dhe pasurive të tjera sociale, siç është sektori kritik i shëndetësisë.

* * *

Kriteri kryesor për një efektivitet më të madh në veprimtarinë tonë është se sa ne do të jemi në gjendje t’i drejtojmë të gjitha forcat e Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në betejë, të jemi në pararojë të luftës, në mënyrë që punëtorët të mos paguajnë përsëri barrën e krizës.

Drejtimi dhe parullat nuk janë të mjaftueshme për këtë. Është nevoja të specifikohen objektivat dhe kontestet e luftës, të konkretizojmë planin në secilën zonë, të kemi një renditje të mirë dhe të saktë të forcave, me planifikim dhe kontroll të degëve kryesore që kemi përparësi.

Duhet një punë e mirë me taktikat tona se si të përballemi me përpjekjen e shtetit dhe të qeverisë, me format e luftës, por edhe me trajtimin e forcave të tjera të socialdemokratëve, oportunistëve dhe aventurierëve, por, edhe të forcave të ekstremit të djathtë - fashiste, të cilët të gjithë ndërhyjnë dhe do ndërhyjnë edhe më shumë në të ardhmen e afërt. Të gjithë këta do të synojnë, siç bëjnë gjithmonë në momente kritike, të marrin "dorën e sipërme" në lëvizjen popullore.

Tashmë pas Ditës së 1-Majit, kemi kryesisht provat e para, të cilat në një farë mase i referohen taktikës së njohur të vjetër të çorientimit, të provokacionit të përzier, të cekët, pa përmbajtje thelbësore të parullave, që ndikojnë në instinktin e një rezistence të përgjithshme dhe të dëshirës për të protestuar.

Ne të kemi fleksibilitetin e nevojshëm për ndërhyrje të suksesshme edhe në ato lëvizje që forcat e tjera mund të kenë ndërmarrë iniciativën, duke mprehur luftën në përmbajtje. Veçanërisht në shtresat e mesme, në rini, terrenin po e përgatisin për luftëra të veçanta specifike, duke i quajtur këto forma lufte si kreative, luftë online dhe forma të tjera që nuk e godasin sistemin si në përmbajtje ashtu edhe në formë, siç janë lëvizje që u bënë nga grupe të ndryshme në disa sheshe, duke menduar se kështu do ta rifitojnë prestigjin e tyre të humbur pas një periudhe të gjatë sikleti, pa ngritur madje as çështjen e nevojës për ekzistencën dhe rritjen e hapësirave publike që do të plotësojnë nevojat e popullit dhe të rinisë në kohën e tyre të lirë, për argëtim, sport, çlodhje. Nga njëra anë, natyrisht, kishim këto dhe nga ana tjetër kishim mekanizmat e shtypjes së qeverisë që ishin të gatshme për intensifikimin e represionit shtetëror.

Sigurisht, jo gjithçka është parapërgatitur dhe dizajnuar paraprakisht, siç shfaqen disa herë. Është çështje drejtimi e Partisë dhe e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) që të udhëzojmë në bazë të përvojës edhe aktivitetit tonë, duke drejtuar çdo protestë spontane, madje edhe të cekët, në organizimin masiv dhe të vetëdijshëm vullnetar të luftës, përmes formave të ndryshme të komiteteve militante, të komiteteve koordinuese, të komiteteve të shëndetësisë dhe sigurisë, organizimin e mobilizimeve në industri, në vendet e punës, nëpër lagje.

* * *

Të synojmë që iniciativat e komunistëve në çdo fushë të hedhë hapa mbi mundësitë ekzistuese, të bashkohen dhe të mobilizohen shumë forume mbi kërkesa që do të hapin rrugët, duke synuar që të bashkohen dhe të aktivizohen sa më shumë punëtorë.

Ekzistojnë çështje kryesore, siç janë të ardhurat për të gjithë (asistenca e papunësisë, ndihma urgjente për të vetëpunësuarit, heqjet nga puna, papunësia, të drejtat e punës, etj.), Shëndetësi dhe Mirëqenie për të gjithë me forcimin e sistemit të Shëndetit publik, me kryesoren Qendrat Shëndetësore, Njësitë Shëndetësore në lagje, infermierë në shkolla, masa për shëndetin në vendet e punës, rekrutimin e stafit, rekrutimin e detyruar të sektorit privat, hapjen e njësive shëndetësore që janë mbyllur, etj. Përjashtimi nga borxhet e energjisë elektrike, nga pagesa e ujit, telefonit gjatë muajve të karantinës. Asnjë ankand për shtëpinë e parë, për ambientet e biznesit të vogël, në mjetet e punës. Asnjë konfiskim i llogarisë bankare, fshirje të borxheve. Ngritjen e çështjeve mjedisore në secilën zonë, problemi me groposjen e mbeturinave që janë shfaqur në Athinën Perëndimore, etj.

Të gjitha këto nuk i shtrojmë të ndara nga njëra tjetra, por të integruara në luftën antikapitaliste - antimonopoliste, në kombinim të drejtpërdrejtë me kërkesën që dëmet ti paguaj kapitali i madh dhe jo populli. Përmes p.sh. anulimit të çlirimeve të ndryshme tatimore që kanë sipërmarrësit e mëdhenj, me taksim më të madh ndaj tyre dhe përjashtim nga taksat për shtresat popullore, duke refuzuar dhe mos pranuar që borxhi i shtetit që nuk u krijua nga populli të paguhet nga ai, duke u tërhequr nga planet e NATO-s që na kushtojnë 4 miliardë euro çdo vit, etj. Kërkesa që çojnë në konfrontime të veçanta dhe më të përgjithshme, hapin rrugën e ç angazhimit nga NATO dhe BE, që të vijnë populli me të vërtetë në pushtet dhe të ndërtojnë një shoqëri të re socialiste – komuniste.

* * *

Populli Grek na beson, vlerëson konsistencën, stabilitetin, prestigjin, përgjegjësinë, organizimin dhe luftën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Përmes monitorimit të zhvillimeve, mund të kemi iniciativën e lëvizjeve për organizimin e mobilizimeve, duke shfrytëzuar përvojën e karantinës që treguan iniciativat e ndërmarra, të aktivitetit në kohë të duhur dhe me drejtim qendror, por edhe me zhvillimin e iniciativës lokale ose sektoriale nga poshtë.

Sepse ne e dimë se, sa më gjerë brenda forcave popullore, për çastin, në fillim, kufizimet dhe kushtet e jashtëzakonshme dhe të veçanta, krijojnë dhe parakushte për mobilizim rreth shtetit dhe qeverisë përkatëse, aq më shumë brenda forcave të avangardës revolucionare krijohen kushtet e gatishmërisë më të madhe, të bashkimit në vijën e Partisë, vigjilenca më e madhe dhe kreativiteti në format dhe mënyrat e aktivitetit dhe organizimit të luftës popullore.

Por të gjitha këto nuk janë gjithmonë të qëndrueshme dhe të pandryshueshme. Ato vazhdimisht ndryshojnë. Forcat popullore, sapo të kalojë faza e parë e sikletit dhe e pasigurisë, fillojnë të shqetësohen, të protestojnë gjithnjë e më shumë në mënyrë masive, kërkojnë mënyra për të shprehur pakënaqësinë përballë një shteti dhe qeverie që po merr vazhdimisht masa për të shtrydhur të ardhurat e tyre, në përgjithësi te drejtat e tyre.

Pra, në këtë fazë, veprimtaria e pararojës duhet të kalojë në nivele më të lartë, të mos zbehet, të mos bëhet rutinë, të mos bëhet punë "sot për sot". Kushtet e "legjitimitetit" më të gjerë borgjez dhe të pozitës për "rimëkëmbje" të zakonshme të lirive dhe të drejtave civile individuale, të heqjes së kufizimeve, përfshijnë dhe rrezikun e një ngadalësimi, të një preokupimi më të madh me çështje personale, familjare, me çështje profesionale, diçka që deri diku ndodh me të drejtë dhe është e kuptueshme, por të gjitha këto në asnjë mënyrë nuk duhet të çojnë në rehati reflekset e reagimit të shpejtë dhe të gatishmërisë ose në ngadalësimin e aktivitetit pararojë të punëtorëve, intelektualëve dhe shkencëtarëve, të grave dhe të rinisë së shtresave popullore, të kuadrove dhe anëtarëve të KKE dhe KNE.

Secili dhe secila nga ne, të gjithë ne, nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne duhet të jemi edhe më të fortë dhe pionierë në rrugën e detyrës, për mbrojtjen e shëndetit, të jetës, të së drejtave të popullit grek, të rinisë greke.