Mijëra punonjës të spitaleve publike dhe strukturave të tjera të Shëndetit publik, morën pjesë në grevën 24-orëshe ndër-shëndetësore, mbarëkombëtare, e cila u zhvillua në datën 16/6 dhe dërgoi mesazh masiv dhe të fortë kundër politikës kriminale të zbatuar nga të gjitha qeveritë e kapitalit gjer sot, të cilat synojnë që Shëndeti dhe Mirëqenia të jenë mall-tregu dhe punonjësit në këto sektorë si mall-konsumi, dhe që e vendosin mbrojtjen e jetës njerëzore në peshoren e logjikës së papranueshme "kosto - përfitim".
Në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera në të gjithë Greqinë, punonjësit në Shëndetësi - Mirëqenie protestuan nëpër rrugë, duke kërkuar rekrutim të menjëhershëm të stafit të duhur me punë të përhershme, për kontrata pune të përhershme për ata që janë marrë në punësim me kontratë të caktuar kohore, financim të plotë, adekuat dhe ekskluziv të sistemit të Shëndetit publik nga buxheti i shtetit, si dhe Shëndetësi për të gjithë.
Ata denoncuan gjithashtu qindra heqje nga puna që tashmë po bëhen, pasi në sistemin e Shëndetit publik ka mijëra punonjës që janë me kontratë të caktuar kohore, të cilët përbëjnë rreth 25% të punonjësve të spitaleve publike dhe që do largohen nga puna në muajt e ardhshëm, ndërsa përballë këtij rreziku gjenden edhe punonjësit në Ndihmën Specifike që nuk janë paguar ende.
DHIMITRI KUCUBAS: Ne mbështesim luftën e punonjësve të shëndetësisë.
Në një deklaratë të bërë prej tij për grevën mbarëkombëtare të punonjësve të shëndetësisë, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, theksoi:
«Ne qëndrojmë në krah të punonjësve të shëndetësisë që sot bëjnë grevë që të mos ketë heqje nga puna, që, të gjithë ata punonjës që janë me kontrata të caktuara kohore të bëhen me kontrata të përhershme pune, për rekrutimin e të gjithë personelit të nevojshëm. Ne e mbështesim luftën e tyre edhe me projektligjin e paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për përfshirjen e stafit spitalor në Profesionet e Rënda dhe Antihigjienike».

