Skip to content

DEKLARATË E ZYRËS SË SHTYPIT TË KQ TË KKE PËR ZHVILLIMET NË BJELLORUSI

Date:
gush 18, 2020
perissos_geniki_03

Ngjarjet në Bjellorusi lidhen me ndërhyrjen e BE-së, të NATO-s dhe SHBA-ve në zhvillimet që ndodhin dhe vinë si rezultat i konkurrencës së ashpër të këtyre forcave me Rusinë, për kontrollin e tregjeve, të lëndëve të para dhe rrjeteve të transportit të vendit, si dhe për bazë mbështetëse gjeopolitike në Evropën Lindore dhe rajonin e gjerë të euro-azisë.

Është qesharake dhe në të njëjtën kohë provokuese që, si pararendëse e këtyre ndërhyrjeve të BE-së dhe ShBA-ve, gjoja në favor të "lirisë" dhe "demokracisë", kanë "mobilizuar" shtete si Polonia dhe vendet baltike të BE-së në të cilat kryhen shkelje flagrante të së drejtave dhe lirive demokratike, siç janë gjyqet kundër gazetave opozitare dhe burgosja e komunistëve, kufizimi apo edhe ndalimi i veprimtarive të Partive Komuniste.

Sigurisht, zgjidhja për popullin e Bjellorusisë nuk është të mirëmbahet regjimi aktual borgjez, i cili lëviz në kontekstin e tregut dhe barbarisë kapitaliste, i bllokuar në "grurin e mullirit" të antagonizmave ndërimperialiste, siç tregoi dhe vizita e fundit e Pompeos në këtë shtet. As njerëzit e punës nuk mund dhe nuk duhet t'i nënshtrohen thirrjeve, si ato që thotë Presidenti aktual "për të qëndruar larg politikës". Krejt e kundërta duhet të bëhet!

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), duke dënuar ndërhyrjen e huaj në punët e brendshme të Bjellorusisë, shpreh solidaritetin e saj ndaj komunistëve dhe popullit punonjës të Bjellorusisë si dhe besimin se populli mundet dhe duhet të organizojë luftën e vet të pavarur dhe i bazuar në interesat e veta, për të zmbrapsur ndërhyrjet e huaja, për të kërkuar plotësimin e nevojave bashkëkohore të popullit, për të hapur rrugën për socializmin, i cili përbën alternativën e vetme ndaj jorrugëdaljeve që sjell rruga kapitaliste e zhvillimit.

 

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)                                                                                                                                                                17/8/2020